Mjete digjitale falas dhe të hapura për të mësuar online

Ndihmoni fëmijët të mësojnë kudo që të jenë.

Fëmija mban shënime në një fletore ndërsa lexon nga ekrani i një laptopi
UNICEF North Macedonia / Georgiev / 2020

Kur teknologjia është e disponueshme, platformat digjitale, aplikacionet dhe përmbajtjet ofrojnë mundësi shtesë për fëmijët që të eksplorojnë, praktikojnë dhe zhvillohen. Ekspertët e arsimit kanë përpiluar një listë të burimeve digjitale falas dhe të hapura që mund të mbështesin të mësuarit jashtë mjediseve formale shkollore.

Kjo listë nuk synon të zëvendësojë materialet e ofruara nga shkollat apo mësuesit. Përkundrazi, ajo ofron mundësi për të mësuar në mënyrë joformale dhe jashtëshkollore, që mund ta plotësojnë mësimdhënien në shkollë. Shumica e mjeteve janë falas për përdorim, megjithatë disa prej tyre ofrojnë përmbajtje apo funksione shtesë me pagesë.

Përfshirja në këtë listë nuk nënkupton mbështetjen apo miratimin nga UNICEF. Megjithatë, të gjitha mjetet e përfshira janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht. Kur ka qenë e mundur, kemi përfshirë burime të disponueshme në gjuhët lokale, përveç anglishtes dhe gjuhëve të tjera të përhapura.

Kjo listë do të përditësohet rregullisht. Nëse njihni ndonjë mjet të vlefshëm që duhet ta shtojmë, ju inkurajojmë të na e sugjeroni!

Ta mbani të sigurt dhe argëtues përvojën e të mësuarit online të fëmijës suaj


Kur bëhet fjalë për të mësuarit online të fëmijëve, prindërit dhe kujdestarët duhet gjithmonë të kenë parasysh:

- Të angazhohen aktivisht në të mësuarin e fëmijëve. Përdorni teknologjinë si një përbërës të vetëm në një përvojë mësimore që përfshin ndërveprim njerëzor – duke e kuptuar që teknologjia nuk mund të zëvendësojë mësuesit apo praninë dhe udhëzimin e prindërve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët më të vegjël.

- Të mbrojnë të dhënat e fëmijëve. Prindërit dhe kujdestarët duhet të kontrollojnë burimet digjitale që fëmijët po përdorin dhe të shmangin ato që nuk duken të sigurta ose që kërkojnë informacion personal të detajuar. Identiteti, vendndodhja, përkatësia etnike apo fetare e fëmijës nuk duhet të kërkohen për të pasur qasje në burime mësimore.

Njësitë digjitale mësimore


"Think Equal": Libra ilustrues online që po prezantohen në kopshtet e fëmijëve përmes një programi të mbështetur nga UNICEF dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që ndihmon në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët e moshës parashkollore: empati, mirësjellje, vetëbesim, këmbëngulje, mendim kritik, zgjidhje konfliktesh, komunikim, vetëdije dhe më shumë.

“Druzinata MELA”: Libra tregimorë online të disponueshëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe për fëmijë të moshës parashkollore dhe fillore. Të zhvilluar me mbështetje nga UNICEF dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Step by Step: Libra ilustrues me audio, aktivitete mësimore digjitale dhe libra me tregime të shoqëruara me gjuhë të shenjave, të disponueshme në maqedonisht, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, për fëmijë të moshës parashkollore dhe fillore.

Global Digital Library: e promovon shkrim leximin në klasat e ulëta duke mundësuar qasje në libra digjitale, tregime për fëmijëve dhe fragmente tjera në gjuhë të shumta. Për këtë angazhim mund të përdoret kompjuteri.

StoryWeaver: Baza digjitale në shumë gjuhë me tregime për fëmijë. Mund të përdoret përmes celularit ose kompjuterit.

Aplikacionet mësimore


Mësimi i gjuhëve:

Akelius: Aplikacion për të mësuar gjuhë dhe platformë në internet e përqendruar te fëmijët që nuk e flasin ende gjuhën e tyre amtare dhe kanë nevojë të mësojnë një gjuhë të huaj. Mund të përdoret në pajisjet celulare, kompjuterët dhe përmes Google Play. Gjuhët e disponueshme janë: greqishtja, anglishtja, frëngjishtja, suedishtja. 

Duolingo: Aplikacion për mësim të gjuhëve, e cila mund të përdoret përmes pajisjes celulare ose përmes kompjuterit. Gjendet përmes Google Play, App Store. 

Platforma mësimore me përmbajtje të ndryshme

Në veçanti të dobishme për më të rriturit, nxënësit e motivuar, ose për mësim me përfshirje aktive të prindërve/kujdestarëve


AlisonInternet kurse falas për lëndë të ndryshme. Mund të keni qasje përmes kompjuterit. Është në dispozicion në këto gjuhë: anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht dhe portugalisht. 

Coursera: Kurse në internet të ligjëruara nga mësues të universitete të mirënjohura dhe nga kompani të njohura. Mund të keni qasje përmes pajisjeve celulare dhe kompjuterit. Shumica e kurseve janë në gjuhën angleze.

EdXKurse falas në internet nga institucionet arsimore në të gjithë botën. Të disponueshme në pajisjet celulare dhe kompjuter përmes Apple store, Google Play. Shumica e kurseve janë në anglisht. 

EkStep.  Platformë e hapur e të mësuarit me një koleksion të burimeve të shkrim leximit dhe matematikës. Qasja mundësohet përmes pajisjeve celulare dhe kompjuterëve. Në dispozicion në Google Play. 
Kryesisht në anglisht. Nxënësit krijojnë qase në përmbajtje interaktive. 

Khan Academy. Kurse, ligjërata dhe mësime falas në internet. Qasja mundësohet përmes pajisjeve celulare dhe kompjuterëve. Në dispozicion në Google Play, App Store, Amazon App Store. Gjendet në më shumë gjuhë.

Kolibri. Platformë digjitale me burim të hapur për komunitetet me burime të kufizuara, e cila funksionon edhe pa qasje në internet. Qasja mundësohet përmes kompjuterit. Gjendet në më shumë gjuhë. 

Udhëzues për të mësuar përmes përvojës rreth mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike, të destinuar për integrim në mësimdhënie me fëmijë të moshës parashkollore, në arsimin fillor dhe të mesëm. Udhëzuesit janë përgatitur me mbështetje nga UNICEF-i dhe Suedia, dhe janë të disponueshëm në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Aftësi në programim: Ekzistojnë shumë burime online falas për fëmijët dhe të rinjtë, përmes të cilave mund të mësojnë teknologji informative dhe programim. Ka burime të përshtatura për fëmijë të moshave të ndryshme (duke përfshirë edhe ata të moshës parashkollore) dhe për të mësuar gjuhë të ndryshme programimi. Ja një burim i dobishëm: 

Burime të tjera të rekomanduara


Fondacioni Metamorphosis punon në mënyrë aktive në fushën e Burimeve të Hapura Arsimore dhe rekomandon faqen e internetit http://oer.mk/ – një platformë që u mundëson mësimdhënësve nga e gjithë vendi të bashkëpunojnë mes vete. Lista e burimeve të disponueshme mund të gjendet këtu: http://oer.mk/resources/