Të Rinjtë e Fuqizuar përmes Shkollave dhe Shoqërive Gjithëpërfshirëse

YESS

English
UNICEF/2025/Domovik

UNICEF ka zbatuar projektin Të Rinjtë e Fuqizuar përmes Shkollave dhe Shoqërisë Gjithëpërfshirëse (“YESS”). Ky projekt u mbështet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në partneritet me UNICEF dhe IOM. Projekti përdori një qasje nga poshtë-lart dhe të bazuar në komunitet, duke përdorur shkollat dhe komunitetet përreth si pikë hyrjeje për të angazhuar aktivisht vajzat dhe djemtë e rinj, veçanërisht ata nga komunitetet e margjinalizuara që historikisht kanë qenë të nën-përfaqësuar në vendimmarrje dhe politikë-bërje.

Përmes mbështetjes së një sërë ndërhyrjesh në arsim joformal dhe projekteve të udhëhequra nga të rinjtë, brenda dhe jashtë mjedisit shkollor, projekti fuqizoi të rinjtë me aftësi të reja për t’u bërë agjentë të ndryshimit, duke promovuar tolerancën dhe diversitetin, duke përforcuar kuptimin dhe respektin reciprok, dhe duke ndërtuar kohezion social brenda dhe ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Projekti punoi me adoleshentë dhe të rinj të moshës 13 deri 24 vjeç, mësimdhënësit dhe autoritetet arsimore, prindërit dhe komunitetet e ndryshme në dhjetë komunat e përzgjedhura në Kosovë. Duke fuqizuar adoleshentët dhe të rinjtë në mjedise formale dhe joformale dhe duke i lidhur ata me mekanizmat e qeverisjes lokale dhe mediat, projekti synoi të përmirësojë kohezionin social brenda dhe ndërmjet komunitetet e ndryshme.

Në këtë linjë, ndërhyrjet ishin të dizajnuara për të angazhuar aktivisht të rinjtë, mësimdhënësit dhe autoritetet lokale, për të përmirësuar kapacitetet e tyre personale për të sfiduar stereotipet dhe paragjykimet, si dhe për të ndërtuar aftësi dhe të menduar kritik në komunikim, bashkëpunim dhe zgjidhjen e problemeve. Projekti synoi gjithashtu të forconte mjedisin shkollor përmes prezantimit dhe forcimit të qasjeve të arsimit gjithëpërfshirës, të përshtatura me nevojat dhe realitetet e konteksteve lokale.

Rezultati i Projektit:
Vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat e rinj janë fuqizuar për të promovuar tolerancën dhe diversitetin dhe për të ndërtuar lidhje sociale brenda dhe ndërmjet komuniteteve, duke rritur kuptimin e ndërsjellë dhe duke bërë komunitetet në Kosovë më të qëndrueshme ndaj konflikteve.

Rezultatet Kryesore:

  • Themelimi dhe funksionalizimi i 54 Këshillave të Nxënësve dhe 62 klubeve të ndërmjetësimit mes bashkëmoshatarëve në shkolla
  • 2200 nxënës (mosha 13-18) kanë kanë përvetësuar aftësi thelbësore dhe besim në vetvete për të ndërtuar mjedise shkollore të bazuara në tolerancë, diversitet dhe respekt reciprok
  • Programi arriti mbi 22,000 nxënës (2024–2025), nga të cilët 13,000 adoleshentë janë angazhuar drejtpërdrejt, 700 mësimdhënës kanë përforcuar kapacitetet e tyre në mësim gjithëpërfshirës dhe ndërmjetësim mes bashkëmoshatarëve, dhe më shumë se 200 iniciativa të udhëhequra nga të rinjtë kanë adresuar faktorët kryesorë të përjashtimit dhe tensioneve mes komuniteteve, duke kontribuar në shkolla më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse dhe kohezion social të fuqizuar brenda dhe ndër komunitetet
  • 2300 nxënës janë angazhuar aktivisht në udhëheqje, dialog dhe procese vendimmarrjeje për të promovuar mjedise shkollore gjithëpërfshirëse dhe demokratike
  • Më shumë se 23,000 nxënës janë arritur në mënyrë indirekte përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve të tjera të përbashkëta, duke u fokusuar në promovimin e tolerancës, zgjidhjen e konflikteve dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave të sigurta dhe respektuese për mësim.
Embedded video follows
UNICEF