Klasat të hapura për fëmijët nga vendet e huaja: me mbështetjen e shkollës çdo gjë bëhet më e lehtë

Një vajzë 13-vjeçare ukrainase është njëra nga 157 nxënësit e huaj që marrin mbështetje për të vazhduar arsimin e tyre në shkollën fillore Anto Djedovic në Tivar

Milica Bogdanović
Oleksandra
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq
06 Shtator 2023
PODGORICË, 15 QERSHOR 2023. – Oleksandra (13) erdhi në Tivar vitin e kaluar nga Odessa e shkatërruar nga lufta në Ukrainë. Ndonëse menjëherë i pëlqeu jeta bregdetare dhe shkolla ku u regjistrua, ajo ishte e shqetësuar për të vazhduar shkollimin e saj në një mjedis të ri me shokët e klasës, gjuhën e të cilëve nuk e flet.

Megjithkëtë, Oleksandra nuk është e vetmja nxënëse me një formim të gjuhës së huaj. Këtë vit shkollor në shkollën fillore Anto Djedovic në Tivar janë regjistruar 157 nxënës të huaj. Shumica e tyre janë nga Rusia dhe Ukraina, pasuar nga Bjellorusia dhe Gjermania.

Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF-it, shkolla i ka ndihmuar këta nxënës të integrohen në sistemin arsimor dhe të mësojnë intensivisht gjuhën malazeze në mënyrë që të vazhdojnë me kurrikulën.

“Unë ndjek mësimet rregullisht, praktikoj, bëj detyrat e shtëpisë, ndjek mësime përmirësuese dhe marr pjesë në klasa shtesë të organizuara nga një edukator ukrainas,” shpjegon Oleksandra me ndrojtje, duke u përpjekur të shqiptojë saktë çdo fjalë.

Oleksandra I Ljiljana Milović
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq

Sofia, shoqja e Oleksandras, e cila u zhvendos në Mal të Zi nga Rusia para saj, e ndihmon atë të merret me kurrikulën e gjerë.

E pyetur nëse preferon shkollën në Odessa apo atë në Tivar, Oleksandra tha, “Mësimet këtu janë interesante, mësimdhënësit mësojnë më me angazhim, ne të gjithë marrim pjesë dhe fëmijët e trajtojnë njëri-tjetrin më mirë.”

“Në ditën e ditëlindjes së saj, të gjithë e përshëndetën atë me duartrokitje,” shton Lilana Miloviq, mësimdhënësja e saj për gjuhën dhe letërsinë malazeze.

Janë 12 nxënës të tjerë në klasën e Oleksandras për të cilët gjuha malazeze nuk është gjuha e tyre amtare. Sfida më e madhe me të cilën përballen mësimdhënësit që punojnë me ta është se ata të gjithë kanë nivele të ndryshme të aftësisë gjuhësore.

Ljiljana Milović
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq

Gjëja më e rëndësishme për ta është të ndihen të pranuar, ta shohin shkollën si një mjedis të sigurt dhe vetëm atëherë të mendojmë për kurrikulën.

Ljiljana Milovic, mësimdhënësja në shkollen fillore ,,Anto Gjedoviq" në Tivar

Përveç orëve të gjuhës, fëmijët marrin pjesë në aktivitete jashtëshkollore dhe shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre nga Tivari, që i ndihmon ata të mësojnë gjuhën dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre sociale.

Meqenëse programi i klasës së shtatë për gjuhë dhe letërsi malazezo-serbe, boshnjake, kroate nuk është i lehtë, mësimdhënësja thotë se ajo përpiqet t'i përshtatë mësimet me aftësitë e secilit nxënës.

“Për shembull, nëse mësojmë për ‘Tom Sawyer’, studentët e huaj mund të shikojnë filmin, të shprehen përmes vizatimeve ose stripeve komike, ose të shprehen përmes detyrave me shkrim në gjuhën e tyre amtare,” shpjegon Milovic, përvoja e së cilës në mësimin e gjuhës ruse lehtëson komunikimin me nxënës nga Rusia dhe Ukraina.

Oleksandra i drugarica
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq

Drejtoresha e shkollës, Stanka Vukçeviq, thotë se shkolla ka pasur fëmijë të huaj të cilët kanë ndihmuar nxënësit e tjerë me përkthim dhe komunikim – duke shërbyer si edukatorë të bashkëmoshatarëve.

Shkolla ka një klasë me temë ku mësimi zhvillohet duke përdorur pajisje dixhitale, literaturë dhe materiale të domosodoshme për zbatimin e mësimeve duke ndjekur rekomandimet dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë së Shërbimeve Arsimore.

Stanka Vukçeviq, drejtoresha e shkollës fillore ,,Anto Gjedoviq" në Tivar
Stanka Vukčević
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq

Aktualisht, Mali i Zi po akomodon numrin më të madh të refugjatëve nga Ukraina për frymë në Evropë, kështu që institucionet arsimore dhe Shoqata e Psikologëve, me mbështetjen e UNICEF-it, kanë përgatitur materiale mësimore për fëmijët gjuha amtare e të cilëve nuk është ajo malazeze. Përveç kësaj, janë formuar ekipe për të mbështetur mësimin dhe janë organizuar punëtori për të mbështetur shëndetin mendor.

Për më tepër, një shërbim uebi është zhvilluar për të përcaktuar numrin e fëmijëve që kanë ardhur nga Ukraina dhe që u regjistruan në sistemin arsimor pas marsit 2022 për të monitoruar arsimimin e tyre. Për më tepër, gjashtë shkolla fillore dhe katër kopshte janë pajisur me orendi dhe pajisje shtesë për të kapërcyer kufizimet e kapaciteteve të infrastrukturës.

Në të ardhmen, është e domosdoshme të vazhdohet me ofrimin e mbështetjes akademike, si dhe aktiviteteve që lidhen me mbështetjen psikologjike dhe nevojat socio-emocionale. 

Olivera Nikoliq nga Ministria e Arsimit
Olivera Nikolić
UNICEF Mali i Zi/Dushko Milaniq

Arsimi është i një rëndësie të madhe për fëmijët që vijnë nga prejardhje të ndryshme gjuhësore. Përveç dhënies së njohurive akademike, kopshtet dhe shkollat kontribuojnë në përfshirjen sociale dhe përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor.

Prandaj UNICEF do të vazhdojë të mbështesë institucionet në Mal të Zi për të siguruar që të gjithë fëmijët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.