U-Report
Zëri i të rinjve shqiptarë vlen!
- Gjendet në:
- English
- Shqip
Jeta e adoleshentëve dhe e të rinjve në vende si Shqipëria po sfidohet në disa aspekte. Për shkak të tranzicionit të gjatë politik dhe konflikteve politike nga njëra anë, dhe zhvillimit ekonomik të ngadaltë nga ana tjetër, shumë të rinj zgjedhin emigrimin si rrugën e vetme për të dalë nga një situatë që ata e konsiderojnë të pashpresë. Shpesh, zëri i të rinjve nuk dëgjohet, pasi ka një mungesë koordinimi ndërmjet tyre dhe brenda institucioneve arsimore dhe shoqërore ku ata marrin pjesë. Nuk ekzistojnë as forume për komunikim efikas ndërmjet politikëbërësve të rinj. Kjo situatë mbizotëron në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për të siguruar një platformë dhe për të diskutuar se si të rinjtë shqiptarë të shpëtojnë nga përtacia dhe pasiviteti, Mali i Zi dhe Kosova* u bënë pjesë e komunitetit “U-Report” në kuadër të platformës “U-Report” për Ballkanin Perëndimor, e cila përfaqëson një përpjekje të veçantë të përbashkët për të trajtuar çështjet e të rinjve në kontekstin nënrajonal.
“U-Report” është një instrument dixhital pa pagesë dhe anonim, i krijuar nga UNICEF-i për ndërveprimin midis të rinjve të moshës 15 vjeç e lart.
Kjo platformë nxit dialogun, lirinë e shprehjes, dhe ju siguron të rinjve platformën dhe zërin për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe për të formësuar zhvillimin e politikave, dhe për t’u informuar më shumë për çështje që janë të rëndësishme për ta, në mënyrë që të sjellin ndryshimin në komunitetet e tyre.
Raportuesit e kësaj platforme(U-Reporters) regjistrohen në “U-Report” nëpërmjet Viber-it, Facebook-ut, Messenger-it dhe WhatsApp-it për të dhënë përgjigje të lira dhe anonime për sondazhet që bazohen në çështje dhe sfida të përbashkëta në ato komunitete ku të rinjtë janë të pranishëm.
“U-Report” ka në qendër të rinjtë dhe kërkon zgjidhje prej tyre për problemet dhe sfidat.
Rezultatet nxjerrin në pah informacione dhe perceptime të rëndësishme për çështje me përparësi në nivel kombëtar dhe vendor. Sondazhet përqendrohen te sfidat që kanë më shumë lidhje me “U-Reporters” në komunitetet e tyre përkatëse, dhe iu sigurojnë të rinjve mjetet dhe kanalin për të pohuar dhe diskutuar mendimet dhe kënaqshmërinë e tyre lidhur me të drejtat, barazinë, si dhe zhvillimet socio-politike dhe ekonomike.