Prindërimi përmes lojës
About
Mirësevini në aventurën e prindërimit përmes lojës!
Prindërimi përmes lojës nënkupton angazhimin aktiv të prindërve me fëmijët e tyre, me synimin për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e tyre. Në vitet e para të jetës së fëmijës, çdo moment paraqet mundësi të artë që ata të zhvillohen dhe të mësojnë për të arritur potencialin e tyre. Nga momentet e para të ëmbla si i/e porsalindur deri te ditët e kopshtit, prindërimi përmes lojës vendos themelet e zhvillimit të metutjeshëm të fëmijës. Duke u angazhuar në lojëra të këndshme dhe kuptimplotë me fëmijën tuaj, ju jo vetëm që ndikoni në zhvillimin e tyre në vitet e hershme, por gjithashtu do të kontribuoni në krijimin e një lidhjeje të shëndetshme prind-fëmijë, që do të ketë ndikim afatgjatë në jetën e fëmijës.
Prandaj, kjo broshurë e dedikuar për prindërit ofron disa këshilla praktike se si mund të mbështesni zhvillimin e fëmijëve përmes lojës gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të tyre.