Aplikacioni Bebbo – informata të besueshme për prindërit

Aplikacioni Bebbo u ofron prindërve të fëmijëve të moshës deri në 6 vjeç informata të besueshme për një sërë temash, duke përfshirë shëndetin, të ushqyerit, ushqyerjen me gji, sigurinë dhe të mësuarit e hershëm.

UNICEF në Mal të Zi
Aplikacioni Bebbo
UNICEF Mali i Zi
13 Shkurt 2022

PODGORICË, 13 SHKURT - Të qenët prind është ndoshta puna që ka më së shumti kërkesa. Ne duhet të ofrojmë mbështetje për çdo prind, pasi askujt nuk i bën më shumë për fëmijët sesa prindërve. Për këtë arsye, UNICEF-i po lanson aplikacionin Bebbo për prindërit e fëmijëve të moshës deri në 6 vjeç në 12 gjuhë, në 11 vende të këtij rajoni, duke përfshirë sot Malin e Zi, falë bashkëpunimit me Institutin e Shëndetit Publik dhe Delegacionin e BE-së. 

“I ftoj prindërit ta përdorin aplikacionin Bebbo, pasi u siguron atyre informata sistematike, të sakta dhe të besueshme në lidhje me shëndetin e fëmijëve të tyre. Ftoj gjithashtu kolegët e mi pediatër që t’i informojnë prindërit për këtë aplikacion dhe t'i motivojnë ata për ta përdorur”.

Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galić
Igor Galić
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić/2022
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Igor Galić, në prezantimin e këtij aplikacioni, në Podgoricë, shkurt 2022.

Aplikacioni Bebbo u ofron prindërve të fëmijëve të moshës deri në 6 vjeç informata të besueshme për një sërë temash, duke përfshirë shëndetin, të ushqyerit, ushqyerjen me gji, sigurinë, të mësuarit e hershëm dhe prindërimin pozitiv. Ka edhe lojëra të cilat prindërit mund t'i përfshijnë lehtësisht në rutinën e tyre të përditshme me fëmijët e tyre. Aplikacioni Bebbo ofron udhëzime edhe për prindërit në lidhje me mirëqenien e tyre.

 

Ivana Vukšić
UNICEF Mali i Zi
Ivana Vukšić, një nga prindërit e përfshirë në testimin paraprak të aplikacionit Bebbo në Mal të Zi, në Tivar, shkurt 2022

“Ndonjëherë shqetësohem nëse gjatësia dhe pesha e fëmijëve janë në përputhje me moshën e tyre dhe aplikacioni më ka ndihmuar ta sqaroj këtë. Ndoshta përmbajtja më interesante lidhet me idetë për lojëra për t’u zhvilluar me fëmijët çdo ditë. Ekziston edhe një orar vaksinimi dhe ne mund ta përcjellim se kur janë imunizuar fëmijët tanë dhe madje ta vendosim një lajmërim/njoftim rikujtues për vaksinën e radhës ose kontrollin shëndetësor të radhës.”

Ivana Vukšić, një nga prindërit e përfshirë në testimin paraprak të aplikacionit Bebbo

UNICEF-i shpreson se aplikacioni do të mbështesë më shumë nëna në Mal të Zi për të ushqyer me gji, pasi vetëm një në pesë nëna i ushqejnë fëmijët e tyre vetëm me gji gjatë gjashtë muajve të parë. Aplikacioni Bebbo gjithashtu mund të mbështesë më shumë baballarë që të përfshihen aktivisht në edukimin e fëmijëve të tyre gjatë viteve të para, pasi tani vetëm dy nga pesë baballarë u lexojnë dhe u tregojnë përralla fëmijëve, u këndojnë atyre, vizatojnë dhe luajnë me fëmijët në këtë moshë të re. Nëpërmjet aplikacionit Bebbo, prindërit mund të mësojnë për disiplinën pozitive për ta shmangur ndëshkimin trupor, si dhe t’i qartësojnë shqetësimet e tyre në lidhje me vaksinat që fëmijët duhet t’i marrin gjatë viteve të para të jetës.

 

“Gjashtë vitet e para ofrojnë një mundësi e cila vjen një herë në jetë për t’i krijuar themelet për mirëqenien e fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre. Në kuadër të aplikacionit Bebbo, UNICEF-i ka bashkuar forcat me Institutin e Shëndetit Publik dhe BE-në për t'iu përgjigjur një kërkese nga prindërit e Malit të Zi, të shprehur në hulumtimin e fundit të UNICEF-it, në lidhje me marrjen e informatave të besueshme në lidhje me zhvillimin e hershëm të fëmijëve të tyre përmes një aplikacioni për celular.”

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander
Huan Santander, šef predstavništva UNICEF-a u Crnoj Gori
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2022
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, në prezantimin e këtij aplikacioni, në Podgoricë, shkurt 2022.

Aplikacioni Bebbo është pjesë e një programi më të gjerë të mbështetjes nga BE-ja, që kjo e fundit dhe UNICEF-i po e zbatojnë në Mal të Zi për t’i ndihmuar prindërit dhe kujdestarët të rrisin fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm.

 

Ingve Engstrom, šef sektora za saradnju Delegacije EU u Crnoj Gori
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2022
Yngve Engström, Udhëheqës i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi, në prezantimin e këtij aplikacioni, në Podgoricë, shkurt 2022.

“BE-ja është shumë e lumtur ta mbështesë lansimin e këtij mjeti të ri dhe të mrekullueshëm për prindërit, i cili do t'u mundësojë atyre të marrin informata të duhura dhe shkencore për ditët e para të prindërimit, në gjuhën malazeze. Ai jo vetëm që ofron informata të dobishme, efikase dhe të sakta në lidhje me shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, por gjithashtu fokusohet në mirëqenien e prindërve, gjë që është shumë e rëndësishme gjatë pandemisë Covid-19.”

Yngve Engström, Udhëheqës i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Mal të Zi

Aplikacioni është i disponueshëm falas në gjuhën malazeze për të gjitha llojet e telefonave të mençur. Ai nuk përmban reklama dhe nuk mbledh asnjë informacion personal të përdoruesve. Çdo pjesë e përmbajtjes brenda aplikacionit Bebbo është sqaruar nga ekspertët e UNICEF-it dhe Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi.

 

UNICEF Mali i Zi

Aplikacioni Bebbo është pjesë e një programi efektiv të sistemit të fëmijërisë së hershme, qëllimi i të cilit është të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve duke mbështetur kujdestarët gjithashtu. Programi trevjeçar do të zgjasë deri në korrik të vitit 2023. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNICEF-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve dhe Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale.