Përdorimi adekuat i resurseve të shkollave për arsim më cilësor
Bashkohuni me ne dhe angazhohuni në dialogun për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të rrjetit të shkollave fillore
- English
- Македонски
- Shqip
6 korik 2023
hoteli Aleksandar Palace, Shkup
Maqedonia e Veriut po përballet me krizën e mësimit, me nxënës që arrijnë sukses nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe OECD-së. Ndryshimet gjithëpërfshirëse demografike, duke përfshirë rënien e nivelit të lindjeve, migrimin dhe rritjen e urbanizimit pa përmirësime të mëdha në rrjetin e shkollave fillore, kanë rezultuar që disa shkolla të mos i shfrytëzojnë në masë të duhur hapësirat dhe personelin e tyre. Nga ana tjetër, ca shkolla tjera kanë numër tepër të madh të nxënësve, ndërsa iu mungon stafi mësimor, kështu që duhet të organizojnë klasa me ndërrime të dyfishta dhe të trefishta – që me gjasa ndikon në rezultatet e të nxënit. Ndryshime të tilla kanë çuar në shpërndarje joefikase dhe të pabarabartë të resurseve shkollore.
Për më tepër, një pjesë e madhe e shpenzimeve të arsimit fillor ndahen për t’i mbuluar shpenzimet e pagave të personelit të shkollës, duke lënë mjete të pamjaftueshme për shpenzime kapitale, për riparimin dhe mbajtjen e objekteve në gjendje të mirë dhe për investimin në zhvillimin profesional të personelit.
Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të rrjetit të shkollave të arsimit fillor, duke garantuar barazi të qasjes në shkollë, ka qenë një sfidë për shumë vende. Forumi – Përpjekje e përbashkët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, UNICEF-it dhe Bankës Botërore – do t’i bëjë bashkë politikëbërësit, ekspertët, ideatorët dhe mbështetësit nga Evropa e më gjerë për të ndarë përvoja krahasuese, për t’i shpalosur mësimet e nxjerra dhe për t’i prezantuar faktorët kyç të suksesit nga riorganizimi i rrjetit të shkollave në vendet evropiane.
Gjithashtu pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të rrjetëzohen dhe të angazhohen në një dialog mbi qasjet e propozuara për optimizimin e shkollave, që po shqyrtohen në Maqedoninë e Veriut.
Sesioni i hapjes
9:30 – 10:00
Fjalimet hyrëse:
z. Jeton Shaqiri, ministër i arsimit dhe shkencës
znj. Patricia DiXhovani, përfaqësuese e UNICEF-it
znj. Bojana Naceva, specialiste e lartë për arsim, Banka Botërore
Folësi kryesor:
z. Luka Boeskens, analist i politikave publike, OECD
"Riorganizimi i rrjetit shkollor – përmirësimi i efikasitetit dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit"
Sesioni i parë
10:00 – 11:15
"Politikat kombëtare për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe zbatimin e tyre, duke përfshirë financimin"
Hyrje në diskutim:
z. Filip Nikoloski, zëvendës ministër i financave
Panel diskutimi:
-
z. Pedro Abrantes, profesor në Universitetin Aberta dhe Institutin universitar në Lisabon
-
z. Voitek Marçlevski, konsulent i Asociacionit suedez të pushteteve lokale dhe rajonale, Poloni
-
z. Bojan Zahariev, drejtor i programit “Avancimi i politikave publike” në Institutin e shoqërisë së hapur, Bullgari
-
z. Jorn Skovsgard, këshilltar ndërkombëtar për politika arsimore, Danimarkë
Pyetje dhe komente nga publiku
Moderatore: Pamela Dejl, këshilltare rajonale për politika sociale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qëndrore
Përvoja e fituara: Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të dëgjojnë përvoja nga vende të tjera evropiane mbi politikat për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe zbatimin e tyre, përfshirë edhe financimin optimal të kostove operative të shkollave dhe nevojat për investime në infrastrukturë dhe pajisje që lidhen me të, për optimizimin e rrjeteve të shkollave.
Sesioni i dytë
11:45 – 13:00
"Organizim efikas i resurseve njerëzore në shkolla dhe pjesëmarrje efektive e komunitetit në optimizimin e rrjetit shkollor"
Hyrje në diskutim:
-
z. Risto Penov, ministër i vetëqeverisjes lokale
-
z. Aleksandru Albu, udhëheqës i sektorit Operacione 2, Delegacioni i BE-së
Panel diskutimi:
-
z. Aleksandre Ventura, profesor dhe hulumtues në Universitetin Aveiro, Portugali
-
z. Voitek Marçlevski, konsulent i Asociacionit suedez të pushteteve lokale dhe rajonale, Poloni
- z. Bojan Zahariev, drejtor i programit “Avancimi i politikave publike” në Institutin e shoqërisë së hapur, Bullgari
-
znj. Astrid Mogstad Hoivik, udhëheqëse e rrjetit arsimor Nordmor, Norvegji
Pyetje dhe komente nga publiku
Moderatore: Zhaklina Lazarevska, kryetare e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport
Përvoja e fituara: Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të diskutojnë mënyrat për të përfshirë palët e interesuara dhe komunitetin në proceset e optimizimit, si të sigurohet shpërndarja dhe shfrytëzimi më i mirë i burimeve njerëzore në shkolla për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë, dhe si të targetohet kuadri deficitar dhe të rikualifikohet stafi i tepërt.
Sesioni i tretë
13:00 – 14:15
"Përshtatja e rrjetit shkollor: Krijimi i kushteve për shfrytëzim më të mirë të hapësirës shkollore dhe avancimi i bashkëpunimit në kuadër të rrjetit"
Hyrje në diskutim:
z. Orce Gjorgjievski, kryetar i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës
Panel diskutimi:
-
z. Pedro Abrantes, profesor në Universitetin Aberta dhe Institutin universitar në Lisabon
-
z. Stanço Stavrev, ekspert për vetëqeverisje lokale dhe arsim, Bullgari
-
znj. Else Brit Gaupset, këshilltare komunale për arsim dhe këshilltare në rrjetin e komunave Oppvekstnetwork Nordmøre, Norvegji
-
z. Jorn Skovsgard, këshilltar ndërkombëtar për politika arsimore, Danimarkë
Pyetje dhe komente nga publiku
Moderatore: Majda Pashiq, këshilltare rajonale për arsim e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qëndrore
Përvoja e fituara: Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit do të diskutojnë dhe dëgjojnë për përvojën praktike të bashkimit të shkollave në vendet e tjera evropiane, sigurimin e hapësirës shtesë, transportin për nxënësit, një mjedis të përshtatshëm mësimor për nxënësit e transferuar nga shkollat rajonale në ato qendrore, si dhe prezantimin e shërbimeve të reja sociale në komunitet duke konvertuar hapësirën e papërdorur të shkollës.
Ekspertë dhe folës
Luka Boeskens është analist i politikave në Njësinë për këshillim dhe zbatim të politikave në Drejtorinë për arsim dhe aftësi të OECD-së. Ai u bashkangjit me OECD në vitin 2015 dhe, që atëherë, ka punuar në rishikimet ndërkombëtare të politikës arsimore, duke u përqëndruar në qeverisjen e arsimit, financimin e shkollave, organizimin e rrjeteve shkollore, politikën e mësimdhënësve dhe mësimin profesional. Ai ka qënë bashkëautor në raportet e sintezës së rishikimit të resurseve Shkollore të OECD-së mbi Financimin e arsimit në shkollë (2017), infrastrukturën shkollore (Sistemet shkollore të përgjegjshme, 2018) dhe burimet njerëzore (punojmë dhe mësojmë bashkë, 2019). Luka ka përfunduar studimet e magjistraturës në sociologji dhe ka diplomuar në filozofi, politikë dhe ekonomi nga Universiteti i Oksfordit.
Jørn Skovsgaard është një këshilltar ndërkombëtar për politikat arsimore dhe themelues dhe pronar i kompanisë Counter Current Consult. Ai është kryetar i Këshillit drejtues të Fondacionit Norvegjez IMTEC – Lëvizja ndërkombëtare drejtë ndryshimit arsimor. Aktualisht, z. Skovsgaard është anëtar i Grupit të fokusit 2 në projektin e OECD-së 'Arsimi 2030 – E ardhmja për arsimin dhe aftësitë'. Me Bankën ndër-amerikane të zhvillimit – IADB, ai po këshillon 10 ministra të arsimit të Amerikës Latine mbi nismat e reformave. Ai ka kontribuar në Fondacionin LEGO, duke promovuar konceptin e ’Mësimi përmes lojës’ në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në të kaluarën z. Skovsgaard ishte këshilltar i lartë në njësinë ndërkombëtare të Ministrisë së arsimit të Danimarkës. Ai është një anëtar shumëvjeçar i Komitetit të politikave të arsimit të OECD (EDPC), Qendrës për hulumtime dhe inovacione arsimore (CERI) dhe Grupit për menaxhim strategjik INES – Treguesit për sistemet arsimore. Jørn ishte një koordinator i projektit në ASEM – Programi LLL për takime Evropë Azi, duke zhvilluar një trajnim në shërbim dhe arsimin bazë të të rriturve në Kore, Vietnam, Malajzi, Tajlandë dhe Singapor. Ai është bashkëthemelues i Qendrës SEAMEO për mësim gjatë gjithë jetës në Qytetin HCM, Vietnam dhe në Institutin e Singaporit për mësim gjatë gjithë jetës. Z. Skovsgaard mban medaljen e nderit në kauzën e arsimit në Vietnam nga Ministri për arsim dhe trajnim z. Fam Vu Luan në vitin 2011.
Alexandre Ventura është një profesionist i shquar i arsimit me një përvojë të pasur. Si ish-zëvendësministër portugez i arsimit (2009-2010) gjatë optimizimit të rrjetit shkollor, ai aktualisht mban pozitën si profesor dhe hulumtues në Universitetin e Aveiro në Portugali. Me role të rëndësishme si zëvendës kryeinspektori i arsimit në Portugali (2007), anëtarësimi në Konferencën e përhershme ndërkombëtare të inspektorateve (SICI) dhe një mandat si inspektor i lartë për DSIB në KHDA në Dubai nga viti 2017 në viti 2020, ai zotëron një perspektivë globale. Alexandre është shumë i kërkuar si folës, konsulent dhe studiues, i specializuar në fusha të tilla si vlerësimi i politikave, vlerësimi i mësuesve, inspektimi i shkollës dhe administratës arsimore. Përvoja e tij e gjerë profesionale përfshin vende të ndryshme, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Spanjën, Brazilin, Mozambikun, Angolën, Qipron dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pedro Abrantes është profesor në Universitetin Aberta dhe ISCTE-Instituto Universitário de Lisboa, Portugali. Ai ka një doktoraturë në Sociologji, duke punuar veçanërisht në arsim dhe pabarazi. Nga viti 2004 deri në vitin 2009, ai bashkëpunoi si ekspert i jashtëm në zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, ai ishte ftuar si profesor dhe hulumtues në qytetin e Meksikës. Në Portugali, nga viti 2016 deri në vitin 2022, ai ishte këshilltar i Ministrit të arsimit dhe zëvendës drejtorit i DGJ të statistikave të arsimit dhe shkencës, duke qenë përfaqësuesi kombëtar në komitetet e BE-së, UNESCO dhe OECD.
Stancho Stavrev është ekspert në fushat e vetëqeverisjes lokale, arsimit, mbrojtjes sociale dhe kulturës. Ai është diplomuar në Universitetin Veliko Tarnovo në studime ballkanike, i specializuar në etnologji, arkivë dhe studime muzeale. Ai ka punuar si mësues historie, edukator dhe drejtor shkolle. Ai ishte anëtar i Asamblesë së 45-të kombëtare (Parlamenti). Për 13 vjet ai ishte zëvendës kryetar komune në komunën e Tundzhës, dhe gjithashtu këshilltar komunal atje. Aktualisht, ai është këshilltar për hartimin dhe zbatimin e programeve të financuara nga BE-ja dhe mbi politikat lokale në fushën sociale të Komunës së Straldzhës, rajoni Jambol. Ai beson se fushat më domethënëse të punës së tij janë kalimi i suksesshëm i rrogave në kopshte publike pa pagesë; puna për garantimin e qasjes së barabartë në arsim dhe kujdes për fëmijët, shërbime të integruara për fëmijët dhe familjet; procesi arsimor i plotë me dreka pa pagesë; arsimi profesional i decentralizuar në partneritet dhe afër biznesit; sigurimi i kuzhinës me produkte të qumështit pa pagesë për fëmijët me kujdes patronazh të shoqëruar me konsultime pediatrike; qasja e barabartë në shërbime sociale për fëmijët dhe familjet në vendbanime të vogla; transformimi i qendrave komunitare (chitalishte) në qendra mbështetëse të shërbimeve sociale. Për të qenë i suksesshëm në zbatimin e programit të mësipërm, Shoqata kombëtare e komunave në Bullgari e nderoi atë me çmimin kryetarit më të mirëtë komunës - reformator, dhe Unioni i mësimdhënësve bullgar i dha çmimin zëvendës kryetari më i mirë i komunës – dhe partneri më i mirë social.
Boyan Zahariev ka një diplomë për studime të përfunduara të magjistraturës në ekonomi me fokus në metodat sasiore dhe ekonometrike dhe doktoraturë në sociologji me specializim në studimet urbane nga Universiteti i Sofjes. Nga viti 2005 e deri më sot, ka qenë drejtor i programit “Qeverisja dhe politikat publike” në “Institutin për shoqëri të hapur - Sofje”. Ai ka 20 vjet përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e programeve dhe projekteve në fushën socio-ekonomike me fokus në gjithëpërfshirjen sociale të grupeve të rrezikuara, hulumtimin dhe analizën e politikave arsimore dhe tregun e punës. Z. Zahariev ka mbi 10 vjet përvojë në pjesëmarrjen në ekipet hulumtuese që kryejnë anketa sociologjike në fusha të ndryshme dhe duke përdorur një sërë metodash analitike, duke përfshirë metodat sasiore dhe punën me grupe të mëdha të të dhënave. Ai ka marrë pjesë për më shumë se 15 vjet në vlerësimin e ndikimit të politikave dhe programeve. Ai ishte ekspert në grupin punues të ministrisë bullgare të arsimit dhe shkencës në lidhje me optimizimin e rrjetit shkollor.
Astrid Mogstad Høivik është udhëheqëse e Arsimit në Surnad kommune në Norvegji dhe ka një diplomë për studime të përfunduara të magjistraturës në udhëheqjen arsimore. Përveç kësaj, ajo është udhëheqëse e Oppvekstnetwork Nordmøre, një rrjet midis tetë komunave në Nordmøre në bregdetin veriperëndimor të Norvegjisë. Përmes rrjetit midis aktorëve të shumtë në komuna, kopshte dhe shkolla ata po përdorin bashkë-krijimin si një metodë kryesore për të zhvilluar praktikën e ardhshme në sistemin tonë arsimor. Rrjeti ka një partneritet aktiv me Universitetet e Trondheim - DMMH dhe NTNU. Rrjeti u prezantua në vitin 2018 në projektin e OECD 'Arsimi 2030 – E ardhmja për Arsimin dhe Aftësitë', dhe ata janë ende një anëtar i Grupit të fokusit 2. Ata kanë ndarë punën së bashku me partnerët në ICSEI - Kongresi ndërkombëtar për efektivitetin dhe përmirësimin e shkollës në vitin 2019 dhe ICSEI 2020. Një nga partnerët e rëndësishëm është Fondacioni norvegjez IMTEC – Lëvizja ndërkombëtare drejtë ndryshimit arsimor. Ajo është anëtare e rrjetit kombëtar të organizatës komunale norvegjeze KS. Më tej ajo gjithashtu është një anëtare e Samstyringsrådet, një këshill i përbashkët kombëtar i menaxhimit në lidhje me transformimin digjital të arsimit në Ministrinë e arsimit dhe hulumtimit, që përfaqëson komunat e vogla në Norvegji.
Else Brit Gaupset është këshilltare e arsimit në Gjemnes kommune në Norvegji. Ajo është një mësimdhënëse në fëmijërinë e hershme dhe për shumë vite ka qenë udhëheqëse e një kopshti në natyrë, ku fëmijët janë më shumë në pyll sesa brenda. Ajo gjithashtu punon me fëmijë me nevoja të veçanta dhe vazhdon ta bëjë këtë sepse i pëlqen të punojë në praktikë dhe të shohë se si është jeta e përditshme në kopsht. Përveç kësaj, ajo është udhëheqëse e Oppvekstnetwork Nordmøre, një rrjet midis tetë komunave në Nordmøre në bregdetin veriperëndimor të Norvegjisë. Përmes rrjetit midis aktorëve të shumtë në komuna, kopshte, shkolla dhe shërbimin e psikologjisë arsimore ata përdorin bashkëkrijimin si një metodë kryesore për të zhvilluar praktikën e ardhshme në sistemin tonë arsimor. Një nga partnerët e rëndësishëm është Fondacioni norvegjez IMTEC – Lëvizja ndërkombëtare drejtë ndryshimit arsimor.
Wojciech Marchlewski - antropolog kulturor, sociolog, etnograf, historian. Një ekspert në fushën e: menaxhimit të arsimit në nivel lokal, menaxhimit të institucioneve arsimore, financimit të arsimit, arsimit profesional. Ai ka punuar në Bosnje-Hercegovinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Lituani, Letoni, Ukrainë, Poloni, Republikën e Moldavisë. Ka punuar për USAID, MATRA, DIFD, GTZ, CIDA, SIDA, DANIDA, EU. Ai aktualisht punon për Shoqatën e komunave dhe rajoneve të Suedisë (SALAR) në Ukrainë. Ai zhvilloi një doracak për institucionet e qeverisjes lokale në fushën e menaxhimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Ai është ekspert në optimizimin e rrjetit shkollor. Ai zhvilloi një lojë simulimi "Optimizimi i rrjetit të shkollës".