Partneriteti me komunat

Ndryshimi transformues për fëmijët mund të ndodhë vetëm përmes partneritetit

Children at ECD center in Gjakove
UNICEF/2021/S.Karahoda

Në Kosovë, UNICEF-i punon jo vetëm në nivel qendror – duke u siguruar që politikat kyçe të mos lënë asnjë fëmijë pas – por edhe afër komuniteteve ku jetojnë fëmijët më të cenueshëm. Në nivel lokal ne punojmë në partneritet me komunat për të zbatuar dhe vlerësuar ndërhyrjet premtuese shumësektoriale për të parë nëse ato funksionojnë. Në këtë mënyrë, programet që janë dëshmuar se janë efektive dhe të shkallëzueshme mund të promovohen dhe zgjerohen në mbarë Kosovën.

UNICEF-i fokusohet në pesë komuna, ku synojmë të demonstrojmë ndikimin e programimit të integruar, me kosto efektive dhe cilësor për fëmijët.

Komunat e përzgjedhura për 2021-2025 janë Gjakova, Gjilani, Lipjani, Dragashi dhe Zubin Potoku.

Këtu, ne bashkëpunojmë me qeverinë lokale, OJQ-të dhe akterë të tjerë vendorë për të zbatuar një sërë programesh që mbështesin të gjithë ciklin jetësor të një fëmije, që nga periudha para lindjes deri në fëmijëri dhe adoleshencë. Ne jemi të përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve vendore për të mbështetur programet cilësore dhe ne lehtësojmë dhe inkurajojmë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve për të rritur efektivitetin.

Në vitin 2023, mekanizmat komunalë për të drejtat e fëmijëve janë përmirësuar me krijimin e ekipeve për të drejtat e fëmijëve, të kryesuar nga kryetarët e komunave, në tridhjetë e katër komuna. Përveç kësaj, shtatë komuna kanë miratuar Planet e Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve. Këto plane do të ofrojnë orientimin strategjik, ndërhyrjet dhe burimet për mekanizma dhe shërbime komunale cilësore dhe gjithëpërfshirëse që mundësojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës.