Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijë

Kriza klimatike është krizë e të drejtave të fëmijëve

English
UNICEF/2024/A.Nimani

Karakteristikat kryesore

Fëmijët në Kosovë përballen me një nga ekspozimet më të mëdha ndaj këtyre ekstremeve klimatike, ndërkohë që kanë edhe disa nga cenueshmëritë më të larta në Evropë për shkak të varfërisë. Rreth 23% e fëmijëve në Kosovë jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë, që do të thotë se u mungon qasja në ujë të sigurt, strehim adekuat, energji të pastër dhe shërbime të tjera thelbësore. Këta fëmijë janë edhe më të ekspozuar dhe më të prekshëm ndaj klimës dhe rreziqeve të lidhura me mjedisin, si nxehtësia ekstreme, stuhitë dhe ndotja.

Analiza e Peizazhit Klimatik për Fëmijë (CLAC) përshkruan dëshmitë më të fundit mbi rreziqet kryesore të klimës dhe mjedisit, dhe ndikimet e tyre tek fëmijët e Kosovës. Ajo gjithashtu përshkruan masat e synuara për t’i mbrojtur ata nga rreziqet që lidhen me klimën dhe mjedisin. E zhvilluar në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, partnerët lokalë, dhe më e rëndësishmja, me vetë fëmijët dhe të rinjtë, CLAC përfshin përvojat e tyre të jetuara dhe sugjerimet për veprimet e ardhshme. Ajo është krijuar për të shërbyer si një burim kritik për UNICEF-in dhe partnerët e tij, duke ofruar provat e nevojshme për të nxitur veprime kuptimplota dhe të bashkuara në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Autorët
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip, Serbe

Fajllat në dispozicion për shkarkim