Marrëveshja e re BE-Turqi për refugjatët dhe migrantët mund t’i lërë fëmijët në rrezik: UNICEF

22 Mars 2016

GJENEVË, 22 mars 2016 – Sot, UNICEF-i shprehu shqetësimin se marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Turqisë, që do të hyjë në fuqi këtë javë, nuk trajton nevojat humanitare urgjente të 19,000 fëmijëve refugjatë dhe migrantë të ngecur në Greqi.

Fëmijët  përbëjnë 40 për qind të popullatës së refugjatëve dhe migrantëve në Greqi. Përllogaritjet tregojnë se fëmijët e pashoqëruar përbëjnë 10 për qind të popullatës së fëmijëve.

UNICEF paralajmëroi se marrëveshja e re mund t’i shtynte fëmijët dhe familjet të ndërmerrnin rrugë të tjera më të rrezikshme, përfshirë edhe Detin e Mesdheut Qendror.

UNICEF mirëpret angazhimin e liderëve të BE-së për përcaktimin e statusit individual të refugjatëve dhe migrantëve sesa dëbimet kolektive, praktikat e kthimit pas, ose masat e tjera që mund të jenë të dëmshme për fëmijën.

Megjithatë,  agjencia e fëmijëve kërkon trajtimin e një sërë prioritetesh:

  • Identifikimin si duhet të fëmijëve të pashoqëruar dhe të ndarë dhe marrjen në kujdesin mbrojtës, në vend të paraburgimit. Atyre u jepet e drejta për një dëgjesë dhe vlerësim të plotë të interesave të tyre më të larta përpara marrjes së ndonjë vendimi për ta, përfshirë edhe kthimin pas. Kapacitetet e institucioneve shtetërore në Greqi kanë nevojë për t’u zgjeruar dukshëm në mënyrë që të merret me këtë ngarkesë të re.  
  • Zgjerimin me shpejtësi të shërbimeve të mbështetjes së fëmijës dhe familjes, siç janë qendrat miqësore me fëmijën, dhe hapësirat e sigurta për nënat dhe foshnjat në shërbimet ‘Blue Dots’.
  • Fëmijët e ngecur për periudha të gjata në Greqi do të kërkojnë një sërë shërbimesh bazë të zgjeruara, siç është arsimi në emergjenca. Shumë fëmijë kanë qenë jashtë sistemit shkollor për disa muaj dhe do të përfitonin edhe nga të nxënit për një kohë të shkurtër.
  • Për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve midis fëmijëve, një vëmendje urgjente i duhet kushtuar vaksinimit të fëmijëve refugjatë dhe migrantë, veçanërisht pasi shumë prej tyre kanë jetuar në kushte johigjienike për javë të tëra. Një përgjigje fillestare do të përfshinte vaksinimin kundër fruthit, poliomielitit dhe infeksioneve pneumonike.   

Kontakte me mediat

Anila Miria
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun
UNICEF
Tel: +35569 20 29 021
Tel: +35569 20 24 185

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmijë gjatë të gjitha veprimtarive të tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur fëmijët më vulnerabël dhe të përjashtuar, në mënyrë që të gjithë fëmijët kudo që janë të mund të përfitojnë.

Për më tepër informacion rreth UNICEF-it në Shqipëri dhe punës së tij, vizitoni: www.unicef.org.

Niqeni UNICEF Shqipëri në mediat sociale si:  YouTube, Instagram dhe Facebook