Çdo fëmijë ka të drejtë të ketë qasje në arsim cilësor

UNICEF-i dhe partnerët e tij kanë siguruar pajisje për mësimin në distancë për fëmijët nga familjet më të cenueshme

Milica Bogdanović
Marija Marić
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
11 Shkurt 2021

Podgoricë, 11 shkurt 2021 – “Unë marr dhe dërgoj e-mail në tablet, të cilat janë të rëndësishme për mua për t'i ndjekur orët mësimore. Shpesh dëgjoj storje nga ora mësimore e gjuhës dhe letërsisë në uebfaqen UciDoma (Mëso në shtëpi)”, thotë Marija Maric, një vajzë trembëdhjetëvjeçare me aftësi të kufizuara e cila pranoi një pajisje të re për të marrë pjesë në mësimin online.

Me futjen e mësimdhënies online, fëmijët nga familjet më të cenueshme janë përballur me vështirësi shtesë në arsim, kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve të mësimit në distancë. Në Malin e Zi, 16% e familjeve me fëmijë nën moshën 18 vjeç nuk kanë qasje në kompjuter ose laptop me qasje në internet, gjë që rezulton në një hendek edhe më të madh digjital midis fëmijëve.

Marija
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Trembëdhjetëvjeçarja Marija teksa shpjegon se ajo e përdor pajisjen e re edhe për të komunikuar me shokët e shoqet nga shkolla, dhe kjo e ndihmon atë të kalojë kohë të lirë cilësore duke shfletuar internetin, në Podgoricë, shkurt 2021.

Në këtë drejtim, UNICEF-i në Mal të Zi, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, OJQ-në "Prindërit" dhe shoqatat e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ka filluar një iniciativë për t'u siguruar fëmijëve nga familjet më të cenueshme gjithsej 770 pajisje elektronike për t'ua mundësuar të marrin pjesë në mësimdhënien online për qëllime arsimimi dhe aftësimi. Shkalla e ndikimit të krizës me COVID-19 u përcaktua në bazë të "Vlerësimit të Shpejtë të Ndikimit Socio-Ekonomik të Epidemisë COVID-19 në Mal të Zi" të kryer nga sistemi i OKB-së në Mal të Zi.

Marija, e cila është në klasën e shtatë, është jashtëzakonisht e kënaqur që është një nga ata që pranuan një pajisje të re e cila do ta bëjë më të lehtë mësimin në distancë. Përveç për mësim, Marija e përdor pajisjen e re edhe për të komunikuar me shokët e shoqet nga shkolla, dhe kjo e ndihmon atë të kalojë kohë të lirë cilësore duke shfletuar internetin.

Marija Marić 2
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Marija dhe nëna e saj Ljubinka Potpara teksa eksplorojnë opsione në tablet që do t'ia lehtësojnë Marijas të mësuarit, në Podgoricë, shkurt 2021

Tableti është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët kanë probleme me shikimin, si Maria. Ekrani më i madh që ka tableti, në krahasim me një celular, është më i përshtatshëm për të, është më i lehtë për të që ta përdorë dhe ia lehtëson asaj të mësuarit.

Ljubinka Potpara, nëna e Marijias

Pajisjet elektronike për pjesëmarrje të suksesshme në orë mësimore po u jepen fëmijëve të cilët, sipas kritereve sociale, janë në gjendjen që kanë më së shumti nevojë dhe që ndjekin orët mësimore për të cilat është paraparë pjesëmarrja e detyrueshme online.

Nga gjithsej 770 pajisje tablet, 150 u janë dhënë fëmijëve në familje kujdestare, fëmijëve në familje me vetëm njërin prind dhe fëmijëve në komunitetet rom dhe egjiptian, ndërsa 320 pajisje tablet u janë shpërndarë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Zyrtarja e UNICEF-it për Mbrojtjen e Fëmijëve, Nela Krnic, shpjegon se, falë kësaj iniciative, fëmijët do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për qasje në arsim pa pengesa dhe nuk do të ndjehen të privuar nga ndjekja e orëve mësimore, por gjithashtu do të jenë në gjendje të bëjnë aktivitete të tjera jashtëshkollore, ngjashëm sikur bashkëmoshatarët e tyre. Ajo tha se shpreson se do të ketë më shumë iniciativa si kjo në të ardhmen në mënyrë që sa më shumë fëmijë nga grupet më të cenueshme të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për qasje në arsim cilësor.

Me ndihmën e tabletëve dhe nën mbikëqyrjen e prindërve të tyre, ata do të jenë në gjendje të ndjekin përmbajtje jashtëshkollore që është e përshtatshme për moshën dhe nevojat e tyre, gjë që do të bëjë që ata të informohen më mirë.

Nela Krnic, Zyrtare e UNICEF-it për Mbrotjen e Fëmijëve
Nela Krnić
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2019
Nela Krnic, Zyrtare e UNICEF-it për Mbrojtjen e Fëmijëve

Tamara Milic, udhëheqëse e arsimit parashkollor dhe gjithëpërfshirës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, tha se teknologjia ndihmëse, siç janë pajisjet e mençura, është e rëndësishme gjatë pandemisë dhe për një arsimim të mëtutjeshëm cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Tamara Milić
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Tamara Milic, udhëheqëse e arsimit parashkollor dhe gjithëpërfshirës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, tha se teknologjia ndihmëse, siç janë pajisjet e mençura, është e rëndësishme gjatë pandemisë dhe për një arsimim të mëtutjeshëm cilësor dhe gjithëpërfshirës, në Podgoricë, shkurt 2021.

Tabletët do t'u ndihmojnë fëmijëve jo vetëm në të mësuar, por edhe në përmirësimin e komunikimit dhe ndërveprimit. Fëmijët do të jenë në gjendje të fitojnë dhe të shprehin njohuri, por edhe të zhvillojnë në mënyrë të pavarur një komunikim kuptimplotë, efikas dhe efektiv dhe t'i shprehin nevojat e tyre.

Tamara Milic, udhëheqëse e arsimit parashkollor dhe gjithëpërfshirës

Shpërndarja e pajisjeve elektronike është pjesë e iniciativës: "Mbrojtja e fëmijëve dhe familjeve më të cenueshme të prekura nga pandemia COVID-19", e zbatuar nga UNICEF-i në Mal të Zi me mbështetjen financiare të Grupit 484 dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.