“Corona Party” për shënimin e fundit të pandemisë

Me rastin e Javës Botërore të Imunizimit, e cila fillon sot, është vënë në dispozicion të publikut një video e animuar e këngës “Corona Party”, të kënduar nga Ambasadori Kombëtar i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi, Rambo Amadeus

UNICEF Mali i Zi
vizual za pjesmu vakcine
UNICEF Crna Gora
26 Prill 2021

PODGORICË, 23 PRILL 2021 - Me rastin e Javës Botërore të Imunizimit, e cila fillon sot, nën mbështetjen e UNICEF-it dhe Ambasadës Britanike në Podgoricë, është vënë në dispozicion të publikut një video e animuar e këngës “Corona Party”, të kënduar nga Ambasadori Kombëtar i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Mal të Zi, Antonije Pushiq, ndryshe i njohur si Rambo Amadeus. Qëllimi i videos dhe këngës “Corona Party” është për t’iu përkujtuar të gjithë qytetarëve se zbulimet shkencore, si vaksinat dhe barërat kundër koronavirusit, dhe respektimi i masave të Mbajtjes së distancës, Pastrimit të duarve dhe Bartjes së maskës do t’i japë fund pandemisë globale dhe do të mundësojë kthimin në jetën normale sa më shpejt të jetë e mundur.

Videoja e animuar synon të sjellë një dozë të nevojshme inkurajimi dhe qetësie në luftën tonë të vështirë e të përditshme kundër koronavirusit. Falë shkencës, po shihet një dritë në fund të tunelit, kështu që duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për të mos u dorëzuar tani që jemi afër fundit të pandemisë. Me këtë video dhe këngë përmbajtjesore, ne po kopjojmë recetën e dëshmuar të paraardhësve tanë, të cilët në momentet më të vështira forcuan gjendjen e tyre shpirtërore dhe ngritën moralin me këngë dhe humor, ndërsa tani na duhet durim dhe respektim të rekomandimeve shkencore.

Antonije Pushiq, Ambasador Kombëtar i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it në Malin e Zi

Pushiq theksoi kontributin e kolegut të tij artist Darko Vlahoviq, i cili krijoi një video të animuar të betejës së vështirë të zhvilluar nga ana e punonjësve mjekësorë dhe shëndetësorë kundër koronavirusit, e ku shkenca fiton në fund.

Duke pasur parasysh sasinë e madhe të dezinformatave dhe teorive konspirative, publikimi i videos së këngës “Corona Party” është gjithashtu një mundësi për t’ia rikujtuar vetes se vaksinat janë ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë moderne. Nga fundi i shekullit të 18-të e deri më sot, ato kanë parandaluar epidemitë e sëmundjeve të shumta infektive dhe kanë shpëtuar miliona jetë. Lija, e cila mori jetën e 300 milion njerëzve vetëm gjatë shekullit të 20-të, u asgjësua me sukses në vitin 1979, falë zbulimit dhe aplikimit të një vaksine të sigurt dhe efektive. Poliomieliti - një sëmundje e rrezikshme që i ka marr jetën miliona njerëzve dhe ka paralizuar ose i ka lënë me aftësi të kufizuara miliona njerëz tjerë – tani, falë vaksinave, është sëmundje e rrezikshme endemike në vetëm dy shtete – në Pakistan dhe Afganistan. Virusi apo sëmundja e tetanusit të nënave dhe të porsalindurve, që është fatale për të porsalindurit, falë imunizimit të realizuar në korrik 2019, po thuaj se është eliminuar tërësisht në mbarë botën, ndërsa ende paraqitet në vetëm 12 shtete.

UNICEF Crna Gora