Pako Minimale e Shërbimeve (PMSh) për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë

English
UNICEF/2026/A.Nimani

About

Pako Minimale e Shërbimeve (PMSh) përcakton grupin minimal të shërbimeve thelbësore që komunat duhet të ofrojnë për të parandaluar dhe adresuar dhunën ndaj fëmijëve. E hartuar përmes një procesi konsultativ që ka përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve, PMSh synon të forcojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë institucionale, duke promovuar bashkëpunimin ndërsektorial dhe duke përmirësuar qasjen në shërbime cilësore, të fokusuara tek fëmija.

PMSh është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, si dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Kjo pako shërben si një kornizë praktike për të mbështetur komunat dhe institucionet përkatëse në ofrimin e shërbimeve parandaluese dhe mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë të koordinuar, efektive dhe në kohë.

Dokumenti është në dispozicion në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Autorët
UNICEF