Gjithçka ndërlidhet me aftësinë (zbatuar në periudhën 2010-2013)
Mali i Zi vazhdimisht po përparon në rrugën e shndërrimit në një shoqëri gjithëpërfshirëse

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Gjithçka ndërlidhet me aftësinë
Fushata Gjithçka ndërlidhet me aftësinë u iniciua nga UNICEF-i dhe Qeveria e Malit të Zi në shtator 2010 për të adresuar përjashtimin shoqëror dhe diskriminimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara të zbuluara në sondazhin e njohurive, qëndrimeve dhe praktikave të kryer në gusht 2010.
Për të shfrytëzuar mbështetjen publike dhe politike, nën sloganin "Gjithçka ndërlidhet me aftësinë. Bashkohuni me ne", më shumë se 100 partnerë iu bashkuan fushatës nga komuniteti ndërkombëtar, mediat, qeveria, sektori civil dhe ai privat. Ata kontribuuan në mënyrë aktive në suksesin e fushatës.
Sipas gjetjeve të fundit mbi qëndrimet e qytetarëve malazezë ndaj përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara nga janari 2015, Mali i Zi vazhdimisht po përparon në rrugën e shndërrimit në një shoqëri gjithëpërfshirëse. Përqindja e qytetarëve që e shohin të pranueshme që fëmijët me aftësi të kufizuara të vijojnë të njëjtën klasë me fëmijët e tyre u rrit nga 35 për qind në vitin 2010 para fushatës në 78 për qind në janar 2015. Në mënyrë të ngjashme, përqindja e qytetarëve malazezë që e konsiderojnë të pranueshme që një fëmijë me aftësi të kufizuara të jetë shoku më i mirë i fëmijës së tyre u rrit nga 22 për qind në vitin 2010 para fushatës në 60 për qind në janar 2015.

Videot e fushatës Gjithçka ndërlidhet me aftësinë
shfaqni më shumë