Dialogu i hapur me qytetarët për vaksinat kundër virusit korona

Anketa e kryer nga Ipsos tregon një rritje të vazhdueshme të numrit të qytetarëve që shfaqin gatishmërinë për t'u vaksinuar

UNICEF Mali i Zi
Për vaksinat
UNICEF
03 Shkurt 2021

PODGORICË, 3 SHKURT 2021 – Megjithëse ka pasur një rritje të dukshme dhe të vazhdueshme të numrit të qytetarëve që do të ishin të gatshëm të vaksinohen kundër virusit korona, shqetësimet në lidhje me shpejtësinë me të cilën janë aprovuar vaksinat e reja dhe rreziqet e tyre të mundshme shëndetësore, të menjëhershme si dhe afatgjata, mbeten dy arsyet kryesore pse qytetarët e Malit të Zi hezitojnë në lidhje me imunizimin kundër COVID-19. Këto janë gjetjet nga anketa e fundit e kryer nga Ipsos në Malin e Zi në janar në një mostër përfaqësuese në nivel kombëtar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Podgoricë dhe UNICEF-it. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të botës.

“Hulumtimi global i Ipsos tregon se besimi te vaksinat dhe numri i njerëzve që duan të vaksinohen po rritet çdo ditë në mbarë botën, ashtu siç është rasti edhe në Mal të Zi. Hulumtimet globale gjithashtu tregojnë se hezitimi nuk i ka rrënjët në besimin në teori konspiracioni, por në pyetjet që kanë njerëzit që nuk kanë informacion dhe shqetësimi i tyre se mund të përjetojnë efekte anësore të padëshiruara pasi të imunizohen nga vaksinat që janë zhvilluar relativisht shpejt”.

Vladimir Raičević, drejtor i agjencisë kërkimore Ipsos në Malin e Zi
Vladimir Raičević, drejtor i agjencisë kërkimore Ipsos në Malin e Zi
UNICEF-i në Mal të Zi / Duško Miljanić / 2019
Vladimir Raičević, drejtor i agjencisë kërkimore Ipsos në Malin e Zi

Sipas Përfaqësuesit të UNICEF-it në Malin e Zi, Juan Santander, këto të dhëna vënë në pah nevojën për të pasur ekspertë shëndetësorë që udhëheqin një dialog publik të vazhdueshëm, me bazë shkencore, rreth vaksinave kundër virusit korona.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

“Është thelbësore që profesionistët shëndetësorë të shpjegojnë, në një gjuhë të kuptueshme për të gjithë, të gjitha detajet në lidhje me procesin e prodhimit, shpërndarjes dhe ruajtjes së vaksinave të reja, si dhe të gjitha detajet që lidhen me llojet e vaksinave që janë në dispozicion dhe dallimet midis tyre, veçanërisht në lidhje me efektivitetin e tyre dhe efektet anësore të mundshme. Është gjithashtu thelbësore që nga ekspertët shëndetësorë të marrim vazhdimisht informacion të sinqertë dhe në kohë për çdo gjë që nuk është e njohur për momentin, pasi kjo është një sëmundje e re dhe vetë vaksinat janë të reja”.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Ambasadorja Britanike në Malin e Zi, Karen Maddocks, është e të njëjtit mendim me z. Santander, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore, të tilla si Qendra Klinike e Malit të Zi, Instituti i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Njerëzit mund të marrin vendime të bazuara në informacion në lidhje me vaksinat dhe mënyrën më të mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre vetëm nëse mund të jenë të sigurt që po marrin informacion të saktë nga autoritetet e tyre shëndetësore, bazuar në të dhënat më të përditësuara shkencore. Është e rëndësishme që autoritetet e shëndetësisë publike të jenë të hapura ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe të jenë në gjendje t'i adresojnë ato - kjo kërkon një mekanizëm për një dialog publik të vazhdueshëm dhe mund të ndihmojë në ndërtimin e nivelit të nevojshëm të besimit midis qytetarit dhe shtetit për të trajtuar një sfidë si pandemia në fjalë. Kjo bën që të ketë më pak të ngjarë që njerëzit t'i drejtohen burimeve më pak të respektueshme të informacionit”.

Karen Maddocks, Ambasadorja Britanike në Malin e Zi
Karen Maddocks, Ambasadorja Britanike në Malin e Zi.
UNICEF në Mal të Zi
Karen Maddocks, Ambasadorja Britanike në Malin e Zi.

Gjithsecili vend ka një organ rregullator që mbikëqyr sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave përpara se të aprovojë përdorimin e tyre të gjerë. Në nivelin global, është Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo që koordinon punën e një numri organesh teknike të pavarura që rishikojnë sigurinë e vaksinave para dhe pas prezantimit të tyre. Vaksinat e aprovuara nga OBSH-ja i nënshtrohen testeve rigoroze dhe provave klinike për të dëshmuar se ato janë të sigurta dhe efektive në kontrollimin e sëmundjes. Sa i përket virusit korona, më 31 dhjetor 2020, OBSH-ja vuri vaksinën e prodhuar nga Pfizer / BioNTech në listën e vaksinave të aprovuara për përdorim emergjent, duke e bërë atë vaksinën e parë që nga fillimi i shpërthimit të virusit korona (një vit më parë), që merr aprovimin e OBSH-së.

Pasi një vaksinë të ketë marrë aprovimin e nevojshëm, është e rëndësisë thelbësore që ajo të vihet në dispozicion në kohë dhe në mënyrë të paanshme për ata që kanë më shumë nevojë për të. Kjo është arsyeja prapa COVAX-it, një iniciativë globale që synon të sigurojë qasje të barabartë në vaksinat kundër virusit korona në të gjitha vendet, pavarësisht nga nivelet e tyre të të ardhurave. Duke qenë shpërndarësi më i madh i vaksinave në nivel global, UNICEF-i është duke u angazhuar, brenda COVAX-it, për të siguruar shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt të vaksinave të aprovuara nga OBSH-ja kundër virusit korona në të gjithë botën.