Ta mbajmë pastërtinë për fëmijet, të rriturit dhe punonjësit

Me mbështetjen e UNICEF-it dhe Institutit të Shëndetësisë Publike, është përmirësuar higjiena në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor të Podgoricës

Predrag Nikolić
Një djalë në një qendër shëndetësore në Mal të Zi
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić
18 Korrik 2024

Podgoricë, 1 korrik 2024 – Dragana Durković, doktoreshë me përvojë 33 vjeçare, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Kujdesit Parësor Shëndetësor të Kryeqytetit që prej gjashtë muajsh. Përgjatë punës së saj si doktoreshë me dekada dhe së fundmi si drejtuese e institucionit, ajo ka vërejtur përmirësime të konsiderueshme në higjienën, hedhjen e mbeturinave dhe furnizimin me ujë në 13 qendrat e kujdesit parësor shëndetësor në Podgoricë.

“Ne e mbajmë pastërtinë. Kujdesemi për dyshemetë, muret, ambientet e sanitarisë dhe higjienën e përgjithshme. Si shefe e shërbimit, unë monitoroj mënyrën se si bëhen gjërat ashtu që të përmirësojmë gjithçka dhe ta ngremë atë në nivel edhe më të lartë,” thotë Durković.

Ajo sqaron se në të gjitha pikat e qendrave parësore shëndetësore janë caktuar infermierë që njohin procesin e punës me qëllim të trajtimit dhe monitorimit të mbeturinave. Secili prej tyre ka vulë të veçantë për të verifikuar mbeturinat e depozituara siç duhet. Durković thotë se gjithçka është në nivel të lartë dhe nën kontroll të plotë, gjë që është e nevojshme për kushte të sigurta pune dhe për sigurinë e qytetarëve.

 

Kur punoja si doktoreshë, nuk isha në dijeni të seriozitetit të kësaj çështje. Ato shportat e verdha për paketimin dhe matjen e mbeturinave më neveritnin. Kur mora pozitë menaxheriale, kuptova se sa e rëndësishme dhe serioze ishte çështja dhe se duhej të merrej çdo masë parandaluese

dr Dragana Durković
Drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor Parësor të kryeqytetit, Dr Dragana Durkovic, flet për përmirësimin e higjienës, deponimit të mbeturinave dhe furnizimit me ujë në 13 objekte të qendrave shëndetësore në Podgoricë
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić Drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor Parësor të kryeqytetit, Dr Dragana Durkovic, flet për përmirësimin e higjienës, deponimit të mbeturinave dhe furnizimit me ujë në 13 objekte të qendrave shëndetësore në Podgoricë

Ajo thekson se progresi më i dukshëm është në fushën e trajtimit të mbeturinave. “Jam shumë i kënaqur me atë se si duken gjërat në këtë drejtim. Shërbimi ynë i menaxhimit të mbeturinave operon në nivel shumë të lartë. Kemi të bëjmë me lloje të ndryshme mbeturinash, madje edhe mbeturina infektive. Kontrolli fillon nga vendi i krijimit të mbeturinave, paketimi i tyre në kontejnerë të posaçëm dhe ruajtja e tyre derisa të mbërrijnë përgjegjësit e transportit. Edhe kur mbeturinat largohen nga institucioni ynë, ne kujdesemi të gjurmojmë se ku shkojnë ato. Imagjinoni sikur mbeturinat infektive të hidheshin në deponinë e qytetit. Kjo do të ishte katastrofale.”

Ajo po ashtu thotë se qytetarët nuk janë ankuar për higjienën në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor. Gjithashtu thekson se në të gjitha pikat ka vende ku qytetarët mund të dezinfektojnë duart kur hyjnë dhe dalin nga ambientet shëndetësore. Megjithatë, ajo vëren se varet nga ajo se sa i përdorin ato – e kjo është çështje e kulturës shëndetësore që qytetarët marrin në shtëpitë e tyre.

 Drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor Parësor të kryeqytetit flet rreth kulturës shëndetësore në Mal të Zi dhe rëndësinë e edukimit
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić Drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Shëndetësor Parësor të kryeqytetit flet rreth kulturës shëndetësore në Mal të Zi dhe rëndësinë e edukimit

Nevojitet edukim i qytetarëve në çdo segment të shëndetësisë. Duhet të ruhet higjiena personale përpara se të vizitohen qendrat e kujdesit parësor shëndetësor ose spitalet. Niveli i kulturës shëndetësore është shumë i ulët – e gjitha ka të bëjë me mentalitetin, dhe kjo ndryshon vetëm me edukim

dr Dragana Durković

Ajo shpjegon se qytetarët lënë shumë gjurmë nëpër qendra – hedhin letra, lënë gjurmët e gishtërinjve dhe këmbëve në mure, tualetet janë të pista... “Thjesht nuk kujdesen dhe nuk sillen si në shtëpi, edhe pse qendrat e kujdesit parësor shëndetësor janë asete publike për të cilat kemi asketë nevojë të gjithë”, përfundon Durković.

Vlerësimi i statusit të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe higjienës (FUKH) dhe aplikimi i protokolleve globale të UNICEF-it dhe OBSH-së për pastrimin e objekteve, trajnimin e stafit dhe përmirësimin e njohurive dhe praktikave të punonjësve në këtë fushë janë kryer në qendrat e kujdesit parësor shëndetësor në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Malit të Zi me mbështetjen e UNICEF-it dhe Qeverisë së Republikës së Koresë.