Të mbrojtur së bashku - Vaksinat e rregullta për fëmijë funksionojnë
Vaksinat rutinë të fëmijërisë janë provuar se janë të sigurta dhe efektive, pasi çdo vit shpëtojnë 2 deri në 3 milionë fëmijë në mbarë botën nga sëmundjet vdekjeprurëse.

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre, prindërit përballen për çdo ditë me shumë dilema.
Mirëpo, kur bëhet fjalë për vaksinimin, nuk duhet të ketë dilema. Vaksinat rutinë të fëmijërisë janë provuar se janë të sigurta dhe efektive, pasi çdo vit shpëtojnë 2 deri në 3 milionë fëmijë në mbarë botën nga sëmundjet vdekjeprurëse.
Të gjithë shpresojmë që fëmijët tanë do të arrijnë gjëra të mahnitshme. Mirëpo le ta pyesim veten se çfarë gjërash të mahnitshme ne, si prindër, mund të bëjmë për ta. Sigurohuni që fëmija juaj t’i merr pa vonesa të gjitha vaksinat rutinë, mbrojeni nga sëmundjet vdekjeprurëse dhe ndihmojeni ta përmbushë potencialin e tij/saj të plotë.
Rruga e një ampulle
Dr. Goran Dimitrov rekomandon që të rinjtë ta marrin vaksinën HPV
Dr. Goran Dimitrov, gjinekolog, sqaron se sa më të larta të jenë shkallët e vaksinimit, aq më shumë gjasa kemi për ta zhdukur kancerin e qafës së mitrës, të shkaktuar si pasojë e infeksioneve HPV në një shoqëri.
Vaksinimi është mënyra më efektive për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e parandalueshme me vaksin
“Është vërtetuar se vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina - dhe ky është fakt. Jam baba i tre fëmijëve - të tre janë vaksinuar me kohë, me të gjitha vaksinat.”, thotë dr. Selajdin Memeti, i cili punon në kujdesin preventiv shëndetësor në Çair.
Dr. Dijana Millanova thekson se vaksinat MMR janë të sigurta dhe efektive
Dr. Dijana Millanova nga pika e vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Shtip i sqaron komplikimet e mundshme nga fruthi, duke theksuar se vaksinat MMR janë të sigurta dhe efektive.
Dr. Liljana Koiç, pediatre e tregon rëndësinë e vaksinave në zhdukjen e sëmundjeve
Dr. Liljana Koiç, pediatre, flet mbi mënyrën se si vaksinat kanë ndihmuar në çrrënjosjen e sëmundjeve kërcënuese ndaj jetës dhe rolin e rëndësishëm të imunitetit të tufës në mbrojtjen e më të cenuarve.
A ka ndonjë lidhje midis vaksinës MMR dhe autizmit?
Dr. Beti Gelejcevska Ilkoska nga pika e vaksinimit “Bukuresht” i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të prindërve mbi vaksinat rutinë të fëmijërisë.
Epidemiologu dr. Ollumçev, tregon se nuk ka lidhje mes vaksinave dhe autizmit
Dr. Sashko Ollumçev, epidemiolog nga Gjevgjelia, shpjegon se si prindërit mund ta stimulojnë të folurin dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël. Ai thekson se nuk ka absolutisht asnjë lidhje mes vaksinave dhe autizmit dhe se vonimi i vaksinimit mund të shkaktojë dëme serioze.
Gjinekologu, dr. Pajtim Asani, e thekson efektivitetin e vaksinës kundër HPV-së
“Vaksina kundër HPV-së është shumë efektive dhe mbron nga llojet më të rrezikshme të virusit, që mund të shkaktojnë kancer në qafës së mitrës”, thotë dr. Pajtim Asani, gjinekolog.
Dr. Arjeta Hasani nga Spitali Universitar për Fëmijë – Shkup, flet mbi imunizimin rutinë
“Me vaksinat rutinë të fëmijërisë ne mund t’i parandalojmë sëmundjet që çojnë në komplikime serioze, madje edhe vdekje. Nëse e vonojmë vaksinimin ose nuk arrijmë t’i vaksinojmë fëmijët, atëherë rezikojmë që këto sëmundje të kthehen”, thotë dr. Arjeta Hasani nga Spitali Universitar për Fëmijë - Shkup.