Pse kanë rëndësi edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme?

Që nga lindja e deri në pesë vjet është periudhë kritike për shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien afatgjatë të fëmijës.

UNICEF
Djevojčica, obrazovanje
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić
14 Mars 2025

Dëshmitë nga shumë dekada tregojnë se vitet e para të jetës së fëmijës janë kritike për ta mbështetur zhvillimin e tij fizik, mendor dhe emocional për një periudhë afatgjate. Për shkak të shpejtësisë së rritjes së trurit dhe trupit të fëmijëve – veçanërisht në tre vitet e para të jetës – përvojat që ata kanë mund të kenë ndikim gjatë gjithë jetës. Njëra nga përvojat që mund të ndihmojë është edhe edukimi dhe kujdesi i cilësisë së lartë në fëmijërinë e hershme (ECEC).

Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për fëmijët nga mjediset që gjenden në pozitë të palakmueshme. Për shembull, varfëria mund të ketë efekte të gjera në zhvillimin afatgjatë të fëmijës, që nga rreziku më i madh i çështjeve të shëndetit mendor e deri te aftësitë më të dobëta njohëse. Kur e fillojnë shkollën, fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta ose nga komunitete jo-shumicë u ekspozohen rrezikut më të madh të vonesave në mësimnxënie dhe të mbeten prapa bashkëmoshatarëve të tyre nga mjediset më të pasura. Në aspektin afatgjatë, ata i ekspozohen një rreziku më të madh për ta përsëritur klasën dhe mos ta mbarojnë shkollën e mesme.

ECEC-ja me cilësi të lartë është treguar se i plotëson shumë nga këto boshllëqe. Derisa studimet eksperimentale të përgatitura mirë si dhe ato që janë afatgjata e që japin prova përfundimtare shkakësore mbi ndikimet e saj në moshën madhore janë të rralla, ato që janë bërë kanë treguar se kur fëmijët nga mjediset që gjenden në pozitë të palakmueshme vijojnë ECEC-në me cilësi të lartë, përjetojnë një sërë dobi afatgjata. 

Dječak, lupa
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić

Njëra nga më të qartat është ajo sa i përket rezultateve akademike dhe njohëse. Disa studime të rastësishme dhe të kontrolluara kanë gjetur se kur fëmijët me prejardhje nga mjediset që gjenden në pozitë të palakmueshme e që vijojnë ECEC-në me cilësi të lartë, janë më të përgatitur për ta filluar shkollën, kanë zhvillim më të mirë njohës dhe janë më me shumë aftësi akademike. Në aspektin afatgjatë, ata arrijnë kualifikime të larta arsimore dhe fitime më të mëdha kur punojnë. Gjithashtu kanë edhe një mundësi më të vogël që të përfshihen në sistemin e drejtësisë penale.

Vijimi i një ECEC-je me cilësi të lartë mund ta përmirësojë gjithashtu edhe shëndetin fizik afatgjatë. Një studim i rastësishëm i kontrolluar, për shembull, ka gjetur se kur fëmijët marrin pjesë në programe të ECEC-së me orar të plotë dhe me cilësi të lartë për pesë vitet e para të jetës, dobitë shëndetësore zgjasin deri në moshën madhore. Kur arrijnë 21 vjeç, ata që ishin regjistruar në ECEC kishin më pak gjasa të shfaqnin sjellje të rrezikshme shëndetësore, të tilla si pirja e marihuanës ose mos vendosja e rripit të sigurimit gjatë vozitjes; kishin shëndet më të mirë dhe kishin shkallë më të ulët të depresionit sesa fëmijët që nuk ishin regjistruar aty. Në moshën 30-vjeçare, ata kishin nivele më të ulëta të faktorëve të ndryshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës, të tilla si rezultate më të mira të shtypjes së gjakut.

Pra, hulumtimi është më se i qartë se cilësia e ECEC-së është qenësore. Kur ECEC-ja është futur në shkallë të gjerë pa u siguruar që secili program të ketë përpjesëtim më të ulët fëmijë- mësues, komponentë për mbështetje familjare, mësues të trajnuar mirë dhe mësimdhënie me në qendër fëmijën, dobitë kanë qenë më të përziera ose më të paqarta. Raporti i UNICEF-it thekson nevojën jo vetëm për të ofruar qasje më të barabartë dhe më të përballueshëm në ECEC, por për të siguruar që ai të jetë me cilësi të lartë. Në të vërtetë, analiza e UNICEF-it zbulon se në Evropë dhe Azi Qendrore, nga qendrat ECEC-së që i raportojnë shifrat e tyre, ekziston një përpjesëtim fëmijë- mësues dhjetë me një – që është raport i lartë e që mund të pengojë sa kohë dhe vëmendje cilësore mund t'i ofrojë një anëtar i stafit secilit fëmijë. Kualifikimet gjithashtu kanë tendencë të jenë më të ulëta për anëtarët e stafit që punojnë me fëmijë më të vegjël, pavarësisht se sa shumë dimë për atë se sa rëndësi kanë vitet e hershme.