Fuqizimi i parandalimit dhe reagimit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në Kosovë
Kur fëmijët detyrohen të punojnë në rrugë, kjo shpesh është shenjë se familjet e tyre nuk kanë qasje në mbështetjen e nevojshme për t’i mbrojtur ata.
Kur fëmijët detyrohen të punojnë në rrugë, kjo shpesh është shenjë se familjet e tyre nuk kanë qasje në mbështetjen e nevojshme për t’i mbrojtur ata. Ky ishte edhe realiteti për [1]Ana, një vajzë tetëvjeçare nga Prishtina, e cila së bashku me vëllezërit dhe motrat e saj kalonte ditët duke punuar në rrugë për të ndihmuar familjen të mbijetonte. Historia e saj, e ndarë nga UNICEF Kosova, tregon se si varfëria dhe përjashtimi social mund t’i shtyjnë fëmijët drejt situatave të rrezikshme, por edhe se si shërbimet sociale të koordinuara dhe ndërhyrjet në kohën e duhur mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.
Përvoja e Anës nuk është e veçantë. Në mbarë Kosovën, shumë fëmijë rriten duke u përballur me rreziqe të shumta dhe të ndërlidhura që lidhen me varfërinë, përjashtimin social, aftësinë e kufizuar ose diskriminimin. Megjithëse Kosova ka ndërtuar një kornizë të fortë ligjore dhe politike për mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ligjin për Shërbimet Sociale dhe Familjare, dhuna ndaj fëmijëve, neglizhenca, shfrytëzimi dhe praktikat e dëmshme vazhdojnë të jenë të përhapura dhe shpesh të paraportuara.
Pavarësisht mekanizmave ekzistues të mbrojtjes, sfida si të tilla si kapacitetet e pabarabarta komunale, mungesa e shërbimeve të specializuara, koordinimi i dobët ndërsektorial dhe sistemet e fragmentuara të të dhënave vazhdojnë të të pengojnë reagimet në kohë, të koordinuara dhe të përqendruara tek fëmija.
Në vitin 2025, me mbështetjen e financimit tematik dhe partnerëve të tjerë, UNICEF mbështeti një vlerësim gjithëpërfshirës që shqyrtoi se sa efektivisht funksionojnë në praktikë sistemet e Kosovës për mbrojtjen e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë të dhunës. Gjetjet konfirmuan se, ndonëse korniza ligjore e Kosovës është në përputhje me standardet ndërkombëtare, boshllëqe të konsiderueshme vazhdojnë të ekzistojnë në zbatim. . Vonesat në miratimin dhe zbatimin e akteve nënligjore, kapacitetet e kufizuara profesionale, mungesa e shërbimeve të specializuara dhe koordinimi i dobët ndërinstitucional rrisin rreziqet për fëmijët dhe pengojnë rimëkëmbjen e tyre. Vlerësimi theksoi nevojën për koordinim më të fortë, ndërtim të synuar të kapaciteteve dhe zbatim të plotë të legjislacionit ekzistues, në mënyrë që mbrojtja e fëmijëve të jetë realisht e ndjeshme dhe e përqendruar tek fëmija.
Si hap vijues, UNICEF organizoi një takim të posaçëm me institucionet kyçe, ku gjetjet e vlerësimit u prezantuan dhe u përdorën për të rënë dakord mbi hapa praktikë dhe të zbatueshëm. Këta hapa përfshinin forcimin e koordinimit ndërinstitucional, prioritizimin e ndërtimit të kapaciteteve për profesionistët e vijës së parë dhe përshpejtimin e zbatimit përmes fuqizimit të kornizës ligjore ekzistuese, me synimin që rekomandimet të përkthehen në përmirësime konkrete të sistemit për fëmijët.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë si folëse kryesore, e cila rikonfirmoi përkushtimin e saj për zbatimin e rekomandimeve, veçanërisht atyre që lidhen me veprimet në nivel sistemi, duke përfshirë koordinim më të fortë ndërinstitucional, ndërtim të synuar të kapaciteteve dhe zbatim të plotë të legjislacionit në fuqi.
Kjo qasje ndërtohet mbi angazhimin e UNICEF-it gjatë vitit 2025 për forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë përmes përdorimit të evidencës, koordinimit ndërinstitucional dhe standardizimit të shërbimeve, duke kontribuar në një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të përqendruar tek fëmija për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe formave të tjera të dëmtimit të fëmijëve.
[1]Ana ështe emër fiktiv.