Ndërtimi i trurit të foshnjave përmes lojës: Orë e shkurtër për përvetësim të prindërimit

Këshilla se si ta nxisni zhvillimin e trurit të foshnjës suaj.

Mother and father playing with baby
UNICEF

A e dini se ndërveprimi më i rëndësishëm që mund të keni me fëmijën tuaj është përmes lojës? Dr. Xhek Shonkof i Universitetit të Harvardit e shpjegon gjënë më të rëndësishme që një prind mund të bëjë për ta mbështetur zhvillimin e trurit të fëmijës së tij/saj.

Embedded video follows
UNICEF

 

Transkriptimi i videos “Ndërtimi i trurit të foshnjave përmes lojës: Orë e shkurtër për përvetësim të prindërimit”.

 

“Unë jam Xhek Shonkof.

A e dini se ndërveprimi më i rëndësishëm që mund të keni me fëmijën tuaj është përmes lojës?

Ndërtimi i trurit të foshnjës tuaj tingëllon pak frikësuese, kështu që ndaluni pak dhe merrni frymë thellë.

Prindërimi është shumë më tepër art sesa shkencë.

Unë jam Xhek Shonkof dhe kjo është ora ime e shkurtër për përvetësim të prindërimit lidhur me ndërtimin e trurit të foshnjave përmes lojës.

1. Pse janë kaq kritike vitet e para të jetës së fëmijës për zhvillimin e trurit?

Vitet e hershme janë të rëndësishme sepse përvojat që kanë fëmijët e vegjël dhe marrëdhëniet që ata kanë me njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre, tekstualisht e formësojnë zhvillimin e trurit të tyre.

Ky bazament i hershëm ndikon në të gjithë mësimin, sjelljen dhe shëndetin fizik dhe mendor që pason gjatë gjithë jetës. Është e pamundur të mbivlerësohet se sa të rëndësishme janë vitet e para të jetës.

2. Cila është gjëja më e rëndësishme që një prind mund të bëjë për ta mbështetur zhvillimin e trurit të foshnjës? 

Gjëja më e rëndësishme që çdo prind mund të bëjë për ta mbështetur zhvillimin, dhe veçanërisht zhvillimin e trurit të një fëmije të vogël, është ta njohë atë fëmijë të vogël, të jetë në gjendje t’i lexojë shenjat e atij fëmije, të jetë në gjendje të përfshihet në atë që ne e quajmë ndërveprim “shërbim dhe rikthim”.
3. Çka është “shërbimi dhe rikthimi” dhe si duket?

Shërbimi dhe kthimi është njësoj si loja.

Po përmirësohem!

Pra, përmes shërbimit dhe rikthimit; ju e përmirësoni praktikën.

Arsyeja pse “shërbimi dhe rikthimi” e përshkruan me saktësi atë që është e rëndësishme për ndërveprimin është se ai përçohet në të dy drejtimet. Një foshnje e shërben një buzëqeshje, një gugatje, një zhurmë, një gjest, ndërsa prindi ose i rrituri tjetër që kujdeset për atë e rikthen me një përgjigje që ndërlidhet me atë që e ka bërë foshnja. Foshnja bën një tingull; ju e përsëritni të njëjtin tingull. Foshnja bën me shenjë për diçka; ju e shikoni atë dhe bëni me shenjë kah vetja. Ky është çelësi. Është proces i dyanshëm. Mund ta fillojë fëmija, mirëpo mund ta fillojë edhe prindi. Gjëja kryesore është se si reagoni.

Shërbimi dhe rikthimi nuk është domosdoshmërish diçka që funksionon qysh herën e parë kur e provoni. Por sa më shumë ta praktikoni, në fakt bëhet më i lehtë.

4. Si ndërlidhet “shërbimi dhe rikthimi” me lojën midis prindit dhe fëmijës?

Për fëmijët shumë të vegjël, i gjithë mësimi i rëndësishëm zhvillohet brenda kontekstit të lojës. Loja është eksplorim. Loja nënkupton të provohen gjërat. Loja është përpjekje për ta kuptuar se kur ju bëni një gjë, ndodh diçka tjetër. Loja përpiqet ta zhvillojë një ndjenjë të zotërimit të botës. Në masë të konsiderueshme kjo bëhet duke ofruar një mjedis të sigurt, i cili ofron mundësi për të mësuar.

Shumë lojëra, shumë ndërveprim midis prindërve dhe fëmijëve të vegjël, janë në kategorinë “shërbim dhe rikthim”. Disa lojëra bëhen vetëm nga fëmija.

5. Si do ta këshillonit një prind se si ta bëjë “shërbimin dhe rikthimin” në mënyrë argëtuese?

Do të filloja duke e bërë idenë e “shërbimit dhe rikthimit” diçka të lehtë, miqësore dhe relaksuese. Loja mund të ndodhë derisa e ushqeni fëmijën, kur ia ndërroni rrobat, ose kur e lani atë. Të gjitha këto janë mundësi për ndërveprim argëtues dhe mësim mes të rriturve dhe fëmijëve.

Ndihma e prindërive ta kuptojnë se kur i buzëqeshni fëmijës dhe më pas nuk ndaleni me aq, por filloni të luani, ju në fakt i ndërtoni pikat ndërlidhëse të trurit të foshnjës.

6. Pse ndihmojnë disa lojëra që prindërit mund t’i luajnë me fëmijën e tyre në rritjen e trurit të tyre?

Gjatë moshës së foshnjërisë, kur kemi të bëjmë me foshnjat shumë të vogla, gjithçka ka të bëjë me ndërveprimin, llojin e vizualizimit, tingullin, shikimin e foshnjës në sy, krijimin e lidhjes personale, të qenit i ndjeshëm ndaj ndjenjave të fëmijës suaj.

Këtu janë dhënë disa gjëra, të cilat njerëzit mund të mos i perceptojnë si lojëra, por ato në fakt janë lojëra; ata luhen. “Apish” - vendosja e një lecke mbi kokën tuaj. “Ku është foshnja, oh këtu është.” Lojë me duartrokitje. “Sa i madh është bebi? Kaq i madh!” Lojërat më të mira ndërtojnë një ndjenjë sigurie emocionale që e nxit rritjen. Foshnjat mësojnë, kur ju e mbuloni fytyrën me një leckë dhe luani “apish”.

Pse foshnja qesh secilën herë që e bëni këtë? Së pari, është ndërveprimi personal; është shumë shpërblyes. Por së dyti, foshnja e përvetësojnë konceptin e gjërave që zhduken dhe kthehen dhe e di se ato ende ekzistojnë.

Nëse një foshnjë vazhdon të dëshirojë ta bëjë këtë, ka një arsye për këtë. Dhe arsyeja për këtë është se truri i foshnjës thotë – “Unë po e zotëroj këtë. Unë po mësoj shumë nga kjo. Unë po e shijoj përvojën e të mësuarit.” Pyesni veten: çfarë i ka ëndja të bëjë foshnja ime? Dhe pastaj pyesni veten, pse mendoni se foshnja kënaqet duke e bërë këtë? Dhe përgjigja gjithmonë është “sepse ndihmon në ndërtimin e trurit të foshnjës’”

Xhek P. Shonkof, M.D., është profesor i shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve  në “Xhulius B. Riçmond FAMRI në shkollë e shëndetit publik të T.H. Çan Harvard dhe Shkollën Pedagogjike të Harvardit; profesor i pediatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin Pediatrik në Boston; njashtu ai është drejtor themelues i Qendrës ndëruniversitare për fëmijët në zhvillim në Universitetin e Harvardit.

Kjo orë e shkurtër për përvetësim të prindërimit është sjellë tek ju me mbështetjen e Fondacionit LEGO.