Qeveria shqiptare e angazhuar, për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimit seksual online, përmes ndërgjegjësimit dhe sigurisë në internet

02 Shtator 2016

Tiranë, 9 shkurt 2016 – Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), organizuan Konferencën Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve në internet. Kjo konferencë u organizua falë mbështetjes së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. 

Konferenca synon të promovojë dhe intensifikojë përpjekjet e përbashkëta të institucioneve publike për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në internet (online). Në këtë kuadër, 4 (katër) Ministri firmosën “Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Sigurinë e Fëmijëve në Internet”  si edhe prezantuan "Platformën Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve Online.” Gjatë konferencës, u shqyrtuan rreziqet dhe përfitimet me të cilat fëmijët përballen gjatë lundrimit në internet. Përfundimet dhe rekomandimet e nxjerra nga kjo konferencë do të reflektohen në një plan veprimi të përbashkët, i cili do të hartohet dhe zbatohet në muajt në vijim.

”Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në internet është një krim me përmasa globale. Lufta ndaj këtij krimi kërkon reagim të koordinuar të institucioneve të ndryshme,  si edhe organeve ligj zbatuese të qeverive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe industrisë. Falë iniciativës WeProtect Online të mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zyra e UNICEF-it në Shqipëri po punon me Qeverinë, sektorin privat, dhe Organizatat e Shoqërisë Civile për ta bërë internetin sa më të sigurtë për fëmijët nëpërmjet hartimit të politikave të përshtatshme publike, përmirësimit të legjislacionit të nevojshëm, ofrimit të praktikave më të mira të industrisë, rritjes së kujdesit dhe vëmendjes së prindërve ndaj rreziqeve që fëmijët hasin në internet, rritjes së vëmendjes së fëmijëve, prindërve, mësuesve, dhe rritjes së bashkëpunimit me agjencitë ligj zbatuese,” deklaroi Znj. Antonella Scolamiero, përfaqësuese e UNICEF-it në Shqipëri.

Statistikat tregojnë se fëmijët përbëjnë 1/3 e përdoruesve të internetit në të gjithë botën. Fëmijët në Shqipëri përdorin përgjithësisht telefonat e zgjuar (smartphones) dhe kompjutera, dhe shpërndarja e materialeve pornografike sa vjen e po bëhet një fenomen i shpeshtë ku shumë adoleshentë janë përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve pornografike. Komiteti i CRCA-së ka shprehur shqetësimin e vetë rreth mungesës së një sistemi efikas për të mbrojtur fëmijët nga imazhe të dëmshme dhe informacione në lidhje me dhunën, racizmin, dhe pornografinë në Shqipëri, si edhe rreth mundësisë për ta bërë të pamundur aksesin e fëmijëve në të tilla informacione. 

Shqipëria, në mënyrë të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vuan mungesën e informacionit dhe vëmendjes rreth disa fakteve bazë mbi sigurinë e fëmijëve në internet, dhe sistemi arsimor (shkollat dhe institucionet arsimore) vetëm së fundmi kanë filluar të kuptojnë rëndësinë për të qenë sa më të vëmendshëm ndaj sigurisë së fëmijëve në internet. 

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook