UNICEF themelon Këshillin e Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve

Qëllimi i Këshillit të Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve nuk është të mbledh fonde për UNICEF-in, por që të shfrytëzoj burimet drejtpërdrejt për fëmijët

UNICEF Mali i Zi
Këshillit të Biznesit
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
08 Qershor 2021

PODGORICË, 8 qershor 2021 –  Sektori privat luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie ku çdo fëmijë ushtron të drejtat e tij apo saj. Për këtë arsye, UNICEF-i në Mal të Zi ka krijuar Këshillin e Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve, i cili do të punoj me kompanitë që të bashkoj përpjekjet dhe burimet e tyre për iniciativat e përgjegjshme sociale të cilat do të shpijnë në ndryshime konkrete, të qëndrueshme dhe pozitive në jetët e fëmijëve.

Qëllimi i Këshillit të Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve nuk është që të mbledh fonde për UNICEF-in, po që të shfrytëzoj burimet drejtpërdrejt për fëmijët, duke lehtësuar koordinimin dhe veprimet e përbashkëta të kompanive dhe UNICEF-it që do të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve prioritare për të drejtat e fëmijëve në vend. Pjesëmarrja më efektive nga sektori privat është bërë esenciale gjatë krizës së COVID-19. Kjo krizë ka rritur varfërinë e fëmijëve, rrezikun e dhunës dhe problemet me shëndetin mendor si dhe ka rezultuar në një krizë të të mësuarit.

Bojana Zhizhiq, vullnetare e UNICEF – reporterët e rinj
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Bojana Zhizhiq, vullnetare e UNICEF – reporterët e rinj

Jam e lumtur që shoh se numri i vullnetarëve të UNICEF po rritet, ku tani po na bashkohen edhe kompanitë. Tashmë kam një propozim për veprim të përbashkët vullnetar - unë i ftoj kompanitë të bashkohen në mbështetjen e arsimit me cilësi më të mirë dhe që shkollat të qëndrojnë të hapura gjatë pandemisë.

Bojana Zhizhiq, vullnetare e UNICEF – reporterët e rinj

Kolegu i saj, reporteri i ri i UNICEF-it në Mal të Zi, Arsenije Aleksa Mrakoviq, theksoi problemin e dhunës nga bashkëmoshatarët dhe i bëri thirrje sektorit privat të mbështesë aktivitete sportive dhe kulturore falas në çdo komunitet lokal në mënyrë që të mbështetet shëndeti mendor i të rinjve.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi Juan Santander mbështet këto dhe idetë e tjera që u propozuan nga të rinjtë dhe që rezultuan nga analiza e situatës për të drejtat e fëmijëve në vend dhe të cilat u diskutuan në takimin e parë të Këshillit të Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve.

Për më shumë se 50 vite, UNICEF-i ka njohur rolin e rëndësishëm të sektorit privat në arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme për fëmijët në të gjithë botën. Në përputhje me qasjen e re globale të UNICEF - Bizneset për Rezultate, ne duam të lehtësojmë bashkimin e burimeve të sektorit privat të Malit të Zi për të zgjidhur disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen fëmijët dhe adoleshentët në Malin e Zi.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Ai shpjegoi se fal Këshillit të Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve, në vend që të kemi kompani të ndryshme që veprojnë si të vetme dhe japin kontribute të vogla, tani ato do të jenë në gjendje të identifikojnë veprime të përbashkëta që të gjithë do t`i mbështesin njëkohësisht dhe rrjedhimisht të bëjnë një ndryshim më të madh për fëmijët.

Mitar Bajqeta nga Oda Ekonomike e Malit të Zi me kënaqësi priti takimin e parë të Këshillit të Bizneseve për të Drejtat e Fëmijëve në mjediset e Odës Ekonomike të Malit të Zi.

Mitar Bajqeta nga Oda Ekonomike e Malit të Zi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Mitar Bajqeta nga Oda Ekonomike e Malit të Zi

Deri më tani, Oda Ekonomike e Malit të Zi ka punuar në mënyrë aktive me UNICEF në organizimin e konferencave si dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të shumta. Me aktivitetin e sotëm ne po mbështesim idenë e themelimit të Këshillit të Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve, sepse mendojmë që është një iniciativë e rëndësishme dhe e dobishme për përmirësimin e zhvillimit dhe jetës së fëmijëve tanë.

Mitar Bajqeta nga Oda Ekonomike e Malit të Zi

Ana Rashoviq nga Zyra e Zëvendëskryeministrit e mirëpriti iniciativën e UNICEF dhe sektorit privat, të udhëhequr nga Oda Ekonomike e Malit të Zi, për të bashkuar forcat me qëllim të përmirësimit të situatës së fëmijëve në Mal të Zi.

Besoj se çështjet që po i diskutojmë sot për të drejtat e fëmijëve në Mal të Zi kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe jam e bindur se, në këtë mënyrë, pas një periudhe të caktuar kohore, do të arrijmë rezultate konkrete që do të na bëjnë të gjithëve krenarë.

Ana Rashoviq nga Zyra e Zëvendëskryeministrit
Ana Rashoviq nga Zyra e Zëvendëskryeministrit
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Ana Rashoviq nga Zyra e Zëvendëskryeministrit

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Biznesit kanë kaluar përmes verifikimit të duhur të UNICEF-it dhe anëtarët e rinj mund të pranohen me kusht që të përmbushin kriteret globale të UNICEF-it për kujdesin e duhur, që e parandalojnë UNICEF të angazhohet me prodhuesit e armatimeve, alkoolit, duhanit, përmbajtjes për të rritur, industrisë së lojërave të fatit, prodhuesit e zëvendësuesve të qumështit të gjirit, kompanitë që shkelin sanksionet e OKB, etj. Aktualisht, shtatë asociacione të biznesit (Oda Ekonomike, Këshilli i Malit të Zi për Investitorët e Huaj, Shoqata e Menaxherëve, Asociacioni i Bankave, AmCham, ICT Cortex dhe Klubet “Rotary” të Malit të Zi) dhe pesë kompani (Crnogorska komercijalna banka, Crnogorski Telekom, Telenor, Mtel dhe Mercator-CG), nga industri që konsiderohen strategjike për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve, kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Biznesit për të Drejtat e Fëmijëve.