Jepi fund dhunës (lansuar në vitin 2017)
Rritja e fëmijëve pa dhunë

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Jepi fund dhunës
Hulumtimi i UNICEF-it nga dhjetori i vitit 2016 tregon se në përgjithësi ekziston vetëdijesim i ulët i shoqërisë malazeze lidhur me atë se cka është dhuna, si dhe tolerancë e lartë ndaj dhunës. Një në dy qytetarë e konsideron të pranueshëm ndëshkimin trupor të fëmijëve dhe beson se bërtitja ndaj fëmijës nuk është dhunë.
Për më tepër, një e treta e qytetarëve mendojnë se shuplakat dhe kërcënimet ndaj fëmijëve nuk janë forma të dhunës, ndërsa një e katërta nuk e njohin shantazhin si dhunë në rritjen e fëmijëve. Shumica e qytetarëve (77 për qind) besojnë se prindërit nuk duhet t'i lejojnë fëmijët të vënë në dyshim vendimet e tyre.
Fushata "Jepi fund dhunës", e iniciuar nga Qeveria e Malit të Zi dhe UNICEF-i, me mbështetjen e BE-së, ndez një debat publik mbi dhunën ndaj fëmijëve në Mal të Zi.
Qëllimi i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin se rritja e fëmijëve pa dhunë nuk do të thotë inkurajim i prindërimit që është shumë lejues.
Në veçanti, fushata promovon dhe mbështet prindërit për të zbatuar praktikat më të mira të prindërimit në mënyrë që të rritin fëmijët pa dhunë dhe për të siguruar që të bëhen të rritur të shëndetshëm që respektojnë veten dhe të tjerët.
Në përputhje me kërkesën e ardhur nga shumica e qytetarëve malazezë (77 për qind) të cilët mendojnë se prindërve duhet t'u sigurohet mbështetje për të rritur fëmijët pa dhunë, fushata bën thirrje që e gjithë shoqëria, dhe veçanërisht ekspertët, të bashkohen me prindërit në kërkimin e zgjidhjeve të cilat do t'ua mundësojnë prindërve dhe fëmijëve të tyre të rriten së bashku.