Jo të gjithë preken njësoj nga pandemia

Fëmijët dhe familjet më të cenueshme janë prioritet i një iniciative të gjerë të mobilizuar nga UNICEF

UNICEF në Mal të Zi
Fëmijët dhe familjet më të cenueshme janë
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
01 Mars 2021

PODGORICË, 15 DHJETOR 2020 - Si reagim ndaj ndikimit shkatërrues të pandemisë COVID-19 tek fëmijët dhe familjet më të cenueshme në Mal të Zi, UNICEF-i ka vendosur bashkëpunim me ambasadën Norvegjeze, Grupin 484, Qeverinë e Malit të Zi, Kryqin e Kuq të Malit të Zi dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, përfshirë shoqatat e prindërve, për të zhvilluar iniciativën “Mbrojtja e fëmijëve dhe familjeve më të cenueshme të prekur nga COVID-19”.  

Ndërsa COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm jetën tonë, jo të gjithë preken njësoj. UNICEF ka vendosur bashkëpunim me partnerët e saj për të mbështetur familjet dhe fëmijët që janë më të rrezikuar nga abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve, ose nga humbja e arsimimit dhe shërbimeve të tjera kritike gjatë kësaj krize.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Iniciativa përfshin shpërndarjen e mjeteve thelbësore të higjienës dhe kujdesit shëndetësor për familjet e cenueshme dhe qendrat e kujdesit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara, shpërndarjen e pajisjeve kompjuterike që do të mbështesin mësimin në distancë gjatë mbylljes së shkollave, sigurimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët dhe familjet dhe sigurimin e ekspertizës në zhvillimin e udhëzimeve të reja për mbrojtjen e fëmijëve gjatë pandemisë së virusit korona.

Në mënyrë që të sigurohet higjiena e mjaftueshme dhe kujdesi shëndetësor, 2,000 paisje higjienike, 1,500 pelena dhe material informues për familjet rome dhe egjiptiane, qendrat e kujdesit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shoqatat e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara do të shpërndahen nga UNICEF dhe Kryqi i Kuq.

Fëmijët dhe familjet më të cenueshme janë
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2020

Për të mbështetur mësimin në distancë për fëmijët e pa favorizuar, UNICEF, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi dhe OShC-të, do të shpërndajë 750 kompjuterë tablet për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët në familjet kujdestare, fëmijët që jetojnë në familje me një prind, dhe institucionet e mirëqenies sociale dhe fëmijët e komuniteteve romë dhe egjiptianë. Pesë laptopë, banerë dhe projektorë u dorëzuan në Institucionin "Mladost" për Fëmijët pa Kujdes Prindëror në Bijela, ku UNICEF ka partneritet me OJQ "Juventas" për t'iu siguruar 60 fëmijëve të moshës shkollore mbështetje ditore në mësimin online dhe mbështetjen psikosociale për ta trajtuar stresin dhe sfidat në lidhje me pandeminë COVID-19.  

Si pjesë e iniciativës, 90 prindër dhe fëmijët e tyre nga familje me një prind që janë të ekspozuar ndaj rreziqeve në rritje të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve janë duke marrë ndihmë psikologjike dhe ligjore pa pagesë nga OJQ "Parents" si personalisht ashtu edhe përmes linjës së tyre për ndihmë.

Në kuadër të kornizës së iniciativës, janë zhvilluar Udhëzime për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna dhe Shfrytëzimi përfshirë gjatë Pandemisë së virusit korona, dhe trajnimi i parë për zbatimin e udhëzimeve do të mbahet më 15 dhe 16 dhjetor, i cili duhet të rezultojë në përmirësimin e parandalimit dhe ndërhyrjeve më efikase nga praktikuesit në shëndetësi, mirëqenie sociale, polici dhe sisteme gjyqësore.

Gjithashtu, platforma online për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që drejtohet nga qendrat e kujdesit ditor (http://servisipodrskezasve.net/platforma/) është në proces të avancimit dhe kjo do të përfundojë deri më 20 janar 2021. UNICEF pret që një minimum prej 1.000 fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre do të pajisen me mbështetje interaktive, në distancë, me fokus të veçantë për situatën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Iniciativa "Mbrojtja e fëmijëve dhe familjeve më të cenueshme të prekura nga COVID-19" financohet nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd dhe Grupi 484.