Rinia e ngre zërin drejt ndryshimeve të nevojshme mjedisore

30 të rinj mbështetës bëjnë thirrje për veprim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Maqedoninë e Veriut

Youth Mediathon
UNICEF/2023

Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut po përballet me një nga sfidat më serioze mjedisore në dekadën e fundit – nivelin e ndotjes së ajrit. Përgjatë viteve, Shkupi si kryeqytet dhe shumë qytete të tjera në vend kanë arritur pikat më të larta në shkallën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Kjo gjendje ndikon në jetën e mijëra qytetarëve në bazë vjetore, si dhe ndikon në motivimin dhe shpresën tek të rinjtë se do të ndodhin disa ndryshime sistematike. Perceptimet e të rinjve janë pasojë e mungesës së veprimeve dhe investimeve në krijimin dhe administrimin e politikave mjedisore në nivelin lokal dhe atë nacional.

Megjithatë, kur është fjalë për vendimmarrje dhe për atë që e kanë për ta thënë të rinjtë, sipas një ankete të realizuar në vitin 2021 nga Forumi Rinor Arsimor, më shumë se një e treta e të rinjve të Maqedonisë së Veriut pohojnë se nuk marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore.

Përveç kësaj, një studim i realizuar kohëve të fundit nga UNICE hodhi dritë mbi faktin se rreth 72 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut shprehin shqetësime se si ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në jetën e tyre, ndërsa popullata e re e përfshirë në anketë është perceptuar si shumë e motivuar për të ndërmarrë veprime.

Youth Mediathon 2
UNICEF/2023

Kjo ka shpirë në zhvillimin e programit të të rinjve për mbështetje të mjedisit “Rinia për ajrin”, i cili synonte ta stimulonte pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve për cilësinë e ajrit dhe t'i fuqizonte ata për të ndërmarrë veprime rreth çështjeve mjedisore.

Në këto kondita, 30 të rinj pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të vendit kanë marrë pjesë në dy module trajnimi, njëri prej të cilëve u dha mundësinë të zhyten më thellë në rrënjët dhe shkaqet e ndotjes së ajrit dhe mbështetjes dhe teknologjitë digjitale, ndërsa tjetri, i quajtur “Mediaton”, u dha atyre mundësinë për të punuar me videografë, grafistë, fotografë profesionistë dhe gazetarë për krijimin dhe konceptimin e përmbajtjes digjitale.

Mediatoni u zhvillua në Shkup dhe rezultoi me prodhimin e një fishekzjarre me përmbajtje digjitale, e cila përmban mesazhe mbështetëse që duhet t’i ndjekin të rinjtë, duke e adresuar nevojën urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Videot

Embedded video follows
Embedded video follows
Enis Asipi “Tani është koha për ndryshime” video e realizuar nga Enisi në gjuhën e shenjave, duke u fokusuar në veprimet njerëzore të cilat lënë gjurmë të konsiderueshme në cilësinë e përgjithshme të ajrit.
Embedded video follows
Valentina Angelova Njëri nga të rinjtë pjesëmarrës e zhvilloi një intervistë me biologun dhe aktivistin ekologjik, Kiril Arsovski, mbi efektet e lëndëve djegëse fosile ndaj ndotjes së ajrit.
Embedded video follows
Lina Bushi Një mbështetës rinor e prodhoi një video, e cila fokusohet në efektet që kanë shkritoret mbi cilësinë e ajrit dhe shëndetin e njerëzve.

Fotografia

Dhjetë pjesëmarrës morën pjesë në punëtorinë e fotografisë, gjë që i shpiu ata të prodhonin dhe modifikonin fotografi të shumta si një thirrje për veprim mbi cilësinë më të mirë të ajrit.

Aleksandar Atanasoski
Aleksandar Atanasoski
Darko Eftimov
Darko Eftimov
Andrea Sutinoska
Andrea Sutinoska
UNICEF
Mediathon
Mediathon
Aleksandar Atanasoski
Agnesa Osmani
Agnesa Osmani

Desinjim grafik

10 pjesëmarrës të rinj punuan me dizajnerë grafikë, të cilët i udhëzuan për prodhimin e fotografive kreative, që do ta komunikonin mesazhin që ata dëshirojnë ta ndajnë në mënyrë digjitale.

Anastasija i David
Anastasija Simovikj & David Mihailovski
Desanka Nikolova & Fisnik Haziri
Desanka Nikolova & Fisnik Haziri
Anastasija Simovikj & David Mihailovski
Anastasija Simovikj & David Mihailovski
Andrea Mitovska & Andrea Shutinoska
Andrea Mitovska & Andrea Shutinoska
Eva Macevska & Dragana Korunoska
Eva Macevska & Dragana Korunoska
Azbije Muaremi & Muhamed Aliev
Azbije Muaremi & Muhamed Aliev

Pas prodhimit të punimeve me mesazhe kreative, fotografive dhe videove të tilla, mbështetësit e rinj morën pjesë në aktivitetin e mentorimit që u dha atyre bazën për të punuar me profesionistë me përvojë për të krijuar kërkesa me shkrim drejtuar autoriteteve dhe institucioneve, të cilët mbajnë përgjegjësi për të ofruar zgjidhje sistematike mbi çështjen e cilësisë së ajrit në Maqedoninë e Veriut.

Mediatoni si aktivitet është pjesë e projektit “Rinia për ajrin”, i cili mbështetet nga UNICEF dhe zbatohet nga Forumi Rinor Arsimor.