Fëmijët në zemër të anëtarimit të BE-së dhe Agjendës 2030

Të drejtat e fëmijëve në qendër të çdo procesi reformash dhe shtyllë për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm – ky ishte mesazhi kryesor nga konferenca e sotme e organizuar me rastin e 35 vjetorit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës

UNICEF Mali i Zi
Konferencija povodom 35. godišnjice Konvencije
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
22 Nëntor 2024

PODGORICË, 22 nëntor 2024 – Mali i Zi është në një rrugë të rëndësishme drejt reformave dhe fëmijët duhet të jenë në qendër të të gjitha vendimeve përkatëse të politikëbërjes dhe investimeve, nëse duam ta bazojmë progresin në kapitalin njerëzor dhe ta bëjmë atë të qëndrueshëm.

Ky ishte një nga mesazhet kyçe nga konferenca e sotme “Të drejtat e fëmijëve në zemër të procesit të anëtarësimit në BE dhe Agjenda 2030”, e organizuar nga UNICEF në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi dhe BE-në dhe me mbështetjen e Fondit për Ndërtim të Paqes, me rastin e 35 vjetorit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.
 

Sofija Ivanović, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Sofija Ivanović hap konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

Konferenca nxori një “Zotim për Veprim" duke theksuar disa veprime konkrete për të avancuar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në vend. Në mesin e tyre janë thirrjet për:
·    Përfshirjen e të drejtave të fëmijëve në të gjitha strategjitë, politikat, reformat dhe veprimet e qeverisë që kanë të bëjnë me agjendën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe realizimin e Agjendës 2030;
·    Njohjen e fëmijëve dhe të rinjve si mbajtës të të drejtave dhe agjentë kritikë të ndryshimit dhe të krijojnë mekanizma për angazhim të rregullt;
·    Dizajnimin, zbatimin dhe bashkëfinancimin në vitin Anketa e grupit të treguesve të shumëfishtë (MICS) 2025 për të marrë të dhëna të reja të besueshme për fëmijët dhe gratë dhe për t'i bërë publike të dhënat për fëmijët në uebfaqen e Këshillit për të Drejtat e Fëmijës;
·    Investimin në të drejtat e fëmijëve në masën maksimale të burimeve në dispozicion dhe të zbatoni Buxhetimin për të Drejtat e Fëmijës për të siguruar që të drejtat e fëmijëve njihen siç duhet në Buxhetin e Shtetit;
·    Zhvillimin dhe zbatimin e programeve për të hyrë dhe aplikuar për Garancinë e BE-së për Fëmijët për të adresuar sfida të tilla si varfëria dhe pabarazia.
 

Bajram Krasnić, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Bajram Krasnić hap konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

“Është thelbësore të punohet së bashku me Qeverinë për të prioritizuar fëmijët dhe investuar fondet publike drejt shërbimeve cilësore për ta. Së pari, kemi nevojë për të dhëna të reja përmes një analize të re situatës për të drejtat e fëmijëve dhe grave. Kjo do të mundësojë targetim më të mirë të grupeve më të cenueshme, marrjen e të dhënave të besueshme për aftësinë e kufizuar, dhunën etj. Ndarja e burimeve të mjaftueshme nga buxheti i shtetit për këtë objektiv në vitin 2025 është thelbësor. Më tej, UNICEF-i është i gatshëm të bashkë-dizajnoj programe solide dhe të ofrojë asistencë teknike për instrumentet e reja të BE-së, të tilla si Garancia për Fëmijët dhe Plani i Rritjes. Kjo do t'i mundësojë Malit të Zi të përshpejtojë reformat për fëmijët në sektorë kyç”, tha Michele Servadei, Përfaqësuesja e UNICEF-it në Mal të Zi, në hapje të evenimentit.
 

Michele Servadei, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi, Michele Servadei, flet në konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

Fëmijët dhe të rinjtë e Malit të Zi hapën konferencën duke përdorur panelin e saj të parë për të ndarë pikëpamjet e tyre mbi çështjet kyçe të të drejtave të fëmijëve dhe për t'i bërë pyetje qeverisë dhe UNICEF-it.

“Është e rëndësishme që ne më në fund të bëhemi bartës të të drejtave, respektimi i të cilëve është i mandatuar shprehimisht nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Ne nuk jemi thjesht një dekorim dhe duam të luajmë një rol aktiv në formësimin e vendimeve që ndikojnë tek ne, prandaj kërkojmë nga ju që të punoni së bashku me ne për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe stimulues për çdo fëmijë”, tha Sofija Ivanović.

Miku i saj Bajram Krasniqi shtoi:

“Sinqerisht, nuk di shumë për standardet e BE-së, por do të dëshironim, për shembull, që ju të digjitalizoni arsimin për ne. Neve na duket se bashkëmoshatarët tanë nëpër Evropë po mësojnë në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Kjo do të siguronte që të gjithë fëmijët në Mal të Zi, duke përfshirë ata me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komunitetet pakicë si fëmijët romë dhe egjiptianë, të marrin arsim cilësor. Do të ndihmonte gjithashtu në zhdukjen e varfërisë së fëmijëve dhe do t'i jepte fund praktikës për kërkim të lëmoshës së fëmijëve.”

 

Dragoslav Šćekić, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Dragoslav Šćekić, Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ministër i Sporteve dhe Rinisë, flet në konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

Dragoslav Šćekić, Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve dhe Ministër i Sportit dhe Rinisë, theksoi përkushtimin e tij për të vazhduar kontributin në këtë temë të rëndësishme në periudhën e ardhshme përmes punës së Këshillit për të Drejtat e Fëmijës, organi gjithëpërfshirës këshillues i qeverisë në këtë fushë.

“Këshilli për të Drejtat e Fëmijëve, i cili bashkon të gjithë sektorët, ekspertët e njohur dhe fëmijët, do të ofrojë gjithmonë mbështetje të plotë për çdo ide dhe progres në këtë fushë. I falënderoj të gjithë, veçanërisht fëmijët, për pjesëmarrjen në panelin e sotëm dhe shpresoj që përmes bashkëpunimit aktiv të kontribuojmë në vazhdimësi në zbatimin e standardeve dhe rekomandimeve evropiane dhe ndërkombëtare që i janë dhënë Malit të Zi në këtë fushë”, tha Sçekiq.
 

Damir Gutić, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Damir Gutić, Ministër i Mirëqenies Sociale, Kujdesit për Familjen dhe Demografinë, flet në konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

Damir Gutiq, Ministër i Mirëqenies Sociale, Kujdesit Familjar dhe Demografisë, nënvizoi se qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar të vazhdojë avokimin intensivi dhe në vazhdimësi për promovimin e të drejtave të fëmijëve.

“Besoj se është thelbësore të forcohet dhe të nxitet bashkëpunimi midis të gjitha vendeve, si dhe me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin privat, për të përcaktuar së bashku programe që do të ndihmojnë në adresimin e sfidave kritike, duke garantuar njëkohësisht realizimin e të drejtave për çdo fëmijë. Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në BE dhe zbatimi i Agjendës 2030 janë procese plotësuese që mund të përshpejtojnë progresin në arritjen e të drejtave të fëmijëve. Përmes fondeve dhe mbështetjes së saj, BE-ja ndihmon vendet kandidate të arrijnë qëllimet që lidhen me fëmijët dhe siguron monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm të rezultateve të arritura. Vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, duke punuar në këto objektiva, jo vetëm që përmirësojnë kushtet për fëmijët, por edhe vendosin themelet për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë në tërësi”, tha Gutić.
 

Johan Satler, WCD
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2024
Johann Sattler, Ambasador i BE-së në Malin e Zi, flet në konferencën mbi të drejtat e fëmijëve, anëtarësimin në BE dhe Agjendën 2030, të organizuar në Podgoricë në përvjetorin e 35-të të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në nëntor të vitit 2024.

Progresi në reformat në lidhje me fëmijët do të përshpejtojë procesin e pranimit të Malit të Zi në BE, veçanërisht në kapitujt 19, 23, 26 dhe 28. Johann Sattler, ambasadori i BE-së në Mal të Zi, deklaroi se BE-ja i ka vënë të drejtat e fëmijëve në qendër të vlerave dhe ambicieve të saj si dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për ta përkthyer këtë progres në realitet.

“Për ta arritur këtë, jemi duke punuar në dy fronte kryesore. E para është mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi dhe eksploatimi, përfshirë edhe atë online, si pjesë e Strategjisë së BE-së për të Drejtat e Fëmijëve. E dyta është sigurimi i qasjes së lirë në kujdesin shëndetësor, arsim, ushqim cilësor dhe strehim adekuat për të gjithë fëmijët në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Evropë. Ky mekanizëm quhet Garancia e BE-së për Fëmijët”, tha ambasadori Sattler.

Ai theksoi se investimi tek fëmijët është një nga gjërat më të zgjuara që një vend mund të bëjë për të eliminuar varfërinë ekstreme dhe për të zhbllokuar potencialin për prosperitet shoqëror dhe rritje ekonomike. “Kjo është arsyeja pse BE-ja mbështet të drejtat e fëmijëve – si brenda BE-së ashtu edhe në Mal të Zi”, përfundoi ambasadori i BE-së.

Konferenca përfundoi me thirrje për veprim drejtuar qeverisë që të mbaj të drejtat e fëmijëve në qendër të procesit të anëtarësimit në BE duke zbatuar anketën MICS në 2025, duke zhvilluar Strategjinë e re për të Drejtat e Fëmijëve, duke investuar fonde të mjaftueshme për shërbime cilësore për fëmijët dhe familjet si dhe duke aplikuar për Garancinë e BE-së për Fëmijët për burime shtesë për reformat për fëmijët.