Prezantohet Studimi "Trafikuar nga dikush që unë njoh"

Për herë të parë studimi nxori në pah fakte deri diku të panjohura më parë, mbi taktikat e trafikimit të përdorura nga anëtarë të tjerë të familjes për rastet e fëmijëve

08 Korrik 2022
Panel at the Study Presentation Event
UNICEFAlbania2022

“Trafikuar nga dikush që njoh“ është studimi i prezantuar në kuadrin e programit shumëpalësh për antitrafikimin, drejtuar nga zyra e UNICEF në Shqipëri dhe financuar nga Fondi i Skllavërisë Moderne të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Raporti ofron një pasqyrë të marrëdhënieve të vështira midis viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, dhe analizon efektet e këtyre marrëdhënieve në lidhje me rekrutimin, kontrollin, shfrytëzimin, arratisjen dhe ritrafikimin e viktimave.

Veçantia e raportit qëndron në faktin se provat janë krijuar nga intervistat e drejtpërdrejta me të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore që hedhin dritë mbi përcaktimin e profilit të trafikantit, taktikat e motivimit dhe të kontrollit që ushtrojnë mbi viktimat e tyre, si dhe mbi taktikat e tyre të rekrutimit. Një njohuri e tillë është shumë e vlefshme për masat parandaluese, veçanërisht në lidhje me rritjen e ndërgjegjësimit për fenomenin e trafikimit dhe më gjerë;

Për herë të parë studimi nxori në pah fakte deri diku të panjohura më parë, mbi taktikat e trafikimit të përdorura nga anëtarë të tjerë të familjes për rastet e fëmijëve, siç janë:

Premtime për punësim, mundësi studimi ose aventura jashtë shtetit (të diskutuara

tashmë nga literatura): miqtë, partnerët intimë.

Përdorim i shtuar i medias sociale si mjet për rekrutimin, veçanërisht për të identifikuar gratë dhe vajzat për trafikim seksual: partnerët intimë.

Shtirje sikur janë të dashuruar dhe premtime për jetë dhe familje së bashku: partnerët

intimë.

Shtirje sikur janë njerëz altruistë: miq, fqinjë, punëdhënës, qiradhënës.

Trafikantët i vlerësojnë me kujdes viktimat e tyre të mundshme sa i takon

cenueshmërive dhe dëshirave të viktimave, për të identifikuar mënyrat më të mira për të krijuar një marrëdhënie me viktimën dhe, për pasojë, për të rekrutuar dhe joshur viktimën.

Trafikantët e fusin veten në jetën e viktimës dhe fitojnë besimin e familjes: miq, fqinjë, partnerë intimë.

Studimi ofron dhe një vështrim mbi profilin e trafikantëve të qenieve njerëzore. 23 (nga 30) të mbijetuarit(at) e intervistuar (77%) e identifikuan trafikantin e tyre si mashkull; (16.5%) e identifikuan trafikantin e tyre si femër, ndërkohë profilizimi i përgjithshëm i trafikantit e përshkruan atë si një mashkull në moshë të re, 20-30 vjeç, me arsim të ulët, pjesa më e madhe të papunësuar. (47%) raportuan se trafikantët e tyre ishin të përfshirë në aktivitete të tjera kriminale.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për t’i dhënë fund çdo lloj forme trafikimi dhe abuzimi të fëmijëve në Shqipëri. Eshtë bërë mjaft deri tani, por vendi ka ende nevojë  të investojë më shumë në:

  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi trafikimin e qenieve njerëzore nëpërmjet fushatave të gjera ndërgjegjësuese si për publikun e gjerë ashtu edhe për grupe të veçanta të shoqërisë;
  • Hartimin e programeve edukuese sidomos për grupmoshën 12-14 vjeç, për t’i paraprirë rritjes së tyre të shëndetshme dhe të informuar përpara krijimit të eksperiencave të tyre të para të punësimit apo të lidhjeve sentimentale;
  • Hartimin e programeve të prindërimit  për të lehtësuar diskutimin rreth shëndetit seksual, abuzimit seksual dhe dhunës në familje;
  • Ngritjen dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse dhe metodave efikase për raportimin e rasteve të dyshuara për trafikim të qenieve njerëzore;
  • Të shtohen përpjekjet e institucioneve kundër trafikimit për të identifikuar dhe mbështetur individët dhe familjet në krizë;
  • Të rritet ofrimi i kujdesit të specializuar të menjëhershëm dhe afatgjatë për të gjitha viktimat, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë që janë trafikuar ose kanë përjetuar dhunë.

Gjetjet e studimit janë domethënëse dhe, për më tepër, novatore në lidhje me përmirësimin e të kuptuarit tonë si shoqëri për këtë temë. Ato janë me interes dhe përdorim për politikëbërësit dhe praktikuesit që punojnë në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Falë mbështetjes së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, UNICEF do të vazhdojë të mbështesë çdo përpjekje tëqeverisë shqiptare për t’i dhënë fund trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri.

Shkarkoni studimin këtu.

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org/albania.

Follow UNICEF Albania on YouTube, Instagram and Facebook