Në Mal të Zi arrin kontingjenti i dytë i vaksinave nga mekanizmi COVAX
Sot në Malin e Zi arriti kontingjenti i dytë prej 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, falë prokurimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë nën mekanizmin COVAX

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Sot në Malin e Zi arriti kontingjenti i dytë prej 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, falë prokurimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë nën mekanizmin COVAX. Kjo është dërgesa e dytë e këtij lloji, pasi në muajin mars arritën 24,000 doza të vaksinave AstraZeneca, ndërsa sasi shtesë të vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit, të siguruara përmes mekanizmit COVAX, pritet të arrijnë në periudhat e ardhshme. Të gjitha vaksinat e prokuruara nën mekanizmin COVAX janë aprovuar nga OBSH-ja, si organizatë udhëheqëse e sistemit të Kombeve të Bashkuara që merret me çështjen e sigurisë së vaksinave.

Më lejoni të shfrytëzoj këtë rast t'iu dërguar një mesazh të gjithë qytetarëve se vaksina AstraZeneca është po aq e sigurt sa të gjitha vaksinat e tjera kundër koronavirusit dhe ju bëj thirrje që të na ndihmoni t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur përmes vaksinimit masiv - që do të thotë fëmijët tanë të mund të shkojnë në shkollë, që prindërit të mund të shkojnë në punë dhe që sezoni ynë turistik të jetë më i mirë se sa ai i mëparshmi.
Vaksina AstraZeneca/Oxford është aprovuar nga OBSH-ja dhe po përdoret globalisht për të luftuar koronavirusin. Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Mal të Zi, Dr. Mina Brajoviq, theksoi se me rreth 22% e të rriturve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, Mali i Zi ka tejkaluar nivelin mesatar të mbulimit në vendet me të ardhura të mesme (11%), por edhe nivelet e mbulimit në këtë rajon të Evropës (20%). Ajo përgëzoi, si autoritetet kombëtare ashtu edhe qytetarët e Malit të Zi, për përpjekjet e tyre dhe qëndrimin e përgjegjshëm ndaj imunizimit, i cili është një mjet thelbësor në luftën kundër COVID-19. Në të njëjtën kohë, ajo rikujtoi se në këtë fazë akute të pandemisë, me një numër në rritje të varianteve të reja të virusit SARS-CoV2, rënia e vigjilencës përbën një luks. Sipas saj, nuk ka zgjidhje magjike - rritja e mbulimit të vaksinimit dhe respektimi i disiplinuar i masave të shëndetit publik janë mënyrat e vetme për të ruajtur shëndetin, për të lehtësuar rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike dhe për të tejkaluar pandeminë.
Me marrjen e secilës dozë të re, të gjithë ne kolektivisht do të jemi me afër kthimit në një normalitet të ri, ku përsëri do të jemi pranë njëri-tjetrit.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, mori dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca në muajin prill, dhe së shpejti do të marrë edhe dozën e dytë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t'i besojnë shkencës dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.
Vaksinat funksionojnë. Njerëzit mund të kenë brenga ose pyetje, dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Nëse është kështu, ata duhet të flasin me mjekët dhe të kërkojnë këshilla nga ekspertët shëndetësor.

Ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për udhëheqjen e reagimit global kundër pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe përmes mbështetjes në shpërndarjen globale të vaksinave përmes COVAX.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kontribuuesi më i madh në COVAX, me USD 2 miliardë të investuar dhe një shtesë tjetër prej USD 2 miliardëve të ndara veçmas për GAVI - Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimit - si mbështetje për Angazhimin e Tregut të Avancuar (AMC) COVAX. Është shumë e rëndësishme që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Unë fuqimisht besoj se vaksinat shpëtojnë jetë.
Sot, jemi këtu për të mirëpritur një dërgesë tjetër të vaksinave nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. Kjo është vaksina që edhe unë e kam marrë. Mbretëria e Bashkuar ka një nga programet më të suksesshme të vaksinimit në botë, dhe kjo vaksinë Britanike është në thelbin e saj. Një studim i fundit i kryer nga Instituti Anglez i Shëndetit Publik dëshmon se ky program i vaksinimit vetëm në vendin tim ka shpëtuar mbi 11,000 jetë.

Ajo përgëzoi Malin e Zi për shpejtësinë dhe zhvillimin e programit të vet të imunizimit, i cili gjithashtu parandalon vdekjet e ndërlidhura me COVID-19.
“Unë jam krenare që Qeveria Britanike, si një nga kontribuuesit më të mëdhenj dhe të parë në COVAX, dhe investitor i cili qëndron prapa shkencës së vaksinës, ka kontribuuar në përpjekjet e Malit të Zi për të luftuar pandeminë,” tha Ambasadorja Britanike.
Mekanizmi COVAX është një partneritet global që synon t'u sigurojë të gjithëve qasje të barabartë në vaksinat kundër COVID-19. Ajo udhëhiqet nga GAVI - Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimit - OBSH dhe CEPI, ndërsa UNICEF është e ngarkuar për transportimin e vaksinave në nivel global. Shtetet e Bashkuara po japin një kontribut të konsiderueshëm në këtë partneritet, si donatori më i madh globalisht i mekanizmit COVAX. Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, mbështetja bujare e Delegacionit të BE-së po ndihmon Malin e Zi dhe partnerët e tij në përgatitjen e tyre për një proces efikas të vaksinimit, si dhe për të forcuar sistemin shëndetësor publik në Mal të Zi gjatë pandemisë.