Ushqimi i mirë është thelbësor për mbijetesën, rritjen dhe zhvillimin e një fëmije
Ushqimi I mirë është në të mirë jo vetëm të fëmijëve, por edhe të familjeve të tyre, komuniteteve dhe mbarë botës.
- English
- Shqip
Deklarate e UNICEF
Ushqimi i mirë është thelbësor për mbijetesën, rritjen dhe zhvillimin e një fëmije, në të mirë jo vetëm të vetë fëmijëve, por edhe të familjeve të tyre, komuniteteve dhe mbarë botës.
Për herë të parë, raporti “Ushqyerja e Varfër e Fëmijëve: Mangësitë në Ushqyerje gjatë fëmijërisë së hershme” Child Food Poverty: Nutrition Deprivation in Early Childhood analizon në gati 100 vende ndikimet dhe shkaqet e kequshqyerjes ndër të vegjlit, që u përkasin familjeve me nivele të ndryshme të të ardhurave. Studimi tërheq vëmendjen se miliona fëmijë nën moshën pesë vjeç nuk janë në gjendje të konsumojnë një dietë ushqyese dhe të larmishme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin optimal gjatë fëmijërisë së hershme dhe më tej. Raporti prezanton vlerësimet në nivel vendi bazuar në anketat e fundit kombëtare, të kryera nga këto vende gjatë periudhës 2016-2022.
Të dhënat e Shqipërisë, të referuara në këtë raport global, janë marrë nga Anketa Demografike dhe e Shëndetit (ADHS) që është kryer nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Mbledhja e të dhënave për këtë Anketë është zhvilluar nga datat 11 shtator 2017 deri më 20 shkurt 2018 dhe pasqyron gjendjen e asaj kohe.
Të dhënat për shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijës janë shumë të rëndësishme për çdo vend për të vlerësuar efektet pozitive të politikave të tij, duke hedhur gjithashtu dritë mbi fushat që kanë nevojë për përmirësim të mëtejshëm. UNICEF së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së e patën mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në kryerjen e Anketës më 2017-2018, por panorama e të dhënave duhet pasuruar më tej dhe të përditësohet me anketa po aq të rëndësishme që duhet të zhvillohen periodikisht. UNICEF-i aktualisht po kërkon të mobilizojë mbështetje për Institutin e Statistikave për të kryer Anketën e Treguesve Multi-Cluster (MICS) me synimin për të kuptuar gjendjen aktuale të ushqyerjes dhe të drejtave të tjera të fëmijëve në vend.
Për shumë vite, UNICEF, si një lider i njohurive në këtë fushë, ka ndihmuar në vendosjen e cështjes së mirëushqyerjes sa më në qendër të progameve dhe politikave shtetërore në Shqipëri, si dhe ka promovuar praktika të reja ndër familjet shqiptare. UNICEF në Shqipëri mbetet i përkushtuar për të mbështetur Qeverinë në mbledhjen e të dhënave të përditësuara e të sakta dhe për zhvillimin e politikave efektive për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë fëmijëve.
Kontakte me mediat
About UNICEF
UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.
For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.