Analizë e situatës së ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Kosovë

Analizë e situatës në fëmijërinë e hershme

English
UNICEF/2022/S.Karahoda

Highlights

Hulumtimet bashkëkohore kanë zbuluar se duke ofruar shërbime me në qendër familjen për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme (NFH) nga lindja deri në moshën pesë vjeç, fëmijët në situata të rrezikuara, vonesa zhvillimore dhe/ose aftësi të kufizuar ndihmohen për ta arritur potencialin e tyre të plotë. Shërbimet bashkëkohore dhe mbështetëse të NFH-së ofrohen në mjedisin natyror të fëmijës nëpërmjet vizitave me prindërit dhe kujdestarët në shtëpi dhe qendra të kujdesit për fëmijërinë e hershme dhe edukimit parashkollor për t’i mbështetur dhe ndihmuar familjet që zhvillimi i fëmijëve të tyre të jetë në maksimum.

Krijimi i një sistemi mbarëkombëtar për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme (NFH) do të plotësonte dhe ndihmonte në zhvillimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse të kujdesit për fëmijët në periudhën e hershme dhe edukimin parashkollor. Do të ndihmonte në zgjerimin e edukimit parashkollor dhe përmirësimin e rezultateve të zhvillimit të fëmijëve, duke i përgatitur më mirë fëmijët për arritje akademike në edukimin fillor gjithëpërfshirës. Këto shërbime do t’i merrnin fëmijët nga lindja deri në pesë vjeç, duke u mundësuar prindërve kosovarë që ta përmirësojnë zhvillimin e fëmijëve të tyre gjatë viteve të hershme të zhvillimit të shpejtë të trurit, duke i ndihmuar ata ta arrijnë potencialin e tyre të plotë. Nga ana tjetër, kjo do të ndihmonte në përmirësimin e produktivitetit ekonomik kombëtar dhe mirëqenies së përgjithshme sociale.

Autorët
Instituti i Psikologjisë
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip

Fajllat në dispozicion për shkarkim