C-board e ndihmon Seidin të komunikojë më mirë

Një djalë me vështirësi në të folur përdor teknologjinë ndihmëse që nxit zhvillimin e tij

Milica Bogdanović
Seid
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
09 Dhjetor 2021

Podgoricë, 1. dhjetor 2021 – Seidi është një gjashtëvjeçar i gëzueshëm dhe i qetë, i cili shkon në kopsht dhe i pëlqen të dëgjojë muzikë. Ai është një djalë që ka vështirësi në të folur. Mirëpo, ai filloi të përdorë aplikacionin C-board (tabelë komunikuese) dhe komunikon duke përdorur simbole, kështu që prindërit e tij tani mund ta kuptojnë shumë më mirë se si ndihet ai dhe çfarë dëshiron. Aplikacioni është zhvilluar përmes programit “Një zë për çdo fëmijë” i implementuar nga Instituti për shkollim me mbështetjen e UNICEF-it.

“Para C-board-it kishte raste që të kishte dhimbje dhëmbi, të ishte nervoz dhe të qante dhe nuk mund të kuptonim se çfarë i ndodhte dhe çfarë po e dhimbte,” thotë Dorina Ljuca, nëna e Seidit.

Ajo thotë se aplikacioni i ri e ndihmon djalin të zgjedh një nga një sërë simbolesh që tregojnë aktivitetet e përditshme që kryejnë fëmijët dhe në këtë mënyrë t'i shpjegojë asaj se çfarë dëshiron ai.

,, Tani, kur ai dëshiron të hajë rrush, e gjen atë simbol në tavolinë, tregon gishtin dhe më pas dëgjohet një mesazh zanor - dua të ha rrush”.

Dorina Ljuca, nëna e Seidit
Dorina Ljuca
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Seidi me nënën Dorinën duke përdorur aplikacioin C-board, në Podgoricë, dhjetor 2021.

C-board i ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara të zhvillojnë gjestin e të treguarit, të inkurajojnë verbalizimin dhe të socializohen më lehtë me familjen dhe fëmijët e tjerë. Përveç aktiviteteve në shtëpi dhe komunikimit me prindërit, Seidi përdor aplikacionin C-board si në kopshtin e fëmijëve, ashtu edhe në Qendrën e resurseve.

Edukatorja e tij Snežana Šćekić thotë se aplikacioni përfshin aktivitete që djali i kryen në kopsht, si mëngjesi, dreka, shkuarja në tualet.

Snezana Scekic
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Edukatorja Snežana Šćekić tregon se si kur Seidi me ndihmën e simboleve tregon se çfarë dëshiron, edukatoret e kopshtit e shpërblejnë atë, në Podgoricë, dhjetor 2021.

,, Po vërej se djali është i interesuar për aplikacionin dhe që me dëshirë e përdorë atë. Kur ai tregon saktësisht se çfarë dëshiron, atëherë ne e shpërblejmë atë.”

Snežana Šćekić, edukatore

Edhe asistentja në kopshtit Mirnela Muratovic beson gjithashtu se Seidi tani komunikon më mirë me të dhe me edukatoret e tjera.

 

,, Për ta inkurajuar Seidin që të përdorte C-board, ne krijuam aktivitete në kopsht që ai pëlqen dhe kështu mundëm ta inkurajonim të përdorte aplikacionin“.

Mirnela Muratović, asistente kopshti
Mirnela Muratović
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Asistentja e kopshtit Mirnela Muratović thotë se me ndihmën e aplikacionit C-board, Seidi mund të komunikojë më lehtë me të dhe me edukatoret e tjera të kopshtit në Podgoricë, dhjetor të 2021.

Që nga viti 2019, këtë aplikacion e kanë marrë gjithsej 75 fëmijë me vështirësi në gjuhë dhe në të folur. Profesionistë nga tre qendra resursi punojnë me fëmijë, si dhe punonjës në pesë kopshte dhe shkolla në Podgoricë, Nikshiq dhe Tivar.

Anita Marić nga Instituti për shkollim shpjegoi se teknologjia ndihmëse është krijuar për të asistuar fëmijët të arrijnë komunikim verbal dhe joverbal. Përveç kësaj, ai ndihmon familjet dhe mësuesit që të ndërgjegjësohen lidhur me potencialin e plotë të fëmijëve.

Anita Maric
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Anita Marić nga Enti për shkollim tregon se si jep rezultat aplikacioni i hartuar nga ekspertë, në Podgoricë, dhjetor 2021.

,, Ne mund ta përdorim teknologjinë në mënyrën më të mirë dhe për qëllimet më të mira duke e aplikuar për qëllimin e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve, dhe këto janë aplikacionet që ekspertët kanë krijuar për t'i përdorur siç duhet dhe për të dhënë rezultatet e tyre.“ 

Anita Marić, Enti për shkollim

Programi “Një zë për çdo fëmijë” zbatohet nga Enti për shkollim që nga viti 2019. Ky program u zgjerua në vitin 2021 dhe është pjesë e një projekti rajonal të financuar nga Bashkimi Evropian që synon të zbusë ndikimin e pandemisë së Covid 19 në jetën e fëmijëve dhe familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.