Kush beson në teoritë konspirative në lidhje me vaksinat?

43% e qytetarëve të Malit të Zi besojnë në teori konspirative globale në lidhje me fshehjen e informacionit për efektet e dëmshme të vaksinave

UNICEF Mali i Zi
Vizual MMR ne izaziva autizam
UNICEF Mali i Zi
27 Korrik 2021

PODGORICË, 18 KORRIK 2021 - Katër nga 10 qytetarë të Malit të Zi (43%) besojnë në konspiracionin global që dëmet e shkaktuara nga vaksina janë duke u fshehur në mënyrë që kompanitë farmaceutike të vazhdojnë të kenë fitime në të gjithë botën. Kjo është njëra nga gjetjet e hulumtimit të kryer në mars të këtij viti nga agjencia kërkimore Ipsos mbi një mostër përfaqësuese kombëtare, me mbështetjen e Ambasadës së MB në Podgoricë dhe UNICEF-it.

Pjesa e qytetarëve që besojnë se informacioni mbi efektet e dëmshme të vaksinave është fshehur qëllimisht nga publiku është më e larta në Afrikën e Jugut (57%) dhe Nigeri (55%), dhe më e ulëta në Danimarkë (14%), Mbretëri të Bashkuar (19%) dhe Australi (20%).

Këto janë gjetjet nga hulumtimet ndërkombëtare që u kryen në 25 vendet më të mëdha në botë në gusht të vitit 2020, me mbështetjen e Universitetit të Kembrixhit në MB. Kur bëhet fjalë për vendet anëtarë të BE-së, vendet me pjesën më të lartë të popullsisë që besojnë në këtë teori konspirative janë Greqia (39%) dhe Franca (38%), ndërsa në SHBA besojnë një e treta e të anketuarve (33%) .

Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, kjo teori konspirative më shpesh besohet nga personat me arsim fillor ose më të ulët dhe nga ata që nuk i besojnë shkencës, institucioneve të kujdesit shëndetësor ose Universitetit të Malit të Zi.

Studime të ndryshme kërkimore në të gjithë botën mbi besimet në teori të ndryshme konspirative tregojnë se shpesh ekziston lidhje midis botëkuptimeve të njerëzve dhe pikëpamjeve të tyre mbi të drejtat e njeriut, dhe midis përvojave personale të socializimit të një individi dhe qëndrimeve të tyre ndaj teorive konspirative.

Diçka e tillë është vërejtur edhe në gjetjet e hulumtimit malazez: njerëzit që besojnë në teori konspirative në lidhje me fshehjen globale të informacionit në lidhje me efektet e dëmshme të vaksinave nga publiku në mënyrë që 'farmacia e madhe' të mund të ketë fitime besohet më shpesh nga ata që e shohin botën si vend armiqësor dhe të rrezikshëm dhe që besojnë se njerëzit që nuk ndajnë pikëpamjet e tyre politike janë të këqij - këta më së shpeshti janë qytetarë që përgjithësisht kanë më pak besim në botën dhe në njerëzit në përgjithësi, si dhe njerëz që kanë kulturë më të ulët të dialogut.

Gjithashtu, ata më shpesh besojnë se lëvizja për të drejtat e grave dhe këmbëngulja për të drejta të barabarta kanë shkuar shumë larg, si dhe konceptit tradicional i familjes ka devijuar, sipas të cilit burri punon dhe gruaja qëndron në shtëpi, është shkaku kryesor i problemeve të sotme.

Hulumtimi në Malin e Zi ka treguar se ata që besojnë në teoritë konspirative të lidhura me vaksinën ka më shumë të ngjarë të besojnë në teoritë konspirative rreth koronavirusit. Gjithashtu, ka më shumë gjasa të pretendojnë se nuk do të vaksinohen.

Përveç kësaj, kjo teori konspirative globale për fshehjen e informacionit në lidhje me efektet e dëmshme të vaksinave në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund të kenë fitime besohet nga prindërit që nuk do të dëshironin që fëmijët e tyre të marrin të gjitha vaksinat e rekomanduara, si dhe nga prindërit që nuk janë të sigurt nëse ata duhet t'i besojnë mjekut të fëmijës së tyre.

Fakti që forcimi i edukimit mediatik të qytetarëve ka rëndësi thelbësore për shëndetin publik tregohet nga të dhënat, sipas të cilave teoritë konspirative më shpesh besohen nga ata qytetarë të Malit të Zi të cilët pretendojnë se janë ekspozuar ndaj shumë informacioneve të pasakta për këtë çështje, si dhe nga ata që shpesh ndjehen të frustruar kur kërkojnë informacione në lidhje me koronavirusin.

Mostra përfaqësuese kombëtare për këtë hulumtim përfshiu 821 të anketuar të moshës 18 vjeçare ose më të vjetër në të gjithë Malin e Zi. Mbledhja e të dhënave u zhvillua ndërmjet datës 24 mars dhe 26 mars të këtij viti përmes anketës elektronike, d.m.th. pyetësorit, kohëzgjatja mesatare e të cilit ishte 20 minuta. Gjetjet kryesore të hulumtimit janë në dispozicion në faqen e internetitUNICEF-it në Malin e zi.