Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë
Identifikimi i boshllëqeve dhe forcimi i mbështetjes për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve
Highlights
Hartëzimi i Shërbimeve të Shëndetit Mendor dhe Mbështetjes Psikosociale (SHMMP) për Fëmijët dhe Adoleshentët në Kosovë ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të shërbimeve në dispozicion për mbështetjen e shëndetit mendor dhe mirëqenies së fëmijëve. Raporti evidenton sfidat në rritje të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët, përfshirë ankthin, depresionin, shqetësimin emocional dhe traumën, si dhe boshllëqet e rëndësishme në qasjen në shërbime mbështetëse.
Gjetjet tregojnë se, ndonëse shërbimet ofrohen në disa sektorë, sistemet e mbështetjes mbeten të fragmentuara dhe qasja në to nuk është e barabartë. Kjo është veçanërisht e theksuar për fëmijët nga grupet e cenueshme dhe për ata që jetojnë jashtë zonave të mëdha urbane.
Raporti paraqet rekomandime kryesore për forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe ofruesve të shërbimeve, zgjerimin e mbështetjes për shëndetin mendor në shkolla, përmirësimin e mekanizmave të referimit dhe ndërtimin e një sistemi më të qasshëm dhe të orientuar drejt nevojave të fëmijëve. Qëllimi është të sigurohet që çdo fëmijë dhe adoleshent të ketë mundësi të marrë mbështetjen për shëndetin mendor dhe mirëqenien që i nevojitet.