Jepi fund dhunës online (2016)
Edukimi digjital

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Sipas vlerësimeve të fundit globale, një në tre përdorues të internetit është fëmijë. Në Malin e Zi, 91 për qind e fëmijëve janë në internet dhe shumica e tyre, 87 për qind, janë në internet çdo ditë.
Rritja duke qenë në internet sjell shumë mundësi dhe rreziqe në të njëjtën kohë. Si shoqëri, ne kemi përgjegjësinë t'i mësojmë fëmijët të përdorin internetin në mënyrë të sigurt dhe me përgjegjësi. Ne duhet të mbështesim çdo fëmijë që të rritet e të bëhet një qytetar aktiv dhe i përgjegjshëm në aspektin digjital.
Për këtë arsye, UNICEF-i në Mal të Zi u bashkua me fushatën globale të UNICEF-it “Jepi fund dhunës online” në qershor 2016.
Fushata malazeze bazohet në hulumtimin që është përfaqësues në nivel kombëtar e i cili ka të bëjë me përvojat në internet të fëmijëve dhe prindërve. Ky hulumtim u krye brenda rrjetit kërkimor Global Kids Online i zhvilluar nga Zyra e Kërkimeve e UNICEF-it - Innocenti në bashkëpunim me London School of Economics. Objektivi është të mbështesë hartimin e politikave të bazuara në dëshmi, të cilat do të sigurojnë që të drejtat e fëmijëve të mbrohen në një shoqëri digjitale gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.
Fushata është zhvilluar në kuadër të #WeProtect – një iniciativë globale e krijuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve që përfshin programin e UNICEF-it për të adresuar çështjen në 17 vende.