Kriza 3-mujore e ushqyerjes me qumësht gjiri: Çfarë është dhe si ta kapërceni atë
Shumë nëna gjejnë aspekte të ushqyerjes me qumësht gjiri më sfiduese rreth muajit të tretë të gjidhënies. Të kuptojmë pse, dhe çfarë nënkuptojnë në të vërtetë këto shenja.
Shpesh, kur foshnjat e ushqyera me qumësht gjiri janë rreth tre muajsh, diçka ndryshon. Ndonjëherë quhet "krizë e ushqyerjes me qumësht gjiri", dhe simptomat mund të ndryshojnë. Këto simptoma mund të paraqiten si rastet kur një foshnjë qan ose bën zhurmë papritur gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri, refuzon të kapë gjirin, ose hap e mbyll gojën.
Meqenëse kjo sjellje shpesh vjen me ndryshime të tjera - siç janë gjinjtë që ndihen më të butë dhe më pak "të plotë", ose rrjedhin më rrallë se më pare - shumë nëna mendojnë se nuk po prodhojnë më qumësht të mjaftueshëm.
Kjo është rrallë ajo që ndodh, thonë specialistët e laktacionit. Fillimi i ofrimit të qumështit formulë në atë fazë (ose provimi i trukeve të tjera, si "zgjatja" e kohës midis ushqyerjeve) mund të dëmtojë furnizimin dhe të shkurtojë një rrugëtim ushqyerjeje me qumësht gjiri.
Pra, cilat janë shenjat e krizës tre-mujore të ushqyerjes me qumësht gjiri, çfarë e shkakton atë, dhe nëse doni të vazhdoni ushqyerjen me qumësht gjiri, çfarë mund të bëni?
Shenjat që tregojnë se jeni në një krizë tremujore të ushqyerjes me qumësht gjiri, dhe se pse ajo po ndodhë.
Së pari, specialistët e laktacionit thonë se kjo krizë nuk është diçka që ndodh pikërisht në muajin e tretë, dhe nuk ndodh për të gjitha foshnjat. Nëse ndodh, zakonisht ndodh kur foshnjat janë rreth tre deri në katër muajsh, dhe mund të zgjasë për një ose dy ditë, ose për një muaj.
Rreth kësaj periudhe kohore, ndodhin ndryshime në trupin e nënës. Nëse nënat dikur kanë ndjerë refleksin e nxjerrjes së qumështit, ndjesinë e vogël shpuese në fillim të një ushqyerjeje kur qumështi fillon të lirohet, kjo ndjesi shpesh zbehet rreth muajit të tretë. Nënat, gjithashtu, ndonjëherë ndalojnë rrjedhjen midis vakteve.
Mbi të gjitha, thotë Emma Pickett, një eksperte ndërkombëtare e laktacionit e çertifikuar nga bordi (IBCLC) me seli në Mbretërinë e Bashkuar, gjinjtë mund të fillojnë të ndihen më pak "të plotë".
"Kur arrijmë në tre muaj, është shumë e zakonshme që furnizimi i nënave të rregullohet dhe të ketë atë ndjesi butësie, dhe që gjiri të mos ndihet i fryrë dhe i plotë, edhe nëse kalon pak kohë midis vakteve. Për shumë nëna, kjo është shumë e frikshme", thotë ajo. "Ato nuk e kanë atë ndjesi rëndese dhe supozojnë se kjo do të thotë ulje e furnizimit."
Por kjo nuk është ajo që ndodh në të vërtetë, thotë ajo. Përkundrazi, është një ndryshim natyror që ndodh ndërsa trupi bëhet më i aftë të rregullojë prodhimin e qumështit.
Për të njëjtën arsye, nënat që përdorin pompën mund të shohin gjithashtu se papritmas prodhojnë më pak qumësht sesa më parë, thotë Olivia Hinge, një konsulente tjetër ndërkombëtare e çertifikuar nga bordi i laktacionit (IBCLC) dhe mami me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
"Nënat që janë duke ushqyer me qumësht gjiri për tre muaj, e provojnë dhe vazhdojnë të ushqejnë foshjnat e tyre dhe papritmas mendojnë: “O Zot i madh. Më parë isha në gjendje të pompoja 120 ml menjëherë, dhe tani kam 20 ml. Kjo është normale, furnizimi rregullohet vetë", thotë ajo. "Trupi nuk e di, në fillim, nëse kemi një fëmijë, dy fëmijë, tre fëmijë. Sa më shumë kërkojmë, aq më shumë furnizohemi, në terma të thjeshtë.”
"Pra, në ato javë të para, mund të pomposh shumë, ndërsa më vonë, trupi yt [mendon], 'Unë e di saktësisht se çfarë i duhet fëmijës tim." "E di se si po rritet fëmija tim." Kjo përshtatje e prodhimit të qumështit sipas fëmijës suaj, dhe fakti që trupi shpesh i përgjigjet më efektivisht thithjes së foshnjës, sesa një pompe, të dyja mund të nënkuptojnë që gratë të fillojnë të pompojnë më pak.
Disa nënave gjithashtu mund t'u kthehet cikli menstrual në të njëjtën kohë. Ndërsa kjo gjithashtu mund t'i bëjë ato të mendojnë se trupi i tyre nuk po prodhon më mjaftueshëm qumësht, kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka lidhje midis kthimit të ciklit menstrual të nënës dhe aftësisë së saj për të prodhuar qumësht gjiri.
Pavarësisht nëse gjinjtë ose trupi i nënës kanë ndryshuar apo jo, diçka tjetër shpesh ndodh në këtë fazë: vetë foshnja.
"Foshnjat ndryshojnë," thotë Pickett. "Foshnjat e marrin shumë më shpejt gjirin, kështu që foshnjat që mund të jenë ushqyer për 40 minuta papritmas ushqehen për tetë minuta."
Kjo mund t'i bëjë familjet të ndihen sikur foshnja nuk po ushqehet më qumësht "të mjaftueshëm". Por zakonisht nuk është kjo ajo që ndodh, përkundrazi, foshnjat thjesht janë bërë shumë më të mira në ushqyerje. "Ato janë shumë më efikase. "Ato e marrin qumështin që duan më shpejt, më lehtë, kështu që nuk kalojnë orë të tëra në gji", thotë Hinge.
Foshnjat gjithashtu kalojnë nëpër ndryshime zhvillimore pothuajse në të njëjtën kohë që i bëjnë më të vetëdijshëm për botën përreth tyre, dhe më të interesuar për të, thotë ajo. "I vendosni në gji, siç bënit më parë, dhe foshnjat thonë, nuk e dua këtë. Nuk do ta thith vetëm atë, faleminderit. Do të shoh përreth se çfarë po ndodh në botë. Dhe është ky fëmijë në ndryshim që më parë mund ta fusnit në gji dhe ai thithte, dhe tani thotë, nuk e dua këtë."
Foshnjat gjithashtu fillojnë të ushqehen me qumësht gjiri shumë më shpesh në kohë të caktuara, ndonjëherë të quajtura "ushqim në grup", për të provuar të stimulojnë më shumë prodhimin e qumështit, thekson Helen Ball, drejtoreshë e Qendrës së Foshnjërisë dhe Gjumit në Durham, Britani e Madhe dhe një studiuese që studion laktacionin tek foshnjat. Kjo shpesh ndodh pak përpara, ose ndërsa ato kanë, një rritje të shpejtë.
Rritjet e shpejta mund të jenë tipike rreth muajit të tretë.
Ekspertët vërejnë se edhe pritjet shoqërore mund të luajnë një rol. Disa njerëz besojnë se, deri në muajin e tretë, foshnja e tyre duhet të flejë një numër të caktuar orësh pa u ushqyer gjatë natës. Kjo nuk është e vërtetë. Por, nëse një foshnjë zgjohet më shpesh, prindërit ndonjëherë mendojnë se kjo ndodh sepse janë të uritura dhe nuk marrin mjaftueshëm qumësht përmes ushqyerjes gji.
Kur prodhimi i qumështit mund të jetë problem
Megjithatë, për disa gra, ka disa arsye pse furnizimi mund të jetë duke u zvogëluar, thonë specialistët.
Një arsye është se, deri në këtë javë të 12-të, shumë foshnje janë inkurajuar të fillojnë të "flenë gjatë gjithë natës". Por, thekson Helen Ball, drejtoreshë e Qendrës së Foshnjërisë dhe Gjumit në Durham dhe një studiuese që studion laktacionin dhe gjumin e foshnjave, ushqyerja e një të porsalinduri është edhe "më e rëndësishme gjatë natës, sepse prodhoni më shumë prolaktinë gjatë natës". Në disa raste, ndërprerja e këtyre ushqyerjeve të natës mund të dëmtojë prodhimin e qumështit.
Për nënat që përdorin pompën, veçanërisht, një shkak tjetër mund të jetë zvogëlimi i numrit të seancave të pompimit me kalimin e kohës. Sa më rrallë të hiqet qumështi nga gjiri, aq më pak qumësht fillojnë të prodhojnë gjinjtë.
Dhe në disa raste, përpjekjet për të humbur peshën e fituar gjatë shtatzënisë - veçanërisht përmes metodave ekstreme, siç është një dietë e shpejtë, mund të ndikojnë në furnizim.
Por zakonisht, thonë ekspertët e laktacionit, një rënie në prodhimin e qumështit nuk është ajo që fshihet pas krizës tremujore të ushqyerjes me gji. Edhe nëse është (ose mund të jetë), ata këshillojnë të njëjtat hapa të mëtejshëm.
Çfarë të bëni gjatë krizës tremujore të ushqyerjes me gji
Së pari, thonë ata, mos u panikoni. Mos harroni se shumica e "shenjave" që mendojmë se na tregojnë se po humbasim furnizimin tonë në të vërtetë nuk e nënkuptojnë këtë. (Lexoni më shumë se si të dini se trupi juaj po prodhon mjaftueshëm qumësht gjiri).
"Foshnja, një mëngjes të tërë, është shumë e nevrikosur, nuk do të ushqehet, po ju refuzon, të gjitha të tjerat, e ju mendoni 'O Zot, çfarë nuk shkon?' Dhe thjesht ju dëshpëroheni, 'Furnizimi im me qumësht ka mbaruar. Do t'i jap një shishe,'" thotë Hinge. "Ju i keni bërë të gjitha këto brenda një periudhe tetë-orëshe. Ndërsa ajo që ne në të vërtetë duhet të jemi në gjendje të bëjmë është të themi, 'Është në rregull. Le të shohim se si është e gjithë gjendja'", thotë ajo.
"Dhe mendoj se është të përpiqemi të mos japim shishe si zgjidhje emergjente, sepse kjo nuk është një emergjencë. Një foshnjë që po shton në peshë mirë dhe është klinikisht mirë, duke përmbushur objektivat, nuk është një emergjencë. Kjo situare ndoshta duhet të ketë reflektimin se 'Duhet të shkoj tek një punëtor shëndetësor ose një pediatër, ta peshojë foshnjën time, të qetësohet'."
Nëse jeni të shqetësuar për furnizimin tuaj me qumësht gjiri, është e rëndësishme të vazhdoni ta ushqeni foshnjën tuaj në mënyrë të përgjegjshme, sipas sinjaleve të foshnjës suaj, në vend të një orari. Nëse po përdorni pompë, vazhdoni ta bëni këtë shpesh, në vend që të ndërprisni seancat. Mos harroni se "shumica dërrmuese e nënave që janë të shqetësuara për prodhimin e qumështit kanë një shkak që është i rregullueshëm", thotë Pickett. "Për shumicën e nënave që vijnë tek unë dhe kanë probleme me prodhimin e qumështit, kjo lidhet me pozicionimin dhe puthitjen, foshnja thjesht nuk është puthitur siç duhet me gjirin e nënës. Ka diçka që ndodh me kapjen e gjirit. Pasi kjo të korrigjohet, prodhimi kthehet në atë që ne shpresojmë."
Nëse jeni të shqetësuar për prodhimin e qumështit tuaj, flisni me një punëtor shëndetësor. Por, thekson Hinge, kriza tremujore e ushqyerjes me qumësht gjiri ndoshta nuk ka të bëjë fare me qumështin tuaj të gjirit - janë ndryshimet që po kalojnë si trupi juaj ashtu edhe foshnja juaj.
"Gjidhënia juaj me qumësht gjiri është përmbysur dhe është shumë, shumë normale, por me të vërtetë mund të minojë besimin tuaj në aftësinë tuaj për të prodhuar mjaftueshëm qumësht", thotë Hinge.
___________________________________________
Në UNICEF, ne e dimë se ushqyerja me qumësht gjiri mund të jetë sfiduese. Megjithatë, ne besojmë se, me mbështetje, ushqyerja me qumësht gjiri mund të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse ne avokojmë që institucionet, shoqëritë dhe sistemet të ofrojnë më shumë mbështetje në mënyrë që gratë që duan të ushqejnë me foshnjat e tyre me qumësht gjiri të jenë në gjendje ta bëjnë atë, për shembull, duke rritur investimet në programe që mbështesin ushqyerjen me qumësht gjiri, duke zbatuar politika të tilla si pushimi me pagesë i lehonisë dhe pushimet për ushqyerjen me qumësht gjiri, dhe duke ofruar këshillim për ushqyerjen me qumësht gjiri si pjesë e mbulimit rutinor shëndetësor.