Të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët

Platforma “Team Rijad” avokon për fëmijët me aftësi të kufizuara

Installation of 120 wheel chairs campaign
UNICEF/2020

Fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë më pak gjasa ta ndjekin shkollën, të kenë qasje në kujdes mjekësor ose të kenë zë në shoqëri. Ata janë ndër grupet më të margjinalizuara të popullsisë. UNICEF-i është i përkushtuar për ta ndryshuar këtë.

Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë qasja në arsim për fëmijët me aftësi të kufizuara është një sfidë e madhe. Përveç barrierave fizike, si mungesa e pjerrinave apo tualeteve të përshtatshme, edhe gatishmëria e mësimdhënësve dhe prindërve për t'i integruar në klasa mbetet e kufizuar. Shumica e mësimdhënësve nuk kanë përvojë me metodat e mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe shumica e shkollave nuk kanë asistentë mësimdhënës për ta mbështetur mësimin e tyre të individualizuar.

“Shumë fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk kanë mundësinë të marrin pjesë në shoqëri. Shpesh jemi të fundit në radhë për burime dhe shërbime dhe shumë rregullisht, subjekte të keqardhjes ose, më keq, të diskriminimit dhe abuzimit,” Rijad Mehmeti

UNICEF-i ka përkrahur “Team Rijad”, një platformë avokuese për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, e udhëhequr nga Rijad Mehmeti, një 17 vjeçar nga Prishtina i cili jeton me paralizë cerebrale. E lansuar në muajin nëntor të vitit 2021, qëllimi i platformës “Team Rijad” është të rritet ndërgjegjësimi për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, të rritet qasja në shkollë dhe vende publike dhe të promovohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Platforma “Team Rijad” që në fillim ka përfshirë disa nga njerëzit më me ndikim në Kosovë: Ekslenc e saj Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, Adriatik Kelmendin, drejtorin e televizionit Klan Kosova, alpinisten Mrika Nikqi, DJ dhe aktivistin Adrian Berisha, aktoren dhe gazetaren, Anisa Ismailin, gazetarët, Durim Xhema dhe Erjona Gjikolli, moderatoren Njomza Aliu dhe shumë të tjerë. Disa kompani të mëdha private ju kanë bashkuar gjithashtu ekipit dhe po mbështesin përmirësimet e infrastrukturës fizike në shkolla dhe objekte të tjera.

Në vitin 2024, “Team Rijad” është themeluar si Fondacion për të avancuar tutje misionin e tyre që çdo fëmijë të marr dashuri dhe të jet i përfshirë.

“Ëndrra ime u bë realitet” -  tha Rijad Mehmeti

Mund të bëheni pjesë e fondacionit “Team Rijad”. Ndiqeni në rrjete sociale: facebook.com/teamrijad; Instagram/rijadteam për ta mbështetur udhëtimin e Rijadit dhe për t'i përforcuar zërat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Embedded video follows
UNICEF