Qendra “LJubovic” të organizoj punën në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtat e njeriut

UNICEF i bën thirrje Qeverisë së Malit të Zi të marrë masa urgjente për të ndalur vendosjen në Qendrën për Fëmijë dhe të Rinj “Ljubovic” të grupeve të cenueshme të fëmijëve dhe të rinjve

UNICEF Mali i Zi
UNICEF Mali i Zi
UNICEF Mali i Zi
21 Shtator 2023

PODGORICË, 18 SHTATOR 2023 – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) i bën thirrje Qeverisë së Malit të Zi të marrë masa urgjente për të ndalur vendosjen në Qendrën për Fëmijë dhe të Rinj “Ljubovic” të grupeve të cenueshme të fëmijëve dhe të rinjve siç janë fëmijët viktima të dhunës dhe eksploatimit (kryesisht duke iu referuar lypjes së lëmoshës dhe trafikimit të qenieve njerëzore), fëmijët që nuk janë të përgjegjshëm penalisht për shkak të moshës së tyre, fëmijët në rrezik të kryerjes së veprave penale dhe fëmijët që gjenden në rrugë, pasi kjo nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Si një vend që ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Mali i Zi është zotuar të respektojë të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë për mbrojtjen e të gjithë fëmijëve. Kjo përfshin edhe obligimin për të siguruar strehim të përshtatshëm dhe të sigurt për fëmijët në rrezik dhe fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, duke përjashtuar çfarëdo kontakti ndërmjet viktimës dhe autorit të krimit, si dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara mbështetëse.

Sabina Zuniq, Përfaqësuese e përkohshme e UNICEF në Mal të Zi

Qendra për Fëmijë dhe të Rinj “Ljubovic” duhet të jetë një institucion që ofron mbështetje të specializuar për fëmijët që i nënshtrohen sanksioneve penale joinstitucionale nga gjykatat. Kjo mbështetje duhet të fokusohet në riintegrimin dhe socializimin e fëmijëve.

Të gjitha kategoritë e tjera të cenueshme të fëmijëve, siç janë fëmijët me probleme të sjelljes dhe fëmijët që janë viktima të dhunës dhe eksploatimit, duhet të jenë fizikisht të ndarë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Këtyre fëmijëve duhet t’u ofrohen programe të veçanta mbështetëse.

Në përputhje me mandatin e tij, UNICEF-i është i gatshëm të mbështesë Qeverinë e Malit të Zi në ndërmarrjen e veprimeve urgjente mbi këtë çështje dhe sigurimin e respektimit të plotë të të drejtave të të gjithë fëmijëve në Mal të Zi.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, UNICEF ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për qeverinë e Malit të Zi në reformimin e sistemit të drejtësisë për të mitur. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, të mbështetura nga BE-ja, është miratuar një ligj i posaçëm për drejtësinë për të mitur dhe është vendosur një përcaktim special për përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë dhe policisë në punën me fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.

Për më tepër, cilësia e punës në Qendrën për Fëmijë dhe të Rinj “Ljubovic” është përmirësuar përmes zhvillimit të standardeve, programeve të punës dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit për të punuar me fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, të gjitha në përputhje me standardet ndërkombëtare.

UNICEF bashkëpunon me qeveritë në më shumë se 190 vende dhe territore në mbarë botën për të mbështetur çdo fëmijë në ushtrimin e të drejtës së tyre për fëmijëri të sigurt.