Arsim cilësor për çdo fëmijë në Mal të Zi

Zhvillimi i një strategjie të re për reformën arsimore për periudhën 2025–2035 me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së

UNICEF Mali i Zi
Kvalitetno obrazovanje za svu djecu Crne Gore
UNICEF Mali i Zi, Dushko Miljaniq
01 Prill 2024

PODGORICË, 25 mars 2024 — Sot, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, u theksua se arsimi cilësor është jetik për t'i dhënë fund varfërisë dhe për të nxitur zhvillimin e Malit të Zi. Ky rast shënoi fillimin e nismës reformuese "Arsim cilësor për çdo fëmijë në Mal të Zi", të ndërmarrë në bashkëpunim me ministrinë, UNICEF-in dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Qëllimi i kësaj nisme reformuese është të zhvillojë dhe miratojë një Strategji 10-vjeçare të Reformës në Arsim (2025–2035) bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e një analize gjithëpërfshirëse të sektorit të arsimit, të kryer në partneritet me UNICEF-in.

UNICEF-i thekson se reforma në sektorin e arsimit është investimi më i rëndësishëm që vendi mund ta bëjë për ta nxitur zhvillimin e Malit të Zi dhe se zhvillimi, zbatimi dhe monitorimi i kësaj strategjie duhet t’i përfshijë të gjitha palët e interesit, veçanërisht mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.

Huan Santander, šef predstavništva UNICEF-a u Crnoj Gori drži govor prilikom lansiranja reformske inicijative “Kvalitetno obrazovanje za svu djecu” koja se realizuje u partnerstvu Ministarstva, UNICEF-a i Delegacije Evropske unije u Crnoj Gori
UNICEF Mali i Zi, Dushko Miljaniq
Juan Santander, kreu i zyrës përfaqësuese të UNICEF-it në Mal të Zi, mban një fjalim në nisjen e nismës së reformës "Arsim cilësor për të gjithë fëmijët"

Kjo strategji, ndër të tjera, duhet të sigurojë financim adekuat për: ndërtesat e reja shkollore; pajisjen e të gjitha shkollave me teknologji të reja; futjen e teknologjive digjitale në një mënyrë që kontribuon në cilësinë dhe gjithëpërfshirjen; integrimin e aftësive të shekullit të 21-të në kurrikulat dhe mësimdhënien; zhvillimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë mësimdhënësit; rritjen e numrit të mësimdhënësve asistentë dhe ndërmjetësve romë të nevojshëm për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës; transportin falas në kopshte dhe shkolla për të gjithë fëmijët që kanë nevojë; rritjen e numrit të psikologëve të shkollave dhe punës së tyre për parandalimin e dhunës.

Huan Santander, përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Andjela Jaksiq Stojanoviq, theksoi se strategjia do t'i mbulojë të gjitha nivelet e arsimit dhe do ta përcaktojë një kornizë financiare për zbatimin e saj të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

"Qëllimi ynë është që fëmijët të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mësimin e mëtejshëm dhe përfundimin e suksesshëm të arsimit të tyre. Në këtë drejtim, do t'i fuqizojmë mësimdhënësit e nivelit parashkollor dhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme që të ofrojnë mbështetje për fëmijët nga grupet e cenueshme dhe familjet e tyre, në mënyrë që të krijojnë një mjedis stimulues shkollor, të parandalojnë braktisjen e hershme të shkollës dhe t'ua mundësojnë fëmijëve ta realizojnë potencialin e tyre të plotë", tha znj. Jaksiq Stojanoviq.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Cristina Popa, tha se Bashkimi Evropian ka zotuar një donacion prej një milion eurosh për ta ndihmuar Malin e Zi ta zhvillojë një strategji arsimore gjithëpërfshirëse dhe të pilotojë një sërë aktivitetesh që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë dhe barazisë në arsim, dhe rrjedhimisht do të kontribuojnë në përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE.

"Shpresoj që kjo përpjekje e përbashkët, e udhëhequr nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e UNICEF-it, do të shënojë fillimin e një reforme thelbësore dhe shumë të nevojshme të sektorit të arsimit në Mal të Zi," tha znj. Popa.

Përfaqësuesit e studentëve, Jasmina Berisha dhe Balsha Kiqoviq, shprehën pritjet e tyre nga reforma në arsim.

Ne duam të eksplorojmë, të futemi thellë në gjërat e ndryshme, jo vetëm të kalojmë nëpër 14 lëndë të ndryshme sipërfaqësisht dhe ta reduktojmë arsimin vetëm tek rezultatet e provimeve.

Balsha Kiqoviq, nxënës i klasës së katërt në Shkollën e Mesme të Përgjithshme ‘Slobodan Skeroviq’
Balša Kićović, maturant Gimnazije „Slobodan Škerović“ daje izjavu prilikom lansiranja reformske inicijative “Kvalitetno obrazovanje za svu djecu”
UNICEF Mali i Zi, Dushko Miljaniq
Balsha Kiqoviq, maturanti në gjimnazin “Slobodan Škerović” mban një fjalim si përfaqësues i të rinjve në nisjen e nismës reformuese “Arsim cilësor për të gjithë fëmijët”
Jasmina Beriša, učenica trećeg razreda Srednje ekonomske škole „Mirko Vešović“
UNICEF Mali i Zi, Dushko Miljaniq
Jasmina Beriša, nxënëse e klasës së tretë në Shkollën e Mesme Ekonomike "Mirko Vesovic", mban një fjalim si përfaqësuese e të rinjve në nisjen e nismës reformuese "Arsim cilësor për të gjithë fëmijët"

Është e rëndësishme të sigurohet arsimi i përshtatur që ofron qasje për të gjithë, pavarësisht nga kombësia, përkatësia etnike apo karakteristikat fizike. Është e nevojshme të sigurohet mbështetje dhe burime për nxënësit që jetojnë në zonat rurale, nxënësit romë, nxënësit me aftësi të kufizuara.

Jasmina Berisha, nxënëse e klasës së tretë në Shkollën e Mesme Ekonomike ‘Mirko Vesoviq’

Nëpërmjet kësaj nisme reformuese, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, me mbështetjen e UNICEF-it dhe BE-së, do të organizojë konsultime me të gjithë palët përkatëse të interesit në periudhën e ardhshme për të zhvilluar një Strategji 10-vjeçare për Reformën e Arsimit (2025-2035) dhe për të siguruar financimin adekuat për zbatimin e saj bazuar në shkëmbimin e mendimeve të të gjitha palëve të interesit dhe në të dhënat shkencore për gjendjen e sektorit të arsimit.