Linjat e ndihmës SOS për prindërit dhe fëmijët - shërbime thelbësore për parandalimin e vetëvrasjeve

Vetëvrasja është një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç në mbarë botën. Linja Kombëtare SOS e Ndihmës për Fëmijët 116-111, Linja Kombëtare e Ndihmës SOS për Prindërit 080 888 888 dhe forcimi i shkathtësive socio-emocionale

UNICEF Mali i Zi
dvoje djece koriste mobilne telefone
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2018
27 Shtator 2021

PODGORICË, 10 SHTATOR, 2021 - Me rastin e Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve qe festohet më 10 shtator, UNICEF-i dhe  OJQ “Prindërit” duan të thyejnë tabunë aktuale lidhur me çështjet e shëndetit mendor. Përmes këtij aksioni ata shpresojnë të ofrojnë mbështetje më të mirë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet e tyre në mënyrë që të parandalohen vetëvrasjet dhe të sigurohet që çdo vajzë dhe djalë në Mal të Zi të ketë mundësinë të realizojë plotësisht potencialin e tij / saj.

Në nivel global, vetëvrasjet rezultojnë në më shumë se 700,000 vdekje çdo vit dhe ka shumë të tjerë që kryejnë tentime të pasuksesshme për  vetëvrasje. Vetëvrasja është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën dhe shënon një numër më të lartë të vdekjeve sesa malaria, HIV/AIDS, kanceri i gjirit, lufta dhe vrasjet. Vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç në mbarë botën, pas lëndimeve të trafikut rrugor, tuberkulozit dhe dhunës ndërpersonale.

Vetëvrasjet janë të parandalueshme. Për këtë arsye, në Malin e Zi, UNICEF-i ka mbështetur krijimin e një linje kombëtare SOS për ndihmë të fëmijëve 116-111 dhe një Linje kombëtare të ndihmës SOS për prindërit 080 888 888. Ne jemi gjithashtu në mënyrë aktive duke mbështetur forcimin e aftësive jetësore socio-emocionale të adoleshentëve përmes aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore. Përveç kësaj, ne po u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve kombëtare dhe lokale që urgjentisht të angazhohen në thyerjen e stigmës lidhur me çështjet e shëndetit mendor, si dhe inkurajimin e të rinjve dhe familjeve të tyre që të kërkojnë mbështetje profesionale.

Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF -it në Mal të Zi
SOS linija
UNICEF në Mali të Zi
SOS linija
UNICEF në Mali të Zi

Ekipi i Reporterëve të Rinj të UNICEF-it në Mal të Zi mori pjesë në promovimin e Linjës Kombëtare të Ndihmës SOS të Fëmijëve 116-111.

Ka situata kur ne kemi nevojë të flasim me dikë tjetër përveç prindërve tanë, mësuesve ose miqve, por që ky  person tjetër duhet të jetë një person të cilit mund t'i besojmë dhe që mund të na japë këshilla të dobishme. Për këtë shërben kjo Linjë Ndihme SOS për Fëmijët, të paktën sipas mendimit tim.

Jana Kostić, reportere e re e UNICEF -it në Mal tëZi

Më shumë se 2,000 fëmijë dhe të rinj kanë thirrur në këtë linjë që nga lansimi i saj në dhjetor 2018. Ajo menaxhohet nga profesionistë të licencuar që punojnë në Shtëpinë e Fëmijëve “Mladost” në Bijela. Kërkesat më të zakonshme për ndihmë janë të lidhura me problemet në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, prindërit dhe vëllezërit e motrat, të moskuptimit të nevojave të fëmijëve nga prindërit dhe për shkak të humbjes së një anëtari të familjes. Sidoqoftë, ato lidhen gjithashtu me çështje të tilla si depresioni, diskriminimi dhe seksualiteti.

OJQ “Prindërit” ka menaxhuar SOS Linjën e Ndihmës së Prindërve 080 888 888 që nga themelimi i saj në shkurt 2017. Deri më tani, më shumë se 8,000 prindër kanë përdorur këtë shërbim të licencuar nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale. Shqetësimet më të zakonshme lidheshin me vendosjen e kufijve për fëmijët në vitet e tyre të hershme, me sfidat që lidhen me adoleshencën dhe me mënyrën e menaxhimit të marrëdhënieve me fëmijët dhe të rinjtë gjatë dhe pas divorcit.

Përvoja jonë, deri më sot, në lidhje me punën tonë me Linjën e Ndihmës SOS për Prindërit na ka treguar se prindërit shpesh ndihen të pafuqishëm kur përballen me shumë nga problemet që hasin me fëmijët e tyre. Përveç kësaj, ata ndihen të pafuqishëm për shkak të mungesës së shërbimeve mbështetëse të duhura. Marrëdhëniet familjare me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes formojnë bazat e zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Prandaj, marrëdhënie të tilla janë vendimtare për parandalimin dhe zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Duke mbështetur prindërit ne mbështesim fëmijët. Problemi kryesor, megjithatë, është se vendimmarrësit kryesorë kanë nivel të pamjaftueshëm të ndërgjegjësimit për çështje të tilla dhe si pasojë ngurrojnë të angazhohen për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e shërbimeve mbështetëse të duhura.

Lepa Žunjić, nga Shoqata e Prindërve

Pandemia COVID-19 ka përkeqësuar situatën në lidhje me çështjet e shëndetit mendor për njerëzit në të gjithë botën. Sigurimi i mbështetjes së rregullt përmes linjave të ndihmës SOS është bërë edhe më kritik për njerëzit gjatë periudhave të mbylljes, në situata karantine dhe për shkak të frustrimeve të ndiera si rezultat i kufizimeve të përjetuara për shkak të masave epidemiologjike të nevojshme për të luftuar pandeminë. Një rritje e varfërisë gjatë pandemisë, vdekja e më të dashurve dhe problemet që lidhen me përballimin e COVID-19 ka bërë që edhe më shumë njerëz të jenë të cenueshëm nga çështjet e shëndetit mendor. Që një përgjigje kombëtare të jetë efektive, sektorë të ndryshëm - shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, policia, gjyqësori dhe media - të gjithë duhet të punojnë së bashku në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar që shërbime të cilësisë së lartë të mbështetjes së shëndetit mendor mund t'u ofrohen familjeve në të gjithë Malin e Zi. Fondet e duhura buxhetore gjithashtu duhet të sigurohen.