Studim mbi Fëmijët në Situatë Rruge në Kosovë

Studimi i Fëmijëve në Situatë Rruge në Kosovë ka për qëllim të ofrojë të dhëna dhe dëshmi rigoroze rreth rrethanave të fëmijëve në situatë rruge të cilat mungojnë në nivel vendi në Kosovë.

Shqip
UNICEF/2023

Karakteristikat kryesore

Studimi i Fëmijëve në Situatë Rruge në Kosovë ka për qëllim të ofrojë të dhëna
dhe dëshmi rigoroze rreth rrethanave të fëmijëve në situatë rruge të cilat
mungojnë në nivel vendi në Kosovë.

Studimi për Fëmijët në Situatë Rruge në Kosovë Studimi ka pasur qasje ndaj
të drejtave të fëmijëve në përputhje me Komentin e Përgjithshëm të Komitetit
të Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF) nr. 21 për Fëmijët në Situatë
Rruge (2017). Studimi është hartuar dhe zbatuar në bashkëpunim me akterët
kyç në Kosovë. Për realizimin e këtij studimi është angazhuar një konsulente
ndërkombëtare, e cila është mbështetur nga dy konsulente vendore në terren
në Kosovë.

Studimi me metoda të përziera, është realizuar në nivel vendi dhe për nga
fushëveprimi ka pasur dy objektiva kryesore. Objektivi i parë ka synuar të ofrojë
një profil bazë të fëmijëve në situatë rruge në Kosovë për sa i përket asaj se
çfarë i ka shtyrë ata në rrugë, por po ashtu edhe karakteristikat e tyre sociodemografike, situatat e tyre familjare, profilin e tyre arsimor dhe jetën dhe
punën e tyre në rrugë, si dhe shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Objektivi i dytë
kryesor i këtij studimi ka qenë dokumentimi i disponueshmërisë dhe nivelit të
përdorimit të shërbimeve shëndetësore, sociale dhe të tjera, si dhe identifikimi
i pengesave dhe mundësive për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbimet
tjera mbështetëse për fëmijët në situatë rruge. Këto gjetje janë kritike për
ndërhyrjet dhe aktivitetet që kanë për qëllim sigurimin që fëmijët në situatë
rruge dhe familjet e tyre janë të lidhura me shërbimet e duhura, se respektohen
të drejtat e tyre dhe u sigurohet mbështetja e nevojshme për integrimin e tyre
të plotë në shoqëri.

Në total, në situatë rruge janë identifikuar 130 fëmijë të moshës 6 deri në 17
vjeç në 8 regjione të Kosovës. Numri më i madh i fëmijëve në situatë rruge
është hasur në Prishtinë (n=39), pasuar nga Ferizaj (n=20), Gjakova (n=20), Peja
(n=18), Prizreni (n=18), Dragashi (n=5), Fushë Kosova (n=5), dhe Klina (n=5).
Gjatë kohës së intervistimit, 46% e fëmijëve kanë qenë me prind/kujdestar
në rrugë, më pak se një e katërta (23%) kanë qenë me vëllezër e motra, 17%
e tyre kanë qenë me bashkëmoshatarë dhe 11% e tyre janë hasur vetëm në
rrugë. Mbi gjysma (58%) e fëmijëve në situatë rruge të identifikuar kanë qenë
djem, ndërsa 42% kanë qenë vajza. Një e treta (33%) e fëmijëve të intervistuar
kanë qenë të moshës nga 6 deri në 10 vjeç, 49% e tyre kanë qenë të moshës
10 deri në 14 vjeç dhe 18% e tyre kanë qenë të moshës nga 15 deri në 17 vjeç.
Disa fëmijë kanë raportuar se kishin vëllezër e motra në rrugë më të vegjël se
5 vjeç (5%), dhe 36% kanë raportuar se kishin vëllezër e motra në situatë rruge
nga mosha 5 deri në 10 vjeç.

Autorët
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip, Serbe