Aftësitë & punësimi

Të nxënit & Aftësitë

young people discussing and learning on computers
UNICEF Albania/2026/Prifti

Vizioni

Një e ardhme ku çdo i ri në Shqipëri ka një rrugëtim të qartë nga arsimi drejt mundësive, punës së denjë dhe një jete ku mund të bëjë zgjedhjet e veta.

Sfidat

Të rinjtë janë pasuria më e madhe e Shqipërisë, megjithatë shumë prej tyre përballen me pengesa gjatë kalimit nga arsimi drejt punës së denjë. Sot, pothuajse 1 në 4 të rinj në Shqipëri nuk janë në arsim, punësim apo trajnim (NEET), duke u përballur me rrezikun e përjashtimit social, cënueshmërisë ekonomike dhe humbjes së kapitalit njerëzor, i cili është thelbësor për të ardhmen e vendit.

Zgjidhja

Garancia Rinore (GR) ofron një zgjidhje të fuqishme. Si pjesë e reformave të Shqipërisë për integrimin në BE, Garancia Rinore siguron që çdo i ri deri në moshën 29 vjeç të marrë një ofertë cilësore për punësim, vazhdim të arsimit, praktikë profesionale ose stazh brenda 4 muajve nga përfundimi i shkollimit ose nga momenti kur mbetet i papunë.

 

UNICEF po investon në Garancinë Rinore sepse ajo:

  • Thyen ciklin e cenueshmërisë duke u ofruar adoleshentëve dhe të rinjve rrugë drejt zhvillimit të aftësive dhe punësimit;
  • Përputhet me prioritetet e BE-së në kuadër të Kapitullit 19 (Politikat Sociale), duke qenë një element qendror i agjendës së Shqipërisë për anëtarësimin në BE;
  • Fuqizon zhvillimin e kapitalit njerëzor, i cili është kyç për rritjen dhe stabilitetin ekonomik;
  • Promovon barazinë dhe gjithëpërfshirjen, duke siguruar që vajzat, të rinjtë në zonat rurale, të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe ata në rrezik migrimi të mos mbeten pas.
  •  

Përmes partneriteteve me qeverinë, punëdhënësit dhe shoqërinë civile, UNICEF mbështet:

  • Zhvillimin e aftësive në shkolla dhe komunitete;
  • Orientimin profesional dhe ndërhyrjen e hershme për të reduktuar braktisjen e shkollës;
  • Modele novatore për të nxënit në vendin e punës dhe praktikat profesionale;
  • Mjete digjitale për të lidhur të rinjtë me mundësitë në mënyrë të shpejtë dhe efektive.