UNICEF përgëzon Malin e Zi për investimet në fëmijë në buxhetin e ri

UNICEF përgëzon Malin e Zi për miratimin e buxhetit kombëtar për 2021 i cili, me gjithë krizën socio-ekonomike, përfshin fonde për investime esenciale në fëmijët dhe familjet

UNICEF Mali i Zi
djeca vire iza zida
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2018
23 Qershor 2021

PODGORICË, 18 QERSHOR 2021 – UNICEF-i ka përgëzuar qeverinë dhe parlamentin e Malit të Zi për miratimin e buxhetit kombëtar për vitin 2021 i cili, me gjithë krizën socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia, përfshin fonde për investime esenciale në fëmijët dhe familjet. Librat shkollorë falas për nxënësit e shkollës fillore dhe miratimi i shtesës universale për fëmijët e moshave 0–6 është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Duhet bërë shumë më tepër për të mbështetur të gjithë fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre dhe është e rëndësishme që të gjitha reformat të jenë të bazuara në prova dhe të jenë të qëndrueshme nga pikëpamja fiskale.

Huan Santander, šef predstavništva UNICEF-a u CG
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF-it në Malin e Zi

UNICEF përgëzon zotimin e Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale për të siguruar fonde për shërbime esenciale për fëmijët më të cenueshëm, siç janë qendrat e kujdesit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shërbimin 'Ndihmësi Familjar' që përforcon familjen biologjike në mënyrë që të parandalojë ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre në raste krize. UNICEF inkurajon qeverinë të sigurojë financim të qëndrueshëm të këtyre shërbimeve kritike në planifikimin e ardhshëm buxhetor dhe është i gatshëm të ofrojë mbështetje në këtë proces.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Në Malin e Zi, të paktën një në çdo tre fëmijë është në rrezik të varfërisë. Kriza socio-ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 sigurisht që e ka rritur këtë numër. Prandaj, sigurimi që çdo fëmijë dhe familje ka qasje në kujdes shëndetësor të cilësisë të mirë, mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, në arsim, sport dhe kulturë tani është më e rëndësishme se kurrë për zbutjen e ndikimit të krizës.