UNICEF-i DHE BE-ja i sigurojnë pajisje për ajër të kondicionuar qendrës shëndetësore në Podgoricë

11 njësi të reja për ajër të kondicionuar i janë siguruar Qendrës Shëndetësore Parësore në Podgoricë duke i mundësuar të vazhdojë me shërbime për familjet gjatë vapës së verës

UNICEF Mali i Zi
Boy smiling
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić
05 Shtator 2023

Podgoricë, 21 korrik 2022– Gjatë valës së të nxehtit të verës, temperatura e përshtatshme e dhomës është thelbësore për t'u siguruar që çdo fëmije të mund t'i ofrohen shërbimet shëndetësore thelbësore, përfshirë kontrollet parandaluese dhe imunizimin. Për këtë arsye, me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së, departamentit të pediatrisë në Qendrën Shëndetësore Parësore të Podgoricës i janë siguruar 11 njësi për ajër të kondicionuar.

“I jam mirënjohës UNICEF-it dhe BE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Kjo ndihmë vjen në momentin e duhur, pasi do të na mundësojë që të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve thelbësore shëndetësore për të gjitha familjet, duke përfshirë edhe imunizimin, gjatë valës së vapës që po vazhdon”, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore Parësore të Podgoricës dr Danilo Jokiq. 

Ky donacion u mundësua falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe partneritetit të saj me UNICEF-in gjatë tre viteve të fundit me iniciativën “Forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor dhe reagimi ndaj pandemisë COVID-19 dhe ndaj rreziqeve epidemiologjike”. Nëpërmjet kësaj iniciative janë bërë investime të konsiderueshme për të forcuar infrastrukturën e sistemit shëndetësor të Malit të Zi, si dhe njohuritë dhe praktikat e punonjësve shëndetësorë.

“Me këtë donacion, BE-ja dhe UNICEF-i po ndihmojnë Qendrën Shëndetësore të Podgoricës për të kapërcyer një sfidë urgjente që ka lindur për shkak të valës së vapës së vazhdueshme. Fëmijët kanë të drejtë për mbrojtje adekuate të kujdesit shëndetësor çdo ditë dhe Qendra Shëndetësore e Podgoricës do të jetë në gjendje të përmbushë përgjegjësinë e saj për të vazhduar ofrimin e saj gjatë vapës së verës falë këtij donacioni”, tha Ushtruesi i detyrës së Shefit të Seksionit të Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi Liselotte Isaksson.

Në nivel global, UNICEF është agjencia kryesore e OKB-së në ofrimin e mbështetjes për t’u siguruar që shërbimet shëndetësore të arrijnë tek çdo fëmijë, pavarësisht nga vendi dhe kushtet klimatike. 

“Që fëmijët të ekzaminohen dhe vaksinat të jenë efektive gjatë vapës së verës, nevojitet një temperaturë adekuate mjedisore në qendrën shëndetësore. Jemi të lumtur që mund ta bëjmë këtë donacion urgjent për të siguruar kushte optimale për mbrojtjen e vazhdueshme shëndetësore të çdo fëmije dhe adoleshenti gjatë verës”, theksoi Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander.

Në periudhën e ardhshme, UNICEF-i dhe BE-ja do të vazhdojnë të mbështesin Malin e Zi për t'u rikuperuar nga pandemia dhe për ta bërë sistemin shëndetësor të gatshëm për të ofruar kujdes shëndetësor cilësor për çdo fëmijë në të gjitha rrethanat.