Aplikacioni “Foleja”, partneri juaj i xhepit në prindërim

Aplikacioni i ri “Foleja” për telefona mobil mbështetë zhvillimin në fëmijërinë e hershme

Foleja - parenting application
UNICEF/2022/A.Gjoni

Në 5 vitet e para të jetës, truri i një fëmije bën 1 milion lidhje të reja nervore çdo sekondë. Mbështetja e zhvillimit të hershëm të trurit mund ta përmirësojë shëndetin, sjelljen dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja pse Zyra e UNICEF-it në Kosovë është e përkushtuar për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Rreth 85% e fëmijëve në Kosovë qëndrojnë në shtëpi derisa ta fillojnë shkollën, kështu që prindërit dhe gjyshërit luajnë rolin më të madh në pesë vitet e para të fëmijës së tyre. Fëmijët mësojnë më mirë përmes lojës, por vetëm 1 nga 3 fëmijë të moshës 2-4 vjeç ka prindër që u tregojnë histori, këndojnë këngë ose luajnë lojëra me ta.

Në muajin qershor të vitit 2022, UNICEF-i lansoi aplikacioni “Foleja”, aplikacion gjithëpërfshirës për prindërim që është krijuar për t'u dhënë prindërve dhe kujdestarëve mjetet dhe këshillat e ekspertëve të nevojshme për t'i mbështetur fëmijët e tyre nga mosha 0-6 vjeç.

Prindërit mund ta përdorin aplikacioni “Foleja” për t'i gjurmuar vaksinimet, për t'i regjistruar vizitat shëndetësore dhe për të marrë njoftime për momentet e ardhshme – të gjitha të përshtatura për moshën dhe fazën e zhvillimit të fëmijës së tyre.

Ata gjithashtu mund të shikojnë video me këshilla për ushqimin, sigurinë dhe mësimin e fëmijëve, si dhe se si ta ruajnë shëndetin e tyre mendor. Për t'i inkurajuar të gjithë prindërit të luajnë me fëmijët e tyre, aplikacioni “Foleja” ka një bazë të dhënash me lojëra të ndryshme që zhvillojnë gjuhën, aftësitë motorike dhe zhvillimin emocional dhe social.

Këtu mund të shkarkoni broshurën për prindërimin përmes lojës: Broshura

Për të mësuar më shumë, shkarkoni aplikacionin këtu: https://qrco.de/bd68H4

Resurset

Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows
Embedded video follows