Ngjallja e kuriozitetit dhe aventurës në mësim

Rrjeti i mësimit nga përvoja e sjell shkencën dhe aktivitetet praktike mësimore më afër nxënsve dhe mësuesve

Girl wearing purple jacket walking through plants in the Botanical Garden in Skopje
UNICEF North Macedonia / Nimani / 2024

Shoqata Ekologjike Maqedonase, Kopshti Botanik Shkup, Instituti Hidrobiologjik i Ohrit, Qendra Arsimore Negrevo, “Narodna Tehnika”, Parku Nacional Galiçica dhe së fundmi, Laboratori i Bioteknologjisë, i cili menaxhohet nga Qyteti i Shkupit dhe Drisla, janë bashkuar për ta formuar Rrjetin e mësimit nga përvoja.

Rrjeti u krijua me mbështetjen e UNICEF-it dhe është i financuar nga Suedia për të krijuar mundësi shtesë për fëmijët që të mësojnë rreth mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes eksperimenteve, aktiviteteve praktike dhe reflektimit kritik mbi përvojat e tyre. Këtu janë dhënë disa nga punëtoritë që ofrohen.

Riprodhimi i bimëve

Kopshti botanik, Shkup
Instructor from the Botanical Garden shows a group of children an experiment with plants
UNICEF North Macedonia / Acevski / 2024

Riprodhimi është një nga vetitë themelore të të gjithë organizmave të gjallë. Kjo veçori mundëson vazhdimin e një specieje ndër breza. Megjithatë, degradimi mjedisor dhe ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë stres mjedisor që mund të ndikojë në riprodhimin dhe shumimin e bimëve.

Kjo punëtori tërheqëse 3-orëshe, e hapur për nxënënsit nga klasa 1 deri në 9 mund të strehojë deri në 30 pjesëmarrës. Qëllimi kryesor i saj është ta lehtësojë një kuptim të thellë të fazave magjepsëse të riprodhimit të bimëve, duke eksploruar gjithashtu ndërveprimin midis qelizave dhe mjedisit të tyre.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Të ushqyerit e bimëve

Kopshti botanik, Shkup
Boy wearing glasses and a black and white jacket looks closely at a plant during an experiment organized within the Climate Action event in Skopje
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Bimët janë si kuzhinierët e vegjël. Ata e përgatisin ushqimin e tyre duke përdorur rrezet e diellit, ujin dhe ajrin. Pjesët e gjelbra të bimës, si gjethet e tyre, veprojnë si panele diellore. Ato e thithin energjinë e diellit dhe e përziejnë atë me ujë dhe dioksid karboni. Pastaj, si magji, ato krijojnë gjëra të shijshme të quajtur niseshte. Dhe merreni mend çfarë? Si bonus, na japin edhe oksigjen të freskët për të marrë frymë!

E hapur për nxënësit e klasave I deri në IX, puëntori laboratorik 3-orësh për 30 pjesëmarrës u jep fëmijëve mundësinë të mësojnë se për të lulëzuar bimët kanë nevojë për gjëra të caktuara. Gjatë gjithë punëtorisë, nxënënsit eksplorojnë strukturat brenda qelizave bimore, duke zbuluar sistemet e specializuara përgjegjëse për transportimin e ujit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë bimën. Përveç kësaj, ata angazhohen në një aktivitet praktik duke përdorur një teknikë të veçantë për ta identifikuar grupin e larmishëm të ngjyrave të pranishme brenda bimëve.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Organizmat e gjalla dhe mjedisi i tyre

Instituti Hidrobiologjik, Ohër
Girl holding a net, walks through the City Park Skopje searching for butterflies as part of experiential learning workshop organized within the Climate Action event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Ekosistemet ujore janë mjedise me bazë uji, ku organizmat e gjallë ndërveprojnë me veçoritë fizike dhe kimike të rrethinës së tyre. Këta organizma ujorë mbështeten në ujin për ushqim, strehim, riprodhim dhe aktivitete të tjera thelbësore. Çdo specie përshtatet me rolin e saj specifik brenda ekosistemit, duke zënë një vend të veçantë nëpërmjet përshtatjes dhe ndërveprimit.

Për nxënësit e klasave I deri në IX, punëtoria 3-orëshe ofron një mundësi për të eksploruar lloje të ndryshme të habitateve ujore. Ata mësojnë ta masin dhe të mbledhin të dhëna në lidhje me parametrat fizikë dhe kimikë. Ata gjithashtu mbledhin mostra për analiza laboratorike dhe i krahasojnë rezultatet nga hulumtimi i tyre.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Shtëpia e kurthit të mizave

Qendra Arsimore për Ruajtjen e Natyrës - Negrevë
Girl with long brown hair and white t-shirt looks through a microscope during the experiential learning workshop at the Climate Action event in the park
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Tokat torfe (me myshk), ato ekosisteme magjepsëse, strehojnë shtresa bimësh pjesërisht të kalbura dhe organizma të tjerë të fshehur. Për nxënësit e klasave I deri në IX, një punëtori 3-orëshe ofron një shans për të eksploruar habitate të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, ata do të gërmojnë në botën e tokave torfe si një ekosistem, duke vëzhguar natyrën, duke regjistruar faktorët fizikë, duke kuptuar presionet dhe kërcënimet dhe duke eksploruar ndikimin në speciet makroskopike të kafshëve dhe bimëve që jetojnë atje.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore. 

Eksploroni ekosistemin e moçaleve

Qendra Arsimore për Ruajtjen e Natyrës - Negrevë
Experiential learning workshop in the City Park Skopje as part of the Climate Action and Environmental Education event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Imagjinoni një botë ku ndërthuren uji dhe toka, ku bari lëkundet nga flladi i butë dhe ku krijesat e fshehura lulëzojnë. Kjo është mbretëria e kënetave - një lloj ligatinash magjepsës që na bën thirrje t’i eksplorojmë sekretet e saj.

Për nxënësit e klasave I deri në IX, gjatë punëtorisë 3-orësh nxënësit mësojnë për këtë habitat ujor dhe organizmat e tij të gjallë dhe njihen me mënyrën se si ato ndikohen nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i mjedisit. Nxënënsit mund të vëzhgojnë, mbledhin dhe analizojnë lloje të ndryshme makroskopike të kafshëve dhe bimëve që jetojnë në dhe rreth ekosistemit të moçaleve dhe shumë më tepër se kaq.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Hulumtuesit e rinj

Parku Nacional i Galiçicës
Children exploring in the City Park Skopje as part of the experiential learning workshop organized within the Climate Action event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Mjedisi na bashkon të gjithëve. Biodiversiteti, shumëllojshmëria e pabesueshme e jetës në planetin tonë, përfshin jo vetëm speciet e ndryshme të bimëve, kafshëve, kërpudhave dhe mikroorganizmave, por edhe ekosistemet dhe habitatet e panumërta që i mbajnë ato. Fatkeqësisht, ndryshimi i klimës përbën një kërcënim për këtë ekuilibër delikat. Speciet, të përshtatura mirë me klimat specifike, luftojnë për t’u përshtatur me temperaturat në ndryshim e sipër.

Për nxënësit e klasave I deri në III, punëtoria 3-orëshe ofron një mundësi për t’i eksploruar thesaret natyrore dhe kulturore të Parkut Nacional të Galiçicës. Këtu nxënënsit mësojnë për speciet, habitatet dhe rolin jetik të rojeve të parkut.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore. 

Rojet e reja të parkut

Parku Nacional i Galiçicës
Group of children exploring in the park as part of a experiential learning workshop organized within the Climate Action event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Parku Nacional i Galiçicës shfaqet si një “pikë e nxehtë” e gjallë e diversitetit biologjik, jo vetëm brenda Evropës, por edhe në rrafshin global. Brenda hapësirës së tij kompakte, ky park dallohet nga zonat tjera me përmasa të ngjashme duke strehuar një pasuri të jashtëzakonshme habitatesh dhe speciesh.

Gjatë punëtorisë 3-orëshe për nxënësit e klasave IV deri në VI, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të gërmojnë në zemër të Parkut Nacional të Galiçicës – një mbretëri magjepsëse ku ndërthuren natyra dhe kultura. Të udhëhequr nga rojet me përvojë të parkut, ata identifikojnë dhe eksplorojnë specie dhe habitate të ndryshme, si dhe rolin jetik të rojeve të parkut. Ata i përdorin të gjitha shqisat e tyre dhe frymëzohen të mendojnë për rëndësinë e çdo organizmi në mjedis.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Eko-ambasadorët

Parku Nacional i Galiçicës
Group of children exploring in the park as part of a experiential learning workshop organized within the Climate Action event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Në një punëtori tjetër për nxënësit e klasave VII deri në IX, gjatë punëtorisë 3-orëshe nxënësit do ta ndjekin një shteg 400 metra duke filluar nga hyrjet në Parkun Nacional të Galiçicës, duke kaluar nëpër një bazilikë të vjetër dhe duke përfunduar me një klasë në qiell të hapur. Të udhëhequr nga rojet me përvojë të parkut, ata identifikojnë dhe eksplorojnë specie dhe habitate të ndryshme, si dhe rolin jetik të rojeve të parkut. Nxënësit I përdorin të gjitha shqisat e tyre dhe frymëzohen të mendojnë për rëndësinë e çdo organizmi në mjedis.

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

Energjia e gjelbër – shtëpi me energji të vetëqëndrueshme

“Narodna Tehnika” (Teknika Popullore) - Shkup
Group of children participating in experiential learning workshop organized within the Climate Action event
UNICEF North Macedonia / Aceski / 2024

Në punëtorinë e pavarësisë së energjisë, nxnëënsit gërmojnë në botën magjepsëse të burimeve të rinovueshme, duke shfrytëzuar rrezet e diellit dhe duke parashikuar një të ardhme më të pastër dhe më të ndritshme. Për nxënësit e klasës IV-VIII dhe nxënësit e shkollave të mesme, punëtoria i fton ata të eksplorojnë parimet e prodhimit të energjisë së gjelbër brenda kontekstit të një shtëpie të pavarur të energjisë së gjelbër. Ata duhet t’i përveshin krahët dhe të futen në veprim! Nxënënsit e ndërtojnë një model funksional—një shtëpi me energji të vetëqendrueshme të mundësuar nga energjia e gjelbër, e kompletuar me panele diellore, fotovoltaikë, një termocentral me erë, një qark uji, një sistem energjie me shumë burime, madje edhe një biodigjester. 

Mësues shihni një përshkrim më të detajuar të punëtorisë dhe regjistrohuni për t’iu dhënë nxënësve tuaj një përvojë të re argëtuese mësimore.

 


Rrjeti i të mësuarit eksperimental është pjesë e nismës së UNICEF-it “Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve për të vepruar si agjentë të ndryshimit për ta reduktuar cenueshmërinë e ndryshimeve klimatike ndaj komuniteteve”, financuar nga Suedia.