Të rinjtë u bëjnë thirrje vendimmarrësve për cilësinë e ajrit (Veprime në nivel vendor)
Ky dokument është një përmbledhje e rekomandimeve të të rinjve për qeverisjen vendore dhe veprimet lokale të të rinjve.
Rreth nesh
Rekomandimet e të Rinjve për Cilësinë e Ajrit dhe Veprimin Klimatik në Shqipëri
30 të rinj nga e gjithë Shqipëria kanë hartuar një grup rekomandimesh drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, duke u fokusuar në cilësinë e ajrit, angazhimet klimatike dhe pjesëmarrjen kuptimplotë të të rinjve në vendimmarrjen mjedisore.
Dy dokumente u hartuan në kuadër të projektit Youth4CleanAir & Child-Friendly NDCs, i zbatuar nga Qendra EDEN në partneritet me UNICEF Shqipëri, me mbështetje financiare nga Qeveria e Suedisë.
Si pjesë e kësaj nisme, 508 të rinj morën pjesë në aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve, duke forcuar njohuritë dhe angazhimin e tyre për veprimin klimatik. Duke u mbështetur në këtë proces, 30 përfaqësues të rinj nga 9 bashki bashkëpunuan për të hartuar rekomandimet gjatë Punëtorisë Kombëtare Rinore “Një Përpjekje e Përbashkët për Klimën dhe Ajrin e Pastër drejt COP30”, e mbajtur në Tiranë më 15–16 nëntor 2025.
Në dy dokumentet, të rinjtë përcaktojnë prioritetet e tyre dhe bëjnë thirrje për:
- Rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme
- Zgjerimin e hapësirave të gjelbra urbane
- Forcimin e edukimit për klimën dhe mjedisin
- Njohjen e të rinjve si partnerë të barabartë në qeverisjen mjedisore dhe politikat klimatike
Këto rekomandime pasqyrojnë perspektivat dhe prioritetet e të rinjve dhe synojnë të kontribuojnë në një dialog dhe bashkëpunim më të fortë midis të rinjve dhe institucioneve publike, duke mbështetur politika mjedisore më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Shqipëri. Ato janë ndarë me Ministrinë e Mjedisit, bashkitë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm kombëtarë dhe vendorë që punojnë në fushat e cilësisë së ajrit, ndryshimeve klimatike, edukimit për aftësi të gjelbra, etj.
Dokumentet e plota nga anëtarët e rrjetit “youth watchdog” për aktorët vendorë dhe kombëtarë janë të disponueshme për shkarkim më poshtë.