Rekomandimet e të rinjve për luftën kundër dhunës

Konsultimet me të rinjtë për zhvillimin e strategjisë pesëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Dragana Zhariq
Gjimnazistët flasin për rekomandimet e tyre për masat në luftën kundër dhunës në forumin e organizuar nga Unioni i Gjimnazistëve të Malit të Zi në vitin 2024.
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq/2024
04 Prill 2024

PODGORICË, 5 PRILL 2024 - Krijimi i seksioneve kundër dhunës në shkolla, diskutimi rreth pasojave të dhunës edhe në moshën më të re, organizimi i punëtorive me nxënës që ushtrojnë dhunë dhe me ata që ushtrohet dhunë mbi ta, më shumë mundësi për raportim anonim të dhunës, numër më i madh pedagogëve në shkolla, trajnim për arsimtarë, mundësi të përzgjedhjes së lëndës Edukata e mediave... Të gjitha këto janë masa që të rinjtë u propozojnë institucioneve në luftën kundër dhunës.

Nxënësit e shkollave të mesme i paraqitën idetë e tyre në forumin e parë rinor, i cili me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së, organizohet nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Malit të Zi me qëllim që t’i dërgohen propozime konkrete nga të rinjtë Grupit të Punës së Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila është duke e zhvilluar strategjinë pesëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Gjimnazistja Anja Vojvodiq i vëren pothuajse të gjitha format e dhunës përreth saj: dhunën fizike, verbale, përmes interneti...

Gjimnazistja Anja Vojvodić flet për problemin e dhunës në mjedisin e saj në një forum të organizuar nga Unioni i Gjimnazistëve të Malit të Zi në vitin 2024
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq/2024 Gjimnazistja Anja Vojvodiq flet për problemin e dhunës në mjedisin e saj në një forum të organizuar nga Unioni i Gjimnazistëve të Malit të Zi në vitin 2024

Zakonisht për dhunën flasin ata që nuk kanë probleme, e ata që kanë probleme, nuk e thonë hapur. Shumë heshtet për shumëçka.

Anja Vojvodiq, anëtare e Unionit i Nxënësve të Shkollave të Mesme të Malit të Zi

Ajo konsideron se të rinjtë kanë frikë që ta denoncojnë dhunën, duke supozuar se ashtu mund të intensifikohet ose që askush nuk do t'i kuptojë. Problemi njihet edhe në sistemin shkollor ku, siç thotë, nxënësit jo-rrallë etiketohen si “problematikë”.

“Fëmijët që konsiderohen se kanë probleme zakonisht dërgohen te pedagogët dhe psikologët. Nuk dallohet që edhe ne të tjerët kemi halle, se ndonjëherë kemi nevojë edhe për mbështetje”, thotë Anja.

Zgjidhjen e sheh te edukimi: “Edukoni vazhdimisht veten dhe të tjerët, shpjegoni metodat e parandalimit, njihni të drejtat dhe detyrimet tuaja, flisni më shumë për dhunën”.

Anëtari i Bordit Drejtues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Pavle Gjuroviq, e theksoi problemin e dhunës seksuale.

Anëtari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjimnazistëve, Pavle Gjuroviq, flet për masat që të rinjtë do t'u propozojnë institucioneve në luftën kundër dhunës në forumin e organizuar nga Unioni i Gjimnazistëve të Malit të Zi në vitin 2024.
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq/2024 Anëtari i Bordit Drejtues të Unionit të Gjimnazistëve, Pavle Gjuroviq, flet për masat që të rinjtë do t'u propozojnë institucioneve në luftën kundër dhunës në forumin e organizuar nga Unioni i Gjimnazistëve të Malit të Zi në vitin 2024.

Viktimat e dhunës seksuale kanë turp të flasin, është tabu. Në rrjete sociale ka shumë promovim të dhunës seksuale.

Pavle Gjuroviq, anëtar i Bordit Drejtues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Është i bindur se për këtë duhet të ketë ndonjë formë kontrolli në rrjete sociale. “Është e nevojshme të mos hasim në përmbajtje të tilla së paku ata me moshën më të re. Fëmijët i marrin celularët shumë herët dhe mund të kenë qasje në to”, shpjegon Pavle.

Sipas tij, për ta zgjidhur problemin e dhunës duhet të kërkohen zgjidhje më të mira se sa ato që shkollat i zbatojnë tani.

"Zhvendosja në klasë tjetër apo në shkollë tjetër nuk sjell domosdo përmirësim," theksoi Pavle.

Ai pret që idetë e paraqitura nga nxënësit e shkollave të mesme në forum me të vërtetë të merren parasysh gjatë zhvillimit të strategjisë së re për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Gjithçka që të rinjtë i paraqesin në forum është e rëndësishme për institucionet, thekson Jelena Raiçeviq, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Po punojmë në këtë strategji pikërisht për hir të fëmijëve dhe të rinjve, që të rriten në mjedis më të sigurt. Strategjia ka dy aspekte kyçe – njëri është parandalimi, e tjetri është forcimi i qasjes multidisiplinare kur reagohet ndaj dhunës dhe mbrojtjen e atyre që kanë përjetuar ndonjë formë dhune.

Jelena Raiçeviq, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Këshilltarja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Jelena Raiçeviq flet për zhvillimin e Strategjisë pesëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq/2024 Këshilltarja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Jelena Raiçeviq flet për zhvillimin e Strategjisë pesëvjeçare për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

Grupi i punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyra e të cilit është hartimi i strategjisë pesëvjeçare, përbëhet nga përfaqësues të departamenteve të shëndetësisë, arsimit, Institutit për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve dhe OJQ-të.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së, do të vazhdojë të organizojë forume dhe tribuna dhe në këtë mënyrë t'u jepet hapësirë ​​fëmijëve dhe të rinjve që t’i shprehin pikëpamjet e tyre dhe të marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të cilave u përkasin.