Familjet mbështetëse
UNICEF po mbështet çdo fëmijë që të jetojë në një mjedis të familjes së sigurt dhe të kujdesshme/mjedis të ngjashëm me atë familjar

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë në një mjedis familjar dhe institucionet e mëdha të banimit nuk mund të mbështesin në mënyrë adekuate zhvillimin e një fëmije.
Megjithëse përqindja e fëmijëve të vendosur në institucione po zvogëlohet në krahasim me kujdesin e bazuar në familje, numri i përgjithshëm i fëmijëve nën mbrojtjen e shtetit nuk është duke u zvogëluar.
Mbi dy të tretat e fëmijëve në institucione janë fëmijë me aftësi të kufizuara.

UNICEF është duke investuar kohë duke u përpjekur për që të zhvilloj shërbime parandaluese për familjet që jetojnë në privime të shumta, fëmijët të cilët rrezikojnë të ndahen nga prindërit e tyre dhe të vendosen nën kujdestari.
Ne jemi duke ofruar këshilla profesionale, të bazuara në prova, duke ndërtuar kapacitetin e punonjësve socialë dhe praktikuesve të tjerë dhe të modelojmë shërbime inovative për të mbështetur ata që janë më të përjashtuar nga shoqëria.
Në vitin 2017, vendi arriti objektivin e tij për të eliminuar plotësisht vendosjen e fëmijëve nën tre vjeç në institucione të shkallës së gjerë dhe uli ndjeshëm numrin e përgjithshëm të fëmijëve në kujdesin rezidencial.
UNICEF po punon me partnerët e tij për të mbështetur zhvillimin e një sërë shërbimesh për familjet në rrezik ndarjeje, të tilla si - komunikimi me familjen, dhe shërbime alternative familjare dhe të bazuara në komunitet: lidhje familjare, kujdestari, etj për fëmijët e ndarë përkohësisht nga familjet.