Reporterët e rinj të UNICEF-it lansojnë fushatën e uljes së varfërisë së fëmijëve në Parlamentin Kom

Çdo i treti fëmijë në Mal të Zi është i rrezikuar nga varfëria

UNICEF Crna Gora
Kryetari i Parlamentit Aleksa Becic
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2020
08 Dhjetor 2020

PODGORICË, 20 NËNTOR 2020 – Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, e cila festohet në mbarë botën më 20 Nëntor, për të shënuar përvjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, reporterët e rinj të UNICEF-it po e lansojnë një fushatë për uljen e varfërisë së fëmijëve me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Becic.

Çdo i treti fëmijë në Mal të Zi është i rrezikuar nga varfëria dhe ky numër pritet të rritet për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Të rinjtë po përballen me krizën COVID-19 e cila kryesisht është një krizë arsimore dhe ekonomike. Ne duam të dimë se çfarë do të bëjnë parlamentarët e sapo zgjedhur, qeveria dhe institucionet e tjera. Si do t'i mbështesin ata fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në varfëri? Mos të harrojmë se shumë prej nesh do të kenë të drejtën e votës pas disa viteve.

Dunja Sestovic, reportere e re

Kolegu i saj, Arsenije Aleksa Mrakovic thekson se ata duan të dëgjojnë mendime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Shkëmbimi i mendimeve midis ekspertëve, vendimmarrësve, përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme dhe gjithashtu të rinjve mund të na ndihmojë në identifikimin e zgjidhjeve më të mira. Përmes kësaj fushate ne duam të tërheqim më shumë vëmendje për këtë çështje.

Aleksa Mrakovic, reporter i ri

Reporterët e rinj e filluan fushatën duke kërkuar së pari nga Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Becic, që t'ju jap atyre përgjigje një minutëshe në pyetjen se si të ulet varfëria e fëmijëve në Mal të Zi.

Kryetari i Parlamentit Aleksa Becic
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2020
Kryetari i Parlamentit Aleksa Becic duke iu përgjigjur pyetjeve të reporterëve të rinj rreth mënyrës së uljes së varfërisë së fëmijëve në Malin e Zi, në Podgoricë, në nëntor 2020.

Ne patjetër duhet të mendojmë për rivendosjen e shtesave për fëmijë. Në vitet e ardhshme, ne duam që të gjithë fëmijët, në të gjitha komunat e Malit të Zi, të kenë libra shkollore falas. Ne duam që të gjithë fëmijët që dëshirojnë të merren me sport ta kenë këtë mundësi, pavarësisht nga gjendja ekonomike e prindërve të tyre. Ne duam shpërblime dhe bursa për fëmijët tanë. Ky është prioriteti ynë.

Aleksa Becic, Kryetar i Parlamentit

Reporterët e rinj të UNICEF-it do të vazhdojnë fushatën duke u kërkuar përfaqësuesve të të gjitha klubeve parlamentare që t'i përgjigjen të njëjtës pyetje për një minutë se - Si të ulet varfëria e fëmijëve në Mal të Zi? Ata gjithashtu do t'ia drejtojnë këtë pyetje përfaqësuesve të qeverisë së re sapo të konstituohet ajo, akademisë, bashkësisë ndërkombëtare, sektorit civil, institucioneve përkatëse, të rinjve, etj. Ata do të ndajnë përgjigjet me të gjitha mediat, por edhe me mediat sociale në mënyrë që të mundësojnë një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në këtë debat.

Deri në fund të vitit, ne shpresojmë të kemi dëgjuar një sërë përgjigjesh të ndryshme që do t’i ndihmojnë politikë-bërësve që të bëjnë zgjedhjet më të mira për fëmijët dhe të rinjtë në Mal të Zi. Ne do t'i mbajmë ata përgjegjës për atë që thonë - do t'i regjistrojme të gjitha.

 

Jovana Vujovic, reportere e re

Sipas mendimit të Përfaqësuesit të UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, mënyra më e mirë për të filluar këtë fushatë për uljen e varfërisë së fëmijëve është pjesëmarrja aktive e të rinjve.

Ne besojmë në qytetari aktive dhe kjo është ajo që ne po promovojmë tek të rinjtë. Është e rëndësishme për institucionet malazeze të tregojnë se ata vlerësojnë pjesëmarrjen e të rinjve duke i marrë seriozisht, si kur ata bëjnë pyetje, e poashtu edhe kur diskutojnë dhe ndajnë mendime. Ne duam të mbështesim një dialog të tillë mes brezash ashtu që ata të bëhen pjesë e debatit të përditshëm publik mbi të drejtat e njeriut në Malin e Zi.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi

Ai shton se varfëria e fëmijëve nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e të ardhurave, por në thelb të saj ka të bëjë me mungesën e mundësive gjatë fëmijërisë dhe rinisë, që njerëzit të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Është një humbje për shoqërinë si tërësi. Është përgjegjësia jonë kolektive që urgjentisht të ulim varfërinë e fëmijëve, me fokus më të madh në arsim cilësor për të gjithë, si dhe në investime të fëmijërisë së hershme, përfundon Santander.

Vlerësimi i Shpejtë i Ndikimit Socio-Ekonomik të COVID-19, i kryer nga sistemi i OKB-së në Mal të Zi në Prill të këtij viti, tregon se çdo e treta familje me fëmijë nën moshën 6 vjeç nuk mund t’i përballojë të gjitha produktet bazë për foshnjat dhe fëmijët. Në mënyrë të ngjashme, një e treta e familjeve me fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeç deklarojnë se nuk kanë mundësi të ofrojnë vesh-mbathje për fëmijët e tyre. Prandaj, reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, në mënyrë që të sigurohet një standard adekuat i jetesës së secilit fëmijë në Mal të Zi, duhet të jetë çështje urgjente dhe pjesë thelbësore e strategjisë së përgjithshme në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

UNICEF në Mal të Zi