Konferencë: Lidhja mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjeve të tyre akademike
Bashkohuni me ne dhe ekspertët ndërkombëtarë për të diskutuar rëndësinë e mirëqënies së fëmijëve dhe lidhjes që e njejta ka me arritjet akademike
- English
- Македонски
- Shqip
Zhvillimi i aftësive shoqërore dhe emocionale tek fëmijët fillon në moshë të hershme dhe është vendimtare për arritjet e tyre më vonë në jetë.
A dëshironi të fitoni njohuri mbi rëndësinë e mirëqënies së fëmijëve dhe lidhjen e saj me arritjet akademike? Diskutime dhe fjalime interesante lidhur me këtë temë do të jenë pjesë e Konferencës "Lidhja mes mirëqënies së fëmijëve dhe arritjeve të tyre akademike" që do të mbahet më 9 dhe 10 mars 2022 në Hotel Aleksandar Palace në Shkup.
Për shkak të protokolleve të tanishëm sa i takon COVID-19, vendet janë të kufizuara, kështu që ne ofrojmë një mundësi për të ndjekur konferencën nëpërmjet transmetimit të drejtëpërdrejtë në YouTube. Nëse jeni të interesuar për disa nga temat e përmendura më poshtë, do të keni mundësinë të ndiqni fjalimet kryesore dhe panel diskutimet në linqet e dhëna për çdo bllok.
Konferenca organizohet si iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasadës Britanike në Shkup dhe UNICEF-it.
Dita e parë | E mërkurë, 9 mars
Fjalë hyrëse
Fjalë hyrëse:
- Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Rachel Galloway, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Patrizia DiGiovanni, përfaqësuese e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Fjalim përshëndetës:
-
Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Fjalimi hyrës: Krijimi i kushteve të favorshme për zhvillimin holistik të fëmijës, Rebekah Granger – Ellis, eksperte për mësim social dhe emocional
Panel diskutim: Të mësuarit social dhe emocional në këndet e lojërave - Gjendja aktuale dhe hapat e ardhshme
- Kirill Barbareev, profesor universitar, Universiteti ‘Goce Dellçev’ - Stip
- Lena Damovska, profesor universitar, Univerziteti 'Shën Kirili dhe Metodi'
- Natasha Dimeska, udhëheqëse e kabinetit, MPPS
- Bojana Naceva, specialiste e arsimit, Banka Botërore
- Maja Velinovska, drejtoreshë e kopshtit, ‘Dimçe Mirçev’ - Veles
Poentat kryesore: Do të keni shansin të dëgjoni për rëndësinë e shëndetit mendor në fëmijërinë e hershme për të vendosur një bazë të fortë për sukses gjatë gjithë jetës së fëmijës. Përveç kësaj, do të ketë një pasqyrim mbi punën e zbatuar dhe mbështetjen e ofruar për mësuesit, si dhe planet e vijuese për ndihmën e ardhshme.
Prezantim: Të rinjtë për fëmijët
- Prof. Violeta Petroska Beshka, kryetare e Qendrës për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e konfliketeve
Fjalimi hyrës: Gjithçka ka të bëjë me marrëdhëniet - Mbështetja e prindërve për tu dhënë fëmijëve fillimin më të mirë në jetë, Rachel Tainsh, eksperte ndërkombëtare për prindërim
Panel diskutimi: Mbështetja e fëmijëve dhe prindërve për të mësuar në shtëpi
- Ana Frichand, profesoreshë universitare, Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’
- Irina Spivacenco, trainer dhe praktikuese, Moldavi
- Stanka Baxhakova, drejtoreshë e kopshtit, ‘Veseli Cvetovi’ - Shkup
- Ana Karaxhova Xhambaz, prind
Poentat kryesore: Ky bllok do të mbulojë rolin e prindërve dhe kujdestarëve në procesin e mbështetjes së fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga efektet e stresit dhe disavantazhit. Efektiviteti i programeve prindërore dhe burimet në dispozicion, si dhe rëndësia e strategjive të prindërimit janë gjithashtu tema që do të diskutohen.
Dita e dytë | E enjte, 10 mars
Fjalë hyrëse
Fjalim përshëndetës: - Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Fjalimi hyrës: Arsimi i fëmijëve në epokën dixhitale, Francesca Gottschalk, analiste e OECD-së në projektin "Fëmijët e Shekullit 21"
Panel diskutimi: Balancimi midis rëndësisë në rritje të teknologjisë dhe aftësive digjitale dhe mirëqenies së nxënësve dhe shëndetit mendor
- Petar Barlakovski, kryetar i Forumi rinor arsimor
- Nadica Kostoska, MASH
- Sasho Kocevski, profesor universitar, Universiteti ‘Goce Dellçev’ - Stip
- Maja Videnoviç, mësuese, shkolla fillore ‘Krste Misirkov’ - Shkup
Poentat kryesore: Gjatë këtij blloku, do të mësoni rreth efekteve të dixhitalizimit në mirëqënien dhe arritjen e fëmijëve. Përveç kësaj, diskutimi do të përfsijë përfitimet potenciale dhe kërcënimet e dixhitalizimit në arsim, aftësitë ekzistuese dhe të kërkuara të mësuesve, pedagogjia e cila balancon mes zhvillimit të aftësive socio-emocionale dhe dixhitale dhe se si ato mund të përdoren për të forcuar mirëqenien e përgjithshme të nxënësve dhe shëndetin mendor.
Prezantim: Iniciativa Eduino
- Aleksandar Lazovski, bashkë-themelues dhe menaxher i programit, Smart Up - Social Innovation Lab
- Milena Ignjatova, udhëheqës i projektit, Smart Up - Social Innovation Lab
Fjalimi kryesor: Lidhja midis mirëqenies dhe arritjeve, Lana Jurko, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Qendrave për Politika Arsimore (NEPC), Kroaci
Panel diskutimi: Si duhet të evoluojnë shkollat dhe të mbështesin mirëqenien e nxënësve?
- Ognen Spasovski, profesor universitar, Univerziteti “Shën Kirili dhe Metodi”
- Violeta Petroska Beshka, profesoreshë universitare, Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’
- Valdeta Adili, psikologe shkollore, shkolla e mesme ‘Drita’ - Kërçovë
- Alvin Salimovski, drejtor, Shkolla fillore "Braka Ramiz-Hamid", Skopje
Poentat kryesore: Ky bllok do të përfshijë rëndësinë e mbështetjes psikosociale dhe mirëqënies gjatë procesit arsimor dhe më pas në moshën e rritur. Do të shqyrtojë efektet e traumës së kaluar, ankthit dhe marrëdhënieve në arritjen e studentëve dhe rezultatet e jetës së tyre. Përveç kësaj, do të ketë një diskutim se sa domethënëse janë një ethos i tërë shkollor dhe shkolla të shëndetshme, si dhe marrëdhëniet e tyre me sjelljet e shëndetshme.
Speakers
Konferenca dy-ditore do të bashkojë ekspertët e arsimit, intelektualët dhe lobistët nga rajoni dhe më gjërë për të ndarë përvojat dhe dëshmitë mbi zhvillimet më të fundit në mësimin soci-emocional në fëmijërinë e hershme dhe rëndësinë në rritje të teknologjisë dhe aftësive dixhitale dhe se si ato lidhen me mirëqënien e përgjithshme të studentëve dhe shëndetin mendor.
Rebekah Granger – Ellis
Еksperte për mësim social dhe emocional
Rachel Tainsh
Еksperte ndërkombëtare për prindërim
Francesca Gottschalk
Аnaliste e OECD-së në projektin "Fëmijët e Shekullit 21"
Lana Jurko
Drejtore ekzekutive e Rrjetit të Qendrave për Politika Arsimore (NEPC), Kroaci